ISP publikon raportin e monitorimit të Parlamentit në kohën e pandemisë. Nga ky raport dalin të dhëna shumë interesante lidhur me aktivitetin e Kuvendit dhe deputetëve. Sipas gjetjeve, rezulton se janë miratuar 115 ligje, dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019 apo 2018. Ndërkaq, biznesmenët deputetë nuk kanë mbajtur asnjë fjalim nga foltorja gjatë 23 seancave plenare. GJETJET KRYESORE TË RAPORTIT Sesioni janar – korrik 2020 u zhvillua në shumicën e periudhës nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të tërmetit (2019) dhe sidomos pandemisë COVID-19. Gjatë pandemisë aktiviteti i Kuvendit u bë kryesisht online,…
Author: tirana
1500 dosje të reja i shtohen 4561 familjeve që pësuan dëme të riparueshme nga tërmeti i Nëntorit, të cilat do të përfitojnë 100% kompensim nga granti i rikonstruksionit. Kreu i Bashkisë informoi gjithashtu se, 1500 dosje të reja i shtohen 4561 familjeve të miratuara në mbledhjet e mëhershme, të cilat përfitojnë 100% kompensim nga granti i rikonstruksionit. “Sot kemi gati edhe 1500 dosje të reja nga granti i rikonstruksionit. Do t’ju lutesha që edhe ata të nënshkruajnë kontratat pranë njësisë së tyre dhe të shkojnë në postë, ose në bankë për të marrë paratë. Dua t’i ftoj ato familje që…
Zbardhen detaje të reja tronditëse nga vrasja horror e 23-vjeçares Eglantina Buci nga i ati dhe vëllai i saj. Krimi tronditës ka ndodhur në vitin 2012, ndërsa një ditë më parë u zbardh dosja e plotë, ku rezultonte se e reja është vrarë dhe varrosur nga familjarët “BalkanWeb” shkruan se i ati i 23-vjeçares ka planifikuar vrasjen, ndërsa i vëllai ishte ekzekutori. Vajza është marrë te zona e Freskut nën kërcënimin e armës dhe është ekzekutuar në Malin me Gropa, ku menjëherë pas krimit vëllai i viktimës e ka lënë trupin aty dhe është larguar. Pas tre-katër ditësh, i ati…
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila humbi djalin e saj të vetëm në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë dy vite më parë, ka vendosur që t’i dedikojë një libër. Ajo ka ndarë me anë të një postimi në Facebook kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji. Në kopertinë është vendosur fotoja e djalit të saj, ndërsa shkrimtarja shkruan se kishte mësuar që të jetonte edhe pa praninë e të birit. “Biri”, së shpejti…Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në…
Për shkak të kufizimeve nga pandemia COVID-19, mësimi në shkollat shqiptare do të bëhet me orë të shkurtuara, duke alternuar prezencën fizike nëpër klasa me ndjekjen online. Në një intervistë për Tirananews, Fiqiri Çifliku, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, shpjegon se në konsultë me mësues e prindër lëndët si gjuha shqipe, matematika, anglishtja, kimia, fizika etj. do të zhvillohen në klasë, ndërkohë që edukimi muzikor, edukimi fizik, etj. do të mund të alternohet edhe me mësim në mjedise të hapura ose edhe online. Ai bën të ditur se MASR ka marrë masat që mësuesit për këto orë të…
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për të ardhmen e tyre. Familja e Selman Merlikës tha se jeton në çadër që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij është invalide dhe në kushtet në të cilat jeton e ka shumë të vështirë të përballojë sëmundjen. Selman Merlika: Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën kur ra tërmeti asnjë…
Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale teksa ka publikuar një video ku duket se si ambulanca ka mbetur në trafik te rruga e QSUT. “Të paktën te rruga e spitaleve duhet një korsi emergjence. Para korsisë së biçikletave madje…Të sëmurët nuk shkojnë në spital me biçikletë”, shkruan Manjani. Avokati nuk ka lënë pa thumbuar edhe politikanët ku tha:’ Neverituni me recitime politikanësh për Nënë Terezën, se paska një datë për diçka sot’. Postimi i Manjanit Të paktën te rruga e spitaleve duhet një korsi emergjence. Para korsisë së biçikletave madje…Të sëmurët nuk shkojnë në…
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video, kreu i shtetit theksoi se në këtë ditë vjen më i fortë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm. Sipas Metës, vepra e Shën Terezës duhet të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare. MESAZHI I METËS Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, vjen më i fortë se kurrë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm, por duhet të vendoset në veprim dhe në shërbim, ndaj kujtdo që ka…
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, ka treguar shpesh për publikun sa e lidhur është me prindërit e saj. Në rrjete sociale shohim shpesh foto e video të këngëtares me familjarët, për të cilët lë kokën dhe sigurisht i ka personat më të shtrenjtë në botë. Por Fifi është më tepër vajza e babit dhe këtë na e vërtetoi edhe njëherë sot. I ati feston ditëlindjen dhe këngëtarja i bëri urimin më të bukur me fjalë nga zemra: “Babuçi jem, fryma jem, shumë urime për ty. Të do çika jote mas shumti në botë”- janë fjalët…
Një tërmet është ndjerë në orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Lëkundjet me magnitudë 4 janë ndjerë në Elbasan rreth orës 06:23. Sipas ESMC epiqendra ishte 15 km larg Adriatikut.
Një 43-vjeçare e cila ishte dënuar për terrorizëm dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar pasditen e së premten në Tiranë. Bëhet fjalë për Lubjana Gjeçajn, nënë e tre fëmijëve, e cila u vu në prangat e policisë në një operacion mes uniformave blu dhe homologëve italianë. Arrestimi i saj u bë me qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, pasi ishte dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Si u krijua rrjeti Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga…
Ndërkohë që NATO dhe BE po përpiqen që të ulin në tavolinë Turqinë dhe Greqinë për të zgjidhur me negociata problemet në Egjeun Lindor, duket se të dy shtetet nuk janë gati për këtë edhe pse thonë se duan dialog. Më herët, Greqia kushtëzoi nisjen e negociatave me largimin e anijeve turke nga zona e kontestuar detare në Egjeun Lindor, ndërsa sëfundmi Presidenti Erdogan lëshoi një tjetër kërcënim ndaj grekëve, shkruan abcnews.al. Duke folur në ditën e diplomimit të studentëve të shkollës ushtarake, Erdogan kërcënoi hapur Greqinë duke mos ia përmendur emrin. “Ata që pushtuan vendin tonë këtu e 100…