Këngëtarja tejet e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, rikthehet këtë shtator para fansave me një bashkëpunim me këngëtarin Estto. Dyshja, të dashur për publikun sapo njoftuan duetin bashkë, kanë njoftuar se kënga do të mbajë titullin “Zemër”.
Një postim në story nga këngëtari ka ngjallur dyshime. Estto ka publikuar një moment nga klipi, ku ai shihet teksa shkëmben puthje me Çiljetën në perëndim të Diellit.

Ky moment u pëlqeu shumë nga fansat, të cilët janë të qetë pasi e dinë që zemra e Çiljetës është e zënë. Këngëtarja po e shijon në maksimum lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën, dhe dyshja shkëlqejnë bashkë.
