Ish- deputeti i PD, Çlirim Gjata ka publikuar disa foto ku shfaqet Rama i cili shoqërohej nga ish- deputeti i PS, Shkëlqim Selami të cilit më 2016 KQZ i hoqi mandatin pasi nuk kishte treguar për arrestimin në Itali. Gjata thotë se Selamit iu ndërpre mandati pasi ishte pjesmarrës në organizata kriminale. Por për më tepër ai thotë se Rama s’fidon publikisht Yuri Kim dhe mesazhin e saj për të mos futur në lista kandidatë të inkriminuar. Selami ishte deputet i LSI, që më pas kaloi me PS por në fund iu kap se kishte gënjyer për një dënim në…
Author: tirana
Kosova ka shënuar një bilanc të rënduar viktimash nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 9 të vdekur u regjistruar së fundmi. Ndërkohë rastet e reja kanë pësuar një rënie, pasi në krahasim me dje që ishin 112 raste, sot ka pasur 78. Lajm i mirë është se po në 24 orët e fundit, janë 190 të shëruar, teksa sa i përket të infektuarve, Prishtina shënoi më shumë, 29 kurse qytetet e tjera më pak se 10. NJOFTIMI NGA IKSHPK 190 TË SHËRUAR DHE 78 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…
Kreshnik Tusha, i gjetur i plagosur buzë rrugës Laç-Mamurras mbrëmjen e 30 majit është ri-arrestuar pasi dyshohet se është pjesë e grupit të ekzekutorëve që vranë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, shkruan newsbomb. Tusha u gjet nga Policia disa metra larg hotelit ku u vranë dy biznesmenët dhe pas kurimit në spital u la nga Gjykata në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Mirëpo, nga hetimet ka dalë se 21 vjeçari ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Bujar Likës e Paulin Gjergjit pasi në dorën e djathtë atij i janë gjetur shenja baruti që shkaktohen pas qitjes së…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin që do të zhvillohet nesër në Kosovë dhe Serbi. Me anë të një postimi në ‘twitter’, Thaçi shkruan se nxit delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik. “E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellur së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe. I nxis delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, ka shkruar Thaçi.
Gjendja psikologjike e pacientëve të shtruar në të dy spitalet COVID paraqitet tepër e rënduar. Këtë e dëshmojnë edhe 2 vetëvrasjet, një 29-vjeçar dhe një 65-vjeçar, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Përveçse sëmundjes me të cilën luftojnë çdo ditë, pacientët janë të detyruar të mos komunikojnë edhe me familjarët e tyre, gjë që iu shton edhe më shumë ankthin në këto ditë të vështira kur kanë nevojë për ngrohtësi më shumë se kurrë. Nga ana tjetër edhe familjarët të shqetësuar për ditë të tëra presin në dyert e spitaleve që të marrin një lajm sidoqoftë i mirë apo i keq për…
Ish-prokurori i Peshkopisë i shkarkuar nga vetingu Tom Dedaj në një status në Facebook u bën thirrje kolegëve të tij të bojkotojnë procesin. “Ju bëj thirrje të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve të bojkotojnë procesin e rivlerësimit, vetingut. Mos u paraqisni para tyre, mos shkoni qysh nesër në punë, braktisni detyrën, derisa gjendja e ligjit të përmirësohet” – shkruan ai. Dedaj u shkarkua nga detyra në 28 janar 2019 nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai u dënua me 3 vite burg nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në korrik të vitit 2018 për korrupsion pasiv. Por…
Këngëtarja tejet e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, rikthehet këtë shtator para fansave me një bashkëpunim me këngëtarin Estto. Dyshja, të dashur për publikun sapo njoftuan duetin bashkë, kanë njoftuar se kënga do të mbajë titullin “Zemër”. Një postim në story nga këngëtari ka ngjallur dyshime. Estto ka publikuar një moment nga klipi, ku ai shihet teksa shkëmben puthje me Çiljetën në perëndim të Diellit. Ky moment u pëlqeu shumë nga fansat, të cilët janë të qetë pasi e dinë që zemra e Çiljetës është e zënë. Këngëtarja po e shijon në maksimum lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Alban…
Stresi dhe Morena Taraku, miq për kokë dhe kolegë të mirë në muzikë, kanë bashkuar forcat për një tjetër projekt së bashku. Ata kanë vendosur t’i “zgjasin” edhe më shumë ditën e nxehta të kësaj vere duke djegur vendin me këngën e tyre të re, për të cilën do të duhet të presim vetëm pak ditë. Bashkëpunimi i dyshes do të titullohet “Bad girl” dhe sot Sresi ka zbuluar datën e publikimit të tij. Në një video në InstaStory, reperi ka lajmëruar ndjekësit se kënga do të lançohet në datën 12 të këtij muaji dhe është i bindur që ka…
Një ndër moderatoret më të dashura të ekranit, Bora Zemani, ka treguar së fundmi në një postim në InstaStory se trupi i saj ka pësuar ndyshime. Tashmë, Bora është 3 kilogramë më pak dhe nëse po mendonit se i është futur punës duke bërë palestër, e keni gabim! Moderatorja ka treguar sekretin e dobësimit të saj dhe kjo mund të vlejë si një këshillë për të gjithë. I vetmi që e ka ndihmuar Borën të bjerë nga pesha ka qenë ushqimi i shëndetshëm, i cili ka një rëndësi të madhe në organizmin tonë. “Dhe që thoni ju, kam humbur 3kg…
Fëmijët janë akoma të panjohur mirë me mënyrën sesi do të qëndrohet në klasa në këtë vit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Besa Shahini e ka ilustruar përmes një videoje në rrjetet sociale. Ministrja thotë se nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit. “Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithësecilit”, shkruan Shahini. Rregullat e qëndrimit në klasë -Mësuesit, distancim prej 2 metrash nga nxënësit dhe mësuesit e tjerë -Nxënësit nëpër banka me largësi…
Manaferra dhe Boronica janë padyshim në listën e frutave më superiorë dhe më ushqyes në historinë e njerëzimit. Këto dy fruta të jashtëzakonshme kanë nivele tepër të larta ushqyesish dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe hekurit. Sidoqoftë, popullariteti i lartë i këtyre kokrrave të vogla vjen nga pasuria e antioksidantëve që ato kanë. Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për antioksidantët sot, të shpjeguar qartë në çdo artikull të AgroWeb.org. Por për ju që ju ka shpëtuar si term, duhet të dini që antioksidantët janë molekula tepër të rëndësishme të cilat luftojnë radikalet e lira në…
Futbollisti me famë botërore, Neymar, ka rezultuar së fundmi i infektuar me Covid-19. Klubi i futbollit të tij ka bërë të ditur se 3 prej lojtarëve të Paris Saint-Germain kanë testuar pozitivë, pa publikuar emrat e tyre. Mirëpo, mediat e huaja kanë bërë të ditur se njëri prej tyre është Neymar, ndërsa dy të tjerët janë Angel Di Maria dhe Leo Paredes. Pas ndeshjes së UEFA-s, treshja është parë në një jaht në Ibiza duke festuar dhe dyshohet se aty e kanë marrë Covid-in. Klubi i futbollit ka bërë të ditur se po kryhen teste edhe për anëtarët e tjerë…