Udhëzimi i kryeministrit Edi Rama për të formatuar lëvizjen e FREESH është vënë në zbatim pasditen e sotme. Gjatë fjalës së tij kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se në tre muajt e fundit të vitit 2020 do të nisë një komunikim virtual me qytetarët për të marrë vlerësimet për ministrat dhe kryeministrin. Në bazë të këtyre vlerësimeve tha Balla do të krijohet skuadra e cila sipas tij do të fitojë mandatin e tretë jo vetëm në Tropojë (bastion i PD), por në të gjithë Shqipërinë. “PS nuk ka koalicion as me Nardin as me Vangjelin…
Author: tirana
Analisti, Shpëtim Nazarko, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë. Sipas Nazarkos të dy partitë kryesore në vend PD e PS janë si një kopje, por sipas tij PD nuk ka një strategji dhe nuk po jep asgjë të re. “Sikur të zhvilloheshin sot. Analiza e Ramës do të kemi një abstenim shumë të madhe se populli është mërzitur qoftë edhe për një frymë tjetër. Pavarësisht se e quaj Ramën kryeministrin më të mirë të 25 viteve të fundit ai duhet të rregullojë disa reforma. Reforma për, tokën, uji, arsimin profesional dhe reforma për drejtësi. Edhe pse…
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën aktuale politike, ku thotë opozita duket e unifikuar pavarësisht përpjekjet për ta përçarë. Ai thotë se situata në vazhdim do të ketë shumë të panjohura, duke shtuar se opozita ka shumë shanse t’i fitojë zgjedhjet. “E para është shumë sempliciste si pyetje të thuash se çfarë është bërë mirë dhe keq nga kjo maxhorancë. Për mua duhet të shikosh premtimet e kësaj maxhorance. Në këtë mandat të dytë kjo maxhorancë hyri në fushatë pa asnjë premtim elektoral. Hyri me dajre, me tepsi, dhe nuk është bërë asgjë mbi gjërat reale. Nuk mendoj që meriton…
Ambasada Amerikane ka dhënë detaje rreth Nismës së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Gruas, ku thotë se SHBA do investojë në vijim 122 milionë dollarë në grante për fuqizimin e gruas në të gjithë botën. Postimi i Ambasadës Duke fuqizuar gratë dhe vajzat në shtetet e tjera, Amerika përfiton nga qëndrueshmëria dhe prosperiteti që ato sjellin në komunitetet e tyre. Kjo është arsyeja që Nisma e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Gruas (Ë-GDP) ka bërë të ditur se do të investojë në vijim 122 milionë dollarë në grante për fuqizimin e gruas…
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni nga studio e Abc News ka komentuar vendimin në lidhje me rihapjen e kazinove. Hyseni në fjalën e tij është shprehur se personat që kanë mundësinë dhe dëshirën për të luajtur, do e bëjnë atë dhe nëse nuk do të ketë në vendin tonë do të shkojnë në vende të tjera. Me vendimin e saj, sipas tij qeveria ka bërë të mundur që kazinotë të jenë në disa zona të kufizuara pasi nuk mund të japë mundësinë që jo çdo kush mund të bëhet pjesë e saj. “Duke qenë larg vendbanimit dhe duke qenë…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shkarkuar nga detyra inspektorin e tatimeve pasi ky i fundit u arrestua nga policia e Tiranës nën drejtimin e SPAK, për shkak se akuzohej për korrupsion. Në njoftimin e shpërndarë për shtyp, Tatimet shprehin mbështetjen ndaj Policisë së Tiranës për arrestimin e 37-vjeçarit që punononte si inspektor nё Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Ajo i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast shkelje dhe veprim korruptiv.
Nëse së shpejti lejohet të vazhdojnë provat klinike, kompania farmaceutike AstraZeneca duhet të dijë deri në fund të vitit nëse vaksina e saj eksperimentale mbron njerëzit nga virusi i ri koronar SARS-CoV-2, agjenti shkaktar i COVID-19, tha shefi ekzekutiv i kompanisë të enjten. Qeveritë e shumë vendeve, të dëshpëruara për të ndaluar pandeminë COVID-19, e cila deri më tani ka vrarë më shumë se 900,000 njerëz dhe ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe sociale, kanë shpresa të mëdha për vaksinën. Aksionet e ndërmarrjes po bien Por prodhuesi britanik i ilaçeve AstraZeneca ndërpreu fazën përfundimtare të një prove të mundshme…
Majlinda Bregu, ish-deputete dhe ish-ministre në qeverinë Berisha lidhur me një ftesë direkte nga drejtuesit e PD-së, është shprehur se nuk pret ftesa nga askush për të qenë pjesë e familjes së saj politike, pasi është anëtare e PD-së. Në një intervistë për DW, Bregu tha se shpreson që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin të gjitha standardet. “Jo, nuk kam ndonjë ftesë direkte dhe nuk kam se për çfarë të ftohem, se unë jam anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk besoj se duhet që të të ftojë kush për të qenë pjesë e familjes. E kam vendosur prej vitesh, nuk…
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku dy gra shihen teksa po konfliktohen dhe ofendojnë me fjalë banale oficerët e policisë. Në videon e bërë publike na nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihet se disa nga efektivët po mundohen t’i qetësojnë gratë, por fyerjet dhe sharjet nuk kanë të ndalur.
Ata prej muajsh e kishin alarmuar policinë. Të aftë të piketonin banesat luksoze brenda të cilave qëndrojnë të mbyllura kasaforta me lekë dhe të pajisur edhe me bllokues valësh si masë paraprake për rastin më të keq. Një burim hodhi dritë mbi grupin që u godit një ditë më parë, i cili u zbulua edhe me ndihmën e një qytetari që njëkohësisht me uniformat blu ka bërë edhe hetimet e tij private. Investigimi i qytetarit ka mbërritur deri aty thanë burimet, sa kur është përballur me njërin nga hajdutët ai i përgjërohet “nuk e dija që ishe ti”. Grupi i…
Kryeministri Rama ka debatuar me qytetarët në rrjetin e tij social “Facebook”. Një ndjekës i shkruan kreut të qeverisë se askush në Parlament nuk i meriton votat pasi të gjithë politikanët bëjnë propagandë. Rama i përgjigjet se ai duhet ti shikojë mirë ndryshimet.
Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka shkuar në fshatin Fishtë të Lezhës, ku edhe ka vizituar një vresht rrushi, bashkë me disa fermerë të zonës. Gjatë bashkëbisedimit, një nga zonjat e pranishme, e cila merrej me koordinimin e fermerëve, ka vënënë siklet kreun e qeverisë teksa fliste për pandeminë. Ajo rrëfeu se gjatë kohës së shtetrrethimit, fermerët e kishin vijuar punën në toka, dhe ishte takuar me ta pa mbajtur maska. Sapo ka përfunduar fjalinë, gruaja kërkoi ndjesë, ndërsa Rama ndërhyri për ta nxjerrë nga situata. PJESË NGA BISEDA: Gruaja: Sivjet kanë punuar shumë. Edhe koha e pandemisë e…