Author: tirana

1- Limitoni dhënien e informacioneve personaleNuk është e nevojshme që të jepni informacione personale tuaja, qoftë edhe një adresë shtëpie. Janë gjëra të cilat nuk do i ndanit me një të panjohur, jo më me miliona të panjohur online. 2- Siguri në çdo websiteSistemet e operimit kanë një opsion e cila ju lejon që ju të jeni më të sigurt kur kërkoni në internet. Nëse nuk i keni aktivizuar, ju sugjerojmë ta bëni këtë gjë. 3- Kërkoni në faqe të sigurtaJu nuk do të zgjidhnit që të shkonit në një vend të rrezikshem, përse ta bëni këtë gjë online? Shpeshherë…

Read More

Të gjithë të rinjtë që nuk patën mundësi të aplikojnë për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura mund ta bëjnë këtë në fazën e dytë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën me dije se nëse një i ri është në dilemë për të zgjedhur studimet dhe punësimin, është pikësiht kjo Akademi që u jep zgjidhje. “Dilemat më të mëdha të të rinjve sot janë studimet dhe punësimi. Zgjidhni Akademinë e Forcave të Armatosura dhe i keni zgjidhur të dyja. Nëse nuk e shfrytëzuar në fazën e parë, keni mundësi ta bëni tani. Akademia e Forcave të Armatosura ofron…

Read More

Qeveria shqiptare kërkon që të ndryshojë ligjin për armëmbajtjen me lejen e posaçme, duke ulur moshën nga 25 në 22 vjeç. Mësohet se ligji është hedhur për diskutim publik, me qëllim përafrimin me kuadrin ligjor të BE-së. Lejohet të pajisen me autorizim për armë të shkurtra të kategorisë “B”, personat që për shkak të detyrës shtetërore ose të rrethanave personale të veçanta janë të ekspozuar ndaj rrezikut për jetën dhe u njihet e drejta e mbrojtjes së veçantë. Lejet dhe licencat jepen nga Policia e Shtetit dhe autorizimet firmosen nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Autorizimet për armë kanë afat…

Read More

Granit Xhaka do të marrë zyrtarisht shiritin e kapitenit te kombëtarja e Zvicrës. Mesfushori nuk është se nuk e ka mbajtur më parë shiritin e kapitenit te helvetët, mirëpo këtë herë do të jetë ndryshe. Kjo për shkak se Lihshtajner është tërhequr nga futbolli dhe kjo ka bërë që lojtari i Arsenal të jetë kapiteni fiks i kombëtares. Ndërkohë, rreth kësaj lëvizje është shprehur edhe vetë futbollisti me origjinë shqiptare, i cili shprehet se kjo ishte një ëndërr e madhe e cila tashmë është bërë realitet. “Jam jashtëzakonisht krenar që mund të luaj për vendin tim. Sidmos si kapiten, kjo…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Tregohuni të hapur ndaj koncepteve të reja. Kohëve të fundit i keni refuzuar mendimet e njerëzve të tjerë. Është koha që ti rishqyrtoni më mirë zgjedhjet tuaja. Demi Do të merrni një ofertë e cila do të rezultojë shumë bujare për ju. Sigurohuni që personi që do ua bëj të jetë në gjendje që ti përmbahet. Mundësitë janë të mira. Binjakët…

Read More

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaron se projekti “Serbia e Madhe” është ringjallur. Në një intervistë të dhënë për televizionin austriak ORF, ai u shpreh se ky projekt synon që Serbia të sigurojë një farë kompensimi për humbjen e Kosovës. “Ai aspiron të sigurojë disa kompensime për Serbinë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht Mali i Zi është objektivi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Unë mendoj se të gjithë e lexojmë po aq mirë, askush nuk është i painformuar. Ballkani perëndimor ka mbetur pa vëmendjen e nevojshme, ne e kemi përsëritur disa herë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punëtor 56 vjeçar është rrëzuar nga një kantier ndërtimi e si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. NjoftimiTiranë/Informacion paraprak Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryeministri Edi Rama dy ditë pas grupit parlamentar të PS ka mbledhur sot në Elbasan 61 kryebashkiakët socialistë të Shqipërisë. Mësohet se kryeministri do të diskutojë me ta nisjen e sezonit të ri politik dhe objektivat për zgjedhjet parlamentare, që pritet të zhvillohen në vitin 2021. Ndërkohë, Edi Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kujtojmë se në mbledhjen e grupit socialist, Rama caktoi dhe drejtuesit politikë nëpër qarqe, ku mes të tjerash pikasi emri i tij në Durrës, por edhe Ilir Beqaj në Shkodër apo ndarja e Tiranës mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.

Read More

Gjatë qëndrimit në qytetin e Vlorës kryeministri Edi Rama foli për Top Channel edhe për çështje që lidhen me ndryshimet e mundshme në qeveri, apo arsyen se përse një pjesë e ministrave nuk do jenë në drejtimin e fushatës në qarqe. Muhamed Veliu: Meqenëse jemi në Vlorë, ju nuk do të drejtoni fushatën elektorale të këtij qyteti por në Durrës. Pse ky vendim? Edi Rama: Se kam udhëhequr unë fushatën elektorale të Vlorës asnjëherë as më përpara. Udhëheqësi i fushatës elektorale ka qenë dhe është Damian Gjiknuri. Kështu kjo është fake news. Unë kam marrë përsipër të kujdesem për Durrësin…

Read More

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se 116 raste të reja me COVID-19 janë evidentuar në 24 orët e fundit, ndërsa janë kryer 835 testime. Po kështu për fat të keq kanë humbur jetën 5 pacientë nga COVID-19. Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve në këtë komunikim të përditshëm për t’ju informuar mbi situatën epidemiologjike në vend, duke ju kujtuar rëndësinë që ka zbatimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskës dhe kujdesi për higjienën personale dhe atë kolektive. ‘Në 24 orët e fundit janë…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në Bulqizë do të ketë një ujësjellës të ri që do të bëjë mbi 10 mijë banorë të qytetit lindor me 24 orë ujë të pijshëm. Rama thotë se deri tani janë kryer 44% të punimeve teksa rrjeti i vjetër daton që në 1985. STATUSI NGA EDI RAMA 💧 KANTIERI I UJIT të Bulqizës dhe fshatrave përreth transformon një rrjet të vitit 1985, duke e zëvendësuar me 14.4 kilometra linjë të re të jashtme dhe 15.2 kilometra rrjet të brendshëm, për të rritur sasinë dhe cilësinë e ujit në zonë 😊 Janë…

Read More

Këtë sezon televiziv ajo do të “ndryshojë shtëpi”! Nuk do e shohim më në ekranin ku ishte pozicionuar për vite me radhë, por do të bëhet pjesë e televizionit më të madh informativ në vend News24. Anila Çela, një nga moderatoret e njohura të ekranit, një portret familjar për audiencën që prej 13 vitesh ka qenë pjesë e pandarë e televizionit, por për herë të parë do e shohim në një ekran të ri. Nga detajet e para mësojmë se asaj i është besuar një format i përditshëm. Me tematika nga më të larmishmet, me të ftuar special, personazhe nga…

Read More