Ndonëse shumë persona mund ta konsiderojnë tradhëtinë si veprim që çon në fundin e një marrëdhënie apo historie, por për Erida Baxhën është thjeshtë një argëtim me shokët. Blogerja dhe avokatja shqiptare, mendon se tradhëtia nuk është krim por është një pjesë argëtuese që mashkulli e bën. “E quaj tradhtinë si një aksesor që mashkulli e vë në lidhjen e vet për më shumë adrenalinë. Nëse një mashkull më ka tradhtuar jo domosdoshmërisht ka dashur të më lëndojë. Tradhtia nuk është krim, është një pjesë argëtuese që ai e bën, mund ta marri me shokët, në gara me makina, në…
Author: tirana
Rrëzimi i marrëveshjes së vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare është rikthyer sërish në vëmendje. Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj Kryeministrit Rama, që e cilësoi atë marrëveshje akt një tradhti kombëtare. Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama bashkë me Gjykatën Kushtetuese kreu një akt tradhtie, ndërsa akuzoi ushtarakun Myslym Pashaj për falsifikim të koordinatave dhe hartës që paraqiti në gjykatë. Gjithashtu Berisha tha se politika turke ndërhyri në Gjykatën Kushtetuese. Berisha: Bashkë me gjykatën kanë kryer një akt të tradhtisë kombëtare. Një gjë ju kërkoj. Lexoni vendimin e gjykatës.…
Kreu i qeverisë Edi Ram foli në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe afrimitetin me presidentin turk, Erdogan, e tha se ishte nder i madh të qëndroje në sedijen e pasme të tij. “Është nder i madh të jesh në sedijen e pasme dhe të kesh shofer presidentin e Turqisë, nuk isha në karrocieri po isha në sedijen e pasme dhe presidenti më nderoi mua si mik dhe si kryeministri Shqipërisë.”, deklaroi kryeministri.
Një bombul gazi ka plasur në një banesë në fshatin Selitë në Cërrik e për pasojë kanë mbetur të plagosur pronari i banesës dhe mbesa e tij. Sipas policisë dy të plagosurit K.Z., 18 vjeçe dhe I.Z., 81 vjeç janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për pasojë banesa ka marrë flakë është djegur plotësishtë si dhe janë lënduar…
Një banesë është tentuar të grabitet në Peqin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Lolaj, në banesa ndodhet pranë rrugës nacionale Elbasan-Peqin. Mësohet se e zonja e shtëpisë është përballur me autorët e armatosur. Ata nuk kanë mundur të kryejnë grabitjen sepse e zonja e shtepisë ka thirrur menjëherë për ndihmë.
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ftuar në TCH tha se Greqia nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë agresive në politikën e jashtme me Shqipërinë. Ai tha se sa herë bëhet fjalë për marrëveshje mes këtyre dy vendeve fqinje, ka nga ata shqiptarë që sulmojnë dhe hedhin baltë, me pa të drejtë. Në emisionin Open, Dule u shpreh se po bëhet një ngatërresë, mes asaj që quhet shtrirje territoriale e ujrave deri në 12 milje dhe zonave ekskluzive ekonomike. “Nuk e di pse duam që gjithmonë të japim një imazh negativ në sytë e botës. Sa herë ka një…
Olsi Rama, drejtori sportive i ekipit të Partizanit, gjatë intervistës në studion e “Ilva Now” foli dhe për akuzat që janë ngritur ndaj tij gjatë viteve të fundit. Ai tha se, ka vendosur të mos u përgjigjet pasi synojnë dëmtimin e imazhit të vëllait të tij, që drejton qeverinë e vendit. “Unë mendoj se sulmohet thjesht për faktin e lidhjes sime familjare me vëllain. Mendoj se çdo gjë përdoret për të dëmtuar imazhin e tij. Kam vendosur të mos përligjem pasi nuk dua të bëhem pis në llumin që të tjerët ngrenë. Unë e di se çfarë bëj dhe çdo…
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lërë presidencën më 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve. Ai u shpreh se nuk ka pasur komunikim me Metën dhe nëse kjo gjë do ndodhte do ishte lajm i madh për to. “Nuk kam komunikuar me zotin Meta. Nuk kam asnjë mundësi të kem komunikim të tillë me zotin Meta. Do ishte një lajm shumë i madh. Raportet mes LSI-PD janë më solide se kurrë, është një aleancë kundër mafias. Institucioni i presidencës nuk do të pushtohet kurrë nga mafia e Rilindjes,”…
Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Rama dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të kenë mundësi që të përdorin thirrje telefonike pa limit kundrejt numrave brenda dhe jashtë vendit.Rama-Meta-Ruci-1-590×354 Vendimi i datës 2 shtator i Këshillit të Ministrave iu mundëson gjithashtu 4 figurave më të larta të shtetit shqiptar që të përdorin pa limite numrin e telefonit edhe kur janë jashtë vendit, pra, duke përdorur shërbimin “roaming”. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, të botuar në Fletoren Zyrtare, bëhet një ndarje në 5 kategori të zyrtarëve të lartë shtetërore për mënyrën e përfitimit të këtij faciliteti që…
Mick Schumacher pritet të debutojë në Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Toskanë. Duke qenë djali i legjendës së Ferrarit, Michael, nga ai priten gjëra të mëdha, ndërkohë që 21-vjeçari është duke garuar për titullin e Formula 2. Sipas mediumit gjerman, RTL, ai do të bëjë një stërvitje të lirë në Mugello. Gara e kësaj fundjave shënon konkurrimin e 1.000-të të Ferrarit në Formula 1 dhe prezenca e një Schumacheri, padyshim se do të tërheqë interesim të madh. Madje, drejtori i ekipit, Mattia Binotto, tashmë ka folur për aftësitë e gjermanit dhe mundësitë e angazhimit…
Ka dhënë dorëheqjen kryetari i gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu. Dorëheqja mësohet se është dhënë pak ditë më parë duke u dorëzuar në sekretarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zihni Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin. Dorëheqja e Zihni Shahut, vjen në një kohë kur “lufta” kundër njerëzve të drejtësisë është ashpërsuar, si nga prokuroria e posaçme SPAK,e cila dy ditë më parë arrestoi gjyqtaren e Apelit në Korçë,Mimoza Margjeka.
Prej kohësh moderatori Ledion Liço është larguar nga televizioni dhe po të mos ishte për të shoqen Sara dhe kunatën Lori, nuk do e shihnim as në rrjetet sociale. Së fundmi, “Revista Who” raporton se Ledioni ka marrë pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio. Nuk dihet nëse rikthimi në “Top Channel” sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë, por dimë të themi se ekranit i mungon. Kohët e fundit Ledionin nuk e kemi parë…