Author: tirana

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia njofton se Xh. M. 73 vjeç në orën 19:49 në fshatin Ploçë të Selenicës, dyshohet se është vetëvarur me litarë në derën e banesës së tij. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Nëntori dhe dhjetori mund të jenë dy muajt ku mund të rikthehet piku i të infektuarve me Covid. Por nga ana tjetër epidemiologu Artan Simaku thotë se ende nuk dihet nëse kush do të mbizotërojë më shumë gjatë kësaj periudhe: virusi i gripit apo ai i Covid-19. “Trendi aktualisht i rasteve me COVID paraqitet i qëndrueshëm edhe pse me luhatje të vogla dhe kështu do të vijojnë edhe në ditë në vijim. Me hapjen e shkollave nuk përjashtohet të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve. Në lidhje me valën e dytë i referohemi sezonit vjeshtë-dimër. Qarkullimi i…

Read More

Nga Michael Tanchum Në mesin e muajit gusht, luftanijet turke dhe greke “shkëmbyen xixa” mes tyre në Mesdheun Lindor, duke rritur tensionet mes dy vendeve në nivelin më të lartë të 20 viteve të fumdit. Kriza kishte nisur disa ditë më parë, kur Turqia dërgoi një anije shpimi, të shoqëruar nga luftanijet turke, për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në ujërat pranë ishullit grek Kastelorizo, të cilin Athina e pretendon si territorin e saj detar. Më shumë se kurrë më parë, ngjarjet e fundit rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt shumëkombësh. Në një shfaqje të mbështetjes së vendosur ndaj…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani po shijon muajt e fundit të shtatzënisë dhe njëkohësisht është shumë aktive në rrjete sociale dhe sot ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave. Nuk kanë munguar pyetjet rreth pritjes së ëmbël dhe një prej fansave e pyeti Arbanën se cili është ushqimi i saj këtë periudhë. “Para ca vitesh jo vetëm që nuk e haja avokadon, por habitesha si e hanin dynjaja dhe pse vallë ky frut ishte aq i shtrenjtë dhe aq pa shije. Pastaj mësova ta marinoj siç duhet dhe do ti më hyri në qejf. Për momentin tostit me avokado nuk i them…

Read More

Ka dashur të arratiset drejt Greqisë pasi i fshihej mundësisë së dënimit nga Gjykata për abuzim seksual me persona të pambrojtur. Besnik Kreci 46 vjeç nga Tepelena është kapur në kufi teksa tentonte të largohej drejt Greqisë në mënyre ilegale. Ka qenë Policia Kufitare e Çarshovës që ka bërë të mundur kapjen e 46-vjeçarit në brendësi të territorit kufitar. Mësohet se Kreci është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi ka konsumuar veprën penale të marrëdhënieve seksuale me persona të pa mbrojtur. Menjëherë 46-vjeçari Kreci është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës.

Read More

Demokrati Edi Paloka ironizon deklaratën e kryeministrit Rama të bërë pasditen e sotme në Elbasan, në takimin me strukturat e PS, ku u kërkoi të vetëve të kenë kujdes nga armiqtë e padukshëm. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Paloka i quan deklaratat e Ramës “shenja të rrjedhjes dhe plakjes” së kryeministrit.

Read More

Ndërsa vala e të nxehtit thyente rekorde në Kaliforni, “pesha” e miliona kondicionerëve në rrjetin elektrik i detyroi operatorët të lënë në errësirë qindra mijëra familje. Kjo është vetëm një aluzion i vogël i asaj që ka të ngjarë të ndodhë në Kaliforni dhe më gjerë. Popullsia në rritje, rritja e të ardhurave, rritja e urbanizimit dhe ngritja e temperaturave të verës mund të trefishojnë numrin e kondicionerëve të instaluar në të gjithë botën nga mesi i shekullit, duke e shtyrë totalin drejt 6 miliardë, sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Future of Cooling. Në të vërtetë, ajri i kondicionuar përfaqëson një…

Read More

Këto janë momentet tragjike kur një burrë është ekzekutuar nga vrasës në motoçikletë teksa rrinte ulur në karrigen e berberit në Kolumbi. Incidenti i frikshëm ndodhi në zonën Medellín të qytetit Girardot, ku sulmuesit hynë në biznes dhe qëlluan Carlos Andrés Carmona disa herë në kokë. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet që berberi sapo po aplikonte kremin në fytyrën e 27-vjeçarit, por vrasësit hyjnë në dyqan dhe pa i thënë asnjë fjalë nisin të qëllojnë. Më pas ata largohen në motoçikletë ndërsa dhe berberi del i shokuar nga dyqani i tij duke mbajtur duart në kokë. Autoritetet nuk…

Read More

Për ditën e dytë radhazi, Leo Messi nuk është dukur në Ciutat Esportiva, me klubinBlaugrana që tani mund të miratojë sanksione disiplinore kundër kapitenit të saj. Marrëveshja kolektive e përcaktuar nga La Liga dhe nga Shoqata Spanjolle parashikon që, nëse një atlet nukparaqitet në dy raste në vendin e tij të punës, ai do të ishte përgjegjës për një shkelje serioze ndaj klubit që ipërket. Messi tashmë ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e së dielës, për t’iu nënshtruar tamponëve për Covid-19 mepjesën tjetër të ekipit dhe seancën e parë të epokës Koeman, e planifikuar për dje pasdite. Mosprezantimi…

Read More

Në situata si kjo e koronavirusit, për të cilin dihet shumë pak, informimi është çelësi për ta luftuar. Rakia Pavarësisht “këshillave” të shpërndara kudo, shkenca thotë “jo, rakia nuk e lufton koronavirusin”. OBSH nuk e mbështet idenë se pijet me përqindje të lartë alkooli ju mbrojnë nga Covid-19. Rakia ka veti dezinfektuee të kufizuara, pasi sasia e alkoolit është nën 50%. Që dezinfektuesi të jetë efektiv, duhet të ketë të paktën 60% alkool. Hudhra Shumë postime online rekomandojnë që hudhra ka veti për të parandaluar koronavirusin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se “hudhra është një ushqim i shëndetshëm me veti…

Read More

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri ka publikuar sot për herë të parë logon e partisë së re. Deputeti ka postuar logon në Facebook-un e tij, ku ka marrë shumë komente nga ndjekësit. Partia e re, ku Valteri është një nga themeluesit e saj quhet, Lëvizja Demokratike Shqiptare. Mbetet për tu parë nëse kjo parti do të marrë pjesë  në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe nëse do të ketë kandidat për secilin qark.

Read More

Kryeminsitri Edi Rama përpara grupit parlamentar të PS-së u ka bërë të qartë deputetëve se ansjë prej ntyre nuk e ka të sigurt kandidimin për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, por do të duhet të punojnë fort që të jenë pjesë e formacionit që do të zgjedhë ai. Rama u shpreh se fatmirësisht për deputetët ka kohë që të tregojnë veten e tyre dhe të punojnë fort, nëse do të duan të jenë kandidatë për deputetë.Ai tha se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të dielë, PS do të merrte më pak vota se sa meriton, për shkak se…

Read More