Pas letrës që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, që iu dërgoi ditën e sotme krerëve të partive politike në vend, ka reaguar avokati Ylli Manjani. “Nëse Partitë Shqiptare nuk mendojnë se populli shqiptar meriton kandidatë seriozë; që dinë të bëjnë ligje, të kontrollojnë qeverinë e të mbrojnë interesin publik, është e kotë të mendojmë që këtë standart do na e garantoka Ambasada Amerikane!”, shprehet Manjani. Ai shton se këtë detyrë nuk na e bëjnë dot ambasadat.” Kur përpiqen të na i bëjnë këto detyra veç na ngatërrojnë më shumë se ç’jemi të nakatosur me veten”, përfundon…
Author: tirana
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitirliu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me COVID-19 227 qytetarë. Njoftimin ministrja e ka dhënë në mediat sociale duke shkruar se tashmë dhe 2237 qytetarë janë shëruar nga virusi i rrezikshëm. “🟢 Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! 🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar socialist. Në mbledhjen e orës 16:00 do të jetë në fokus thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re dhe marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale.
Në mesin e muajit gusht, luftanijet turke dhe greke “shkëmbyen xixa” mes tyre në Mesdheun Lindor, duke rritur tensionet mes dy vendeve në nivelin më të lartë të 20 viteve të fumdit. Kriza kishte nisur disa ditë më parë, kur Turqia dërgoi një anije shpimi, të shoqëruar nga luftanijet turke, për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në ujërat pranë ishullit grek Kastelorizo, të cilin Athina e pretendon si territorin e saj detar. Më shumë se kurrë më parë, ngjarjet e fundit rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt shumëkombësh. Në një shfaqje të mbështetjes së vendosur ndaj Greqisë dhe kundër…
Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit. 147 të infektuar janë shënuar së fundmi teksa dje kishte 120. Po ashtu 8 pacientë me COVID-19 humbën jetën, një më pak se dje. Më shumë raste të reja kishte Prishtina 38, ndjekur nga Podujeva 19 dhe Mitrovica 14.
Ditën e djeshme nusja e nipit të Enver Hoxhës, Rezarta Shkurta ka publikuar një letër që mesa duket i kishte mbërritur nga një qytetar, që shkruante se asokohe e urrente diktatorin por sot i mungojnë ato ditë. Pas postimit, ka shpërthyer ndaj Rezarta Shkurtës, gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila me ton revolte është shprehur se Shkurta duhet të ketë turp që promovon ende Enver Hoxhën dhe se kjo propagandë duhet dënuar me ligj. Gjithashtu Lekatari nuk ka lënë dhe pa përmendur fjalë ofenduese. POSTIMI Dikush te ftoje Rezarta Shkurten te lexoje ndonje liber qe te kuptoje bullshitat qe promovon dhe…
IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e Durrësit, ky është konkluzioni që arriti Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili nisi në 21 janar deri në fund të muajit mars. ‘Mos kandidoni të inkriminuarit’/ Ultimatumi i Yuri Kim krerëve politik, vjen reagimi i menjëhershëm nga PD-ja, i poston videon Ramës: I promovoi, janë binom i pandarë i krimit Auditimi tregoi se IGJEUM punon me 67.6% të stafit të miratuar. Konkretisht në IGJEUM janë 48 punonjës nga 71 që parashikon ligji. “Mungesat e burimeve njerëzore rrit riskun e cenimit…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një vizitë sot në Kryegjyshatën Bektashiane me rastin e Ditës së Hashurës ku është takuar me Kryegjyshin botëror të bektashinjve Edmond Ibrahimaj. Pas vizitës, ku shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi dhe anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri, Kryemadhi tha se me urimin e saj shkon në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur dhe për të ecur përpara për t’i dhënë begati vendit tonë. Ajo e cilësoi…
Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka bërë thirrje shteteve të që respektojnë masat e Covid. Duke shtuar se se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit ai theksoi se heqja e masave kufizuese mund të jetë një “recetë për katastrofë”. “Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit t’iu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt. Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar. Realiteti është që ky virus shpërndahet lehtë. Hapja pa…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte sot me ekipet e reja të epidemiologëve të Tiranës. Gjatë një prononcimi, ajo tha se me hapjen e shkollave qëllimi është forcimi i gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik për të izoluar në kohë çdo vatër të re. Manastirliu po ashtu bëri të ditur se janë rritur me 30% ekipet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve, kjo si pjesë e planit të vjeshtë-dimrit për përballimin e situatës. “Hapja e shkollave duhet të shoqërohet me rritje të kapaciteteve qoftë sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit. Lufta me këtë virus nuk ka përfunduar. Jemi përpara hapjes së…
Data 31 gusht i kujton të gjithë ndjekësve të pallatit mbretëror humbjen tragjike të Princeshë Dianës 22 vite më parë. Çdo vit ndjekësit e ‘Kensington’ zgjedhin ta kujtojnë në mënyra të ndryshme princeshën e zemrave të tyre, duke e kthyer imazhin e saj ndër më të dashurit, për shkak të gjithë thjeshtësisë që ajo tregoi në pallatin mbretëror. Në këtë ditë sa të trishtë dhe motivuese për atë çfarë Princeshë Diana shfaqi dhe solli tek populli i saj, mediat e huaja e kanë kujtuar duke sjellë në vëmendje momentet më të bukura të saj me dy fëmijët, Princ Ëilliam dhe…
Kingsley Coman u quajt pa asnjë dyshim, heroi i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, ku shënoi golin e fitores në këtë përballje. 24-vjeçari francez shënoi një gol në minutën e 59-të duke i dhënë trofeun Bayern Mynih në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain. E pas këtij momenti historik, ai shkoi me pushime dhe duket se u kënaq shumë në jaht me të fejuarën e tij. Paparacët kanë fiksuar disa momente intime mes tyre, në pushimet luksoze, ku djaloshi i ri dukej se nuk e vriste mendjen për njeri, a thua se ishte i panjohur. Goli i fitores në finalen e…