Gala, vajza e Robert Aliajt ka shkëlqyer në ‘The Voice of Belgium’. Ajo është zyrtarisht një nga finalistet e “The Voice Kids” në Belgjikë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Robert Aliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtari ka ndarë një pjesë nga performanca e vajzës në Instagram. “Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falenderime për mbështetësit”, ka shkruar ai. Sic e shihni dhe në interpretimin e saj Gala ka një zë të mrekullueshmë dhe të veçantë. Juria ka mbetur pa fjalë edhe me performancën e saj.Të shumta…
Author: tirana
Kryeministri Rama e nis ditën me një video për shenjtoren e madhe shqiptare Nënë Tereza. “MIRËMËNGJES dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme me mesazhe të shenjtores. Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtore, Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë. Sot është dita e shenjtërimit të saj. Nënë Tereza lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton sot Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke thënë se kjo duhet të jetë një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë. Përmes një video-mesazhi në ‘Facebook’, kryedemokrati kujton një thënien legjendare të Nënë Terezës “Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, duke theksuar se ajo duhet të jetë frymëzim për të nisur së bashku ndryshimin, për të ndërtuar një jetë më të mirë…
Pas gërshetave të gjatë shumëngjyrësh të verës, erdhi koha për ndryshimet e muajit shtator! E para që mori guximin të luajë me pamjen e saj ishte këngëtarja Era Istrefi, e cila s’ka ngurruar të bëjë një ndryshim të madh në look-un e saj. Era ka prerë flokët deri tek supet dhe ka bërë baluke, ndërsa në Instagram tregon se është frymëzuar nga personazhi “Mia Ëallace” në filmin e Quentin Tarantino-s. “Mia Wallace, por bjonde.”- shkruan këngëtarja krahas fotove që po bëjnë xhiron e rrjetit.
Policia e Shtetit reagon për arrestimin e një gruaje të shpallur në kërkim nga Italia për nxitje të terrorizmit. Njoftimi i policisë: Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen e personave me veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit Falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative për vendndodhjen…
Fjoralba Ponari, një ndër moderatoret më të dashura të ekranit, është një ndër emrat më të lakuar në media dhe fansat e ndjekin me kuriozitet të madh bukuroshen. Përveç këngës, pasionit të saj, ajo ndjek profesionin si stomatologe dhe gjithashtu moderon në ekran, por duket se ndjekësit s’janë “ngopur” me Fjoralbën. Ata duan ta shikojnë në aktrim dhe dikush, diku, ka përhapur fjalë (apo dëshirën) që ajo mund të jetë pjesë e serialit të famshëm “La Casa de Papel”. Por, a janë të vërteta këto fjalë? Vetë moderatorja është pyetur në InstaStory lidhur me këtë temë dhe ajo e ka…
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, pas disa ditëve me vranësira dhe reshje shiu në vendin tonë, do të ketë sërish mot të mirë dhe me diell dhe në të gjithë vendin nuk priten reshje shiu. Temperaturat do të variojnë nga 20 / 30°C në bregdet; në vendet e ulëta: 17 / 32°C, ndërsa në zonat malore: 11 / 24°C. Sa i përket erës, ajo pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
Radhë kilometrike janë krijuar që prej mëngjesit të kësaj të shtune në Pikën Kufitare të Morinës. Mësohet se vetëm sot kanë hyrë në Shqipëri 25 mijë qytetarë nga Kosova, të cilët vijnë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Ndërkohë, Pika Kufitare e Morinës po punon me procedurë të përshpjetuar, për të bërë të mundur kalimin e qytetarëve kosovarë.
Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Informacion paraprak Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr. Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollet ne disa akse rrugore, ndërsa ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit. Gjatë kontrollit në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan me anë të aparatin e matjes së shpejtësisë u konstatuan mjete që udhëtonin me shpejtësi 148 km/h deri në 166 km/h, matur me radar në një largësi deri në 700 metra dhe në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë ishte ende i lartë. Burime zyrtare thanë se gjatë 5 orëve monitorim janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati…
Policia ka ndërmarrë një aksion gjatë mbrëmjes, ku ka shoqëruar një grua, e cila rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për terrorizëm. “BalkanWeb” shkruan se drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin kanë bërë shoqërimin e gruas, identiteti të të cilës nuk dihet ende. Mësohet se gruaja jetonte në Tiranë. Aktualisht po bëhen verifikime nga policia, ndërsa e dyshuara po merret në pyetje.
Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e qujtur “Mali me Gropa”, Tiranë. Në datën 04.09.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit: F. B., 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë; Sh. B., 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë. Shtetasit F. B. dhe…