Letra e një qytetari dedikuar diktatorit Enver Hoxha, që u bë publike nha Rezarta Shkurta, ka shkaktuar shumë reagime. Së fundi, është anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Skerdjan Dhuli, i cili e nis reagimin e tij të gjatë me fjalët e ashpra “Dy fjalë Rezartës që lahet në vaskë gjaku”! Postimi i plotë: Tani dy fjalë Rezartës që lahet në vaskë gjaku Që ti je nuse në familjen më kriminale të Shqipërisë, për këtë nuk ka dyshim as malet, fushat, lumenjt, gurët, drurët, derrat, ujqit, çakejt, lepujt, e çdo sekt i gjallë e i vdekur ne Shqipëri. Që ti…
Author: tirana
Disa nga këto ushqime çojnë në presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, sëmundje të zemrës, diabet, madje edhe kancer. Të mos harrojmë obezitetin dhe gjithë ankthin dhe depresionin që mund të vijë me të. Shumica prej nesh kanë një numër të këtyre ushqimeve në menunë e përditshme, por nëse i kombinoni të gjitha këto, do të merrni një kombinim vdekjeprurës dhe ju duhet të filloni të bëni ndryshime në dietën tuaj. Pra, analizoni atë që hani dhe filloni të bëni zgjedhjet e duhura që sot. Këtu është lista e 16 ushqimeve që po ju vrasin ngadalë: 1 –…
Steroidët e lirë mund të shpëtojnë jetën e pacientëve që janë të sëmurë rëndë me Covid-19. Rezultatet e reja, të botuara në JAMA, tregojnë se tetë jetë do të shpëtoheshin për çdo 100 pacientë të trajtuar. Studiuesit thanë se gjetjet ishin mbresëlënëse, por steroidet gjithsesi nuk ishin ende një kurë për koronavirusin. Në qershor, Mbretëria e Bashkuar gjeti ilaçin e parë – një steroid i quajtur deksametazon – që mund të shpëtojë jetën e njerëzve me Covid të rëndë. Studimi i fundit mbledh së bashku të gjitha provat klinike që përfshijnë steroid në pacientët me koronavirus në të gjithë botën.…
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ndjesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Teksa mbante fjalën në ceremoninë solemne të organizuar për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, Rama u shpreh se të gjithë duhet t’u jenë borxhlinj vlonjatëve për atë që kanë bërë në ato vite. Në këtë çast, Rama ndërpreu fjalimin dhe i kërkoi ndjesë Ruçit, që është nga Tepelena. “Prandaj vlonjatëve duhet t’u jemi borxhlinj…Gramoz mos m’u mërzit, ndjesë por kjo nuk e përjashton faktin që edhe tepelenasve duhet t’u jemi borxhlinj,”– tha Rama dhe më pas nisi të fliste sërish për Luftën e Vlorës.
Aktori Engin Altan Duzyatan pas një pauze të gjatë në kinematografinë turke duket se do të rikthehet fuqishëm me një serial të ri. Engin sipas mediave turke do rikthehet në ekran me serialin “Barbaros” ku luan rolin e Oruç Rei, i cili kishte origjinë shqiptare. Seriali pritet të nisë së shpejti në televizionet turke, por që mund të blihet dhe nga televizionet shqiptare duke e ditur që serialet e mëpërparshme kanë arritur sukses në shikueshmëri.
Ezani i xhamisë pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë është thirrur në orarin e zakonshëm. Gjatë ceremonisë ka qenë duke folur prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj. Ai ka dëgjuar ezanin dhe për pak kohë e ka ndaluar fjalimin e tij. Mamaj e nisi fjalimin pas përfundimit të ezanit.
Kombëtarja shqiptare është nisur pak orë më parë nga aeoroporti i Rinasit me drejtim Bjellorusinë, aty ku ditën e premte do të luajë ndeshjen e parë të National League. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja pas përgjigjes së tamponëve janë nisur për transfertën e parë, e së bashku me lojtarët është një delegacion që do të shoqërojë Kombëtaren për këtë ndeshje. I pranishëm janë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vëllai i tij Agron Duka që është Kryetari Partisë Agrare Ambientaliste, Enkelejd Alibehaj anëtar i Komiteti Ekzekutiv në FSHF, por gjithashtu i pranishëm është edhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj dhe…
Ka nisur ceremonia zyrtare e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës. Në ceremoni kanë marrë pjesë krerë të shtetit. Kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar nga prefekti dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës. Më pas ka ardhur edhe presidenti Meta me kryetarin e parlamentit Ruçi. Kryeministri Rama dhe presidenti Ilir Meta janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit.
Reperi Arkimed Lushaj i ka uruar rrugë të mbarë gruas së tij Kejsit, e cila sot pushtoi të gjitha portalet shqiptare, teksa shkprehej se ka patur një ‘date’ (takim). Përmes një statusi në Instastory, Stresi shkruan se i mjafton që Kejs të jetë mirë dhe se nuk ndjen asnjë urrejtje ndaj saj. “Unë s’kam urrejtje ndaj teje. Për mua mjafton të jesh mirë kudo që të jesh, të tjerat vijnë e shkojnë,”– shkruan Stresi pa përmendur emra, por nënkuptohet që e ka për Kejsin.
Një ditë pas apelit të Ambasadës Amerikane që partitë politike të rrinë larg elementeve kriminale zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzon ashpër presidentin Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha se po kontaktojnë çdo ditë njerëz të krimit me synim për të ndikuar në zgjedhjet e 2021. Për Report TV, Braçe i kërkoi policisë të ndërhyjë për të neutralizuar këta individë të botës së krimit. “Dje është bërë publike një thirrje e qeverisë së SHBA drejtuar udhëheqësve shqiptarë, përfshirë edhe PS, përmes ambasadores së SHBA, një thirrje shumë e drejtë, por është e pamjaftueshme. Ajo që mua më shqetëson është kontakti në…
Lajm i mirë për ata që vuajnë nga alergjia: ata duket se janë më të mbrojtur nga format më të rënda të Covid-19. Ky përfundim ka dalë nga një studim i realizuar nga Enrico Scala i Institutit Dermopatik, në Romë, dhe Riçardo Asero i Klinikës San Carlo në Paderno Dugnano (Milano). Rezultatet treguan se mes pacientëve të shtruar në spital për Covid-19, të sëmurët nga alergjia zhvillojnë një formë më pak të rëndë të sëmundjes. Pacientët alergjikë janë të predispozuar gjenetikisht për të gjeneruar një lloj tjetër të përgjigjes së ndërmjetësuar nga imuniteti. Studiuesit shpjegojnë se pacientët alergjikë ishin më…
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me COVID-19. Sipërmarrësi dhe politikani i vjetër është asimptomatik nga sëmundja dhe është vetëizoluar në shtëpi. Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zangrillo në Milano. “Berlusconi ka rezultuar pozitiv me sëmundjen, pas një qëndrimi kohët e fundit në Sardenja.” Natyrisht që ka shqetësime të shtuara për dikë si Berlusconi, i cili mbush 84 vjeç këtë muaj dhe rrjedhimisht përfshihet në kategorinë e rrezikut më të lartë nga sëmundja. Rastet e koronavirusit janë shtuar së fundmi mes vizitorëve në ishullin turistik të Sardinia. Në muajt e dimrit kur virusi ishte në…