Author: tirana

Nga Ilir Beqaj / Nesër, 3 shtator, mbushen 6 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik “. Miratimi dhe, më tej, zbatimi i tij, na dha mundësinë, ne socialistëve, të përmbushnim angazhimin tonë programor, elektoral dhe qeverisës se barnat në Shqipëri nuk do të ishin më të shtrenjtë sesa në vendin e origjinës. Qeverisja e deriathershme e kishte kthyer Shqipërinë në një nga vendet më qesharakë në botë. Shqipëria dhe Meksika ishin të vetmet vende kur barnat gjenerikë ishin më të shtrenjtë se origjinatorët përkatës. Nuk ka qenë reformë e lehtë. Në përgatitjen e…

Read More

Shqipëria do të lejojë ndërtimin e një hidrocentrali në territorin e saj, i cili do të prodhojë energji për Kosovën. Hidrocentrali synon të rritë sigurinë energjetike në Kosovë, e cila 90% të burimeve të energjisë i ka nga qymyri, ndërsa 90% e prodhimit të energjisë në vendin tonë është nga uji. Burime zyrtare thanë se projekti i ndërtimit të një hidrocentrali për vendin fqinj do të zyrtarizohet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në mes të këtij muaji. Mbledhja në qytetin e Shkodrës së kabintetit Rama – Hoti do t’i hapë rrugë po ashtu edhe firmosjes së marrëveshjes për…

Read More

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha e ka ditur gjithmonë që ndjekësit e saj janë shumë të ndjeshëm ndaj fotove me bikini dhe kjo ishte një ndër arsyet se përse ajo i fshiu vjet fotot e tilla dhe tha se nuk do të publikojë më, të paktën deri këtë verë. Sot Lori ka publikuar dy foto të reja ku shfaqet mjaft seksi me një palë bikini në ngjyrë të zezë, ndërsa bën edhe një paralajmërim: “Më thoni kur të bezdiseni”, shkruan ajo. Por motra Sara ka reaguar menjëherë dhe i ka dhënë lejen që të vijojë me foto të tilla…

Read More

Në video shihet qartë që në mes të rrugës kanë ndaluar dy furgona policie dhe efektivët në mënyrë të vazhdueshme godasin me shpulla dhe grushte të rinjtë që kanë ndaluar. Në fillim të videos shihet që dy djemtë nuk kanë pranuar të merren në makinat e policisë dhe efektivët e patrullës dhe njësisë Shqiponja janë mbledhur dhe i kanë marrë me forcë. I kanë tërhequr dhe i kanë goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Read More

Trafikantët shqiptarë të drogës i kanë kthyer ishujt e ParaPirenejve në male të marijuanës, me të njëjtin stil siç kanë vepruar edhe në Shqipëri. Denoncimi vjen nga media spanjolle “El Confidencial”, e cila shkruan se nëse ata kanë arritur ta bëjnë këtë biznes të funksionojë, kjo është në sajë të gjykimit të tyre, një infrastrukture të sofistikuar dhe një organizate të frymëzuar nga ushtria që ata e kishin provuar tashmë shumë më parë në vende si vetë Shqipëria ose në Italinë e Jugut. “Plantacioni i marihuanës – më i madhi i gjetur ndonjëherë në vend deri më sot – ishte…

Read More

Arbana Osmani ka vijuar me rrjedhën e pyetjeve në ‘ask me’ në Instastory aty ku ka treguar diçka më shumë për jetën personale dhe profesionale. Pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga shtatzënia e moderatores, librat dhe filmat e preferuar deri tek marrëdhënia me prindërit. Mirëpo, një pyetje që ka tërhequr më shumë vëmendje nga të tjerat ka qenë lidhur me profesionin e gazetarit. “Intervista më interesante që ke bërë? Me kë personazh?”, e ka pyetur ndjekësi Osmanin. Ndërkohë nuk ka munguar përgjigja e drejtpërdrejtë e moderatores: “Me Edi Ramën, në Top Albania Radio, në vitin 2001”.

Read More

Gjona t’mira gjona t’bukra, pa pa fare pa pa fare”, ishin këto fjalët e Genard Hajdinit që e bënë këtë të fundit, bio-kimist në profesion të bëhet fenomen Instagram-i. Genardi i cili numëron afro 100 mijë ndjekës në Instagram, mbrëmjen e djeshme (1 shtator) ka sjellë këngën e tij të parë. Kënga është në bashkëpunim me Soni, Nesti dhe Donald dhe mban titullin “Calma”. Aktualisht (16:11, 2 shtator 2020) numëron afro 50 mijë klikime dhe pafund komente.

Read More

Kur na ndajnë edhe pak muaj nga data e zgjedhjeve, partitë politike në Shqipërinë kanë ndezur motorët.  Në një intervistë për Tirananews.al, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha njëherësh edhe ish-deputete, sqaron qëndrimin që do të mbajë Lëvizja Socialiste për Integrim në takimet me kreun e shtetit për datën e zgjedhjeve, por dhe kriteret mbi të cilat do të bëhet përzgjedhja e kandidaturave për deputetë të kësaj force. Gjosha flet mbi marrëveshjen e bashkëpunimit me PD për zgjedhjet e ardhshme dhe nëse LSI i druhet një koalicioni paszgjedhor PD-PS. Si ish-ministre e Integrimit, Klajda Gjosha shprehet dhe për qëndrimin që duhet…

Read More

Majlinda Jubani Angoni është emëruar si prefekte e qarkut të Shkodrës. Ky vendim vjen pikërisht një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku një nga pikat e diskutimit ishte edhe emërimi i prefektit të Shkodrës. Kujtojmë se ky vend ishte vakant pas shkarkimit të Çesk Milljes që bëri ministri Lleshaj në kohën e pandemisë. Ditën e djeshme u realizua mbledhja për 90 minuta e grupit parlamentar të PS, e cila u zhvillua në një restorant në Elbasan.

Read More

Pak orë pasi kryeministri Rama i besoi drejtimin politik të qarkut të Kukësit, kryebashkiaku Safet Gjici thotë se e përkthen si një përgjegjësi të madhe këtë detyrë, por hedh kritika ndaj ish të deleguarës, Mimi Kodheli. Sipas kryebashkiakut Gjici, Kodheli s’ka qënë e njohur aspak në Kukës e megjithatë PS e solli atë si kryesuese të listës. Gjici shpreh bindje se ai do të ishte deputet i kësaj zone që në vitin 2017 dhe jo Kodheli nëse do ishte sistemi i tanishëm zgjedhor, ai me listat e hapura. “Natyrisht që Mimi Kodheli ska qenë e njohur fare në qytetin e…

Read More

Polonia mbyll kufijtë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ambasada shqiptare në Poloni ka njoftuar se udhëtimet për shqiptarët tashmë nuk janë më të lejuara. Po ashtu pezullohen udhëtimet për të gjithë ata që kishin prerë një biletë pas datës 1 shtator. NJOFTIMI I PLOTEMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni njoftojnë se për shkak të vendimit administrativ për pezullimin e trafikut ajror midis Shqipërisë dhe Polonisë, të gjitha lidhjet PLL LOT të planifikuara në këtë itinerar, pas datës 1 shtator të këtij viti do të anulohen. Për udhëtarët që planifikojnë të…

Read More

Dashi Tregohuni të kujdesshëm me fjalët që do përdorni, pasi mund të përballeni me një konflikt në punë. Maturia do ju bëjë të jeni ndryshe nga të tjerët. Në mbrëmje nuk do të mungojnë lajmet e mira. Demi Dhënia vetes shumë kohë për tu menduar, ndonjëherë mund ta vështirësojë zgjedhjen. Por ju mund të vendosni një afat kohor për vendimmarrje dhe t’i përmbaheni atij. Binjakët Jeni duke menduar për të ndryshuar punë dhe kjo do të ndodhë më shpejt sesa pritej.Talenti me efikasitetin do bëjë që të dilni triumfues. Gaforrja Nesër një person që doni shumë do t’ju bëjë vërtet…

Read More