Një aksident ka ndodhur mbrëmë pranë kryqëzimit tek “Piramida” në Tiranë. Në pamjet filmike do të shikoni se si njëra makinë e cila do të kthehet majtas përplaset me një makinë që vjen nga pas. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm disa dëme të lehta materiale.
Author: tirana
Nga Zhaklin Lekatari Sado që më ka dala goja nga vendi duke treguar për himenin apo konceptin e virgjërisë, më duket sikur jemi ende në vend. Inboksi mbushet me pyetje apo me mesazhe të kësaj natyre: “ Jam e virgjër ?”, “Do ta dallojë nëse jam/s’jam ?”, “ Nuk më doli gjak herën e parë ai do më çojë te gjinekologu”. Më thënë të drejtën këto mesazhe me zemërojnë dhe jo sepse nuk e kuptoj ambientin arkaik dhe patriarkal ku jeni rritur dhe rriteni; por nuk arrij të kem asnjë pikë empatie për mungesën e iniciativës, kurajos, vullnetit, luftës, reagimit për të zhbërë…
Shënohet një ngjarje e rëndë në Greqi mëngjesin e ditës së sotme, ku një 59-vjeçar shqiptar ka goditur më thikë një infermierë në spital e më pas është hedhur nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç. Ai ishte i shtruar në spital për probleme që nuk kanë lidhje me covid, por dyshohet se ka pasur probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë. Infermieria e plagosur,deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për…
Verifikim si operacioni forca e ligjit ka nisur krimi ekonomik dhe njësia e anti-trafiqeve në policinë e shtetit për mjetet luksoze. Në më pak se 72 orë janë 4 mjete të bllokuara shoferëve të papunë por me mjete nga 80-150 mijë euro vlera, ndërsa pritet që në total të kontrollohen rreth 5 mijë mjete. Krimi ekonomik dhe njësia e anti-trafiqeve do të kalojnë në filtër të gjithë shoferët me mjete luksoze të cilët janë proceduar për shkelje të shumta në rrugë, e nga ana tjetër rezultojnë të papunë, të paregjistruar pranë tatimeve apo sigurimeve shoqërore në vend. Burime nga ky…
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini po e kalon fundjavën jashtë Tirane. Së fundmi në rrjetet sociale ajo ka publikuar një foto nga burrin saj Ardan Molliqaj, ku shfaqen në Kanionet e Holtës në Gramsh. Të veshur sportivë, ata po kalojnë fundjavën mes kësaj bukurie natyre, ku nuk mungojnë edhe buzëqeshjet. Por lidhur me këtë foto ka reaguar edhe ish-zëvendësministrja e Financave, Adriana Berberi, e cila shprehet se arsimi nuk mund të drejtohet me “kinezërira” në Facebook. Ish-zyrtarja e PS-së i thekson ministres Shahini se nuk duhet të tallet me tolerancën qytetarëve, pasi një ditë kjo do t’i kthehet mbrapsht në…
Partia Demokratike ka reaguar sërish për emërimin e Albert Dervishajt në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke thënë se ai ka qenë ish-agjent i Sigurimit të Shtetit. Në një dalje për mediat nga selia e blu, ish-deputetja Izmira Ulqinaku thotë se Rama dhe Lleshaj shkelën ligjin me këtë emërim, ndaj sipas saj Dervishaj duhet të shkarkohet. “Heshtja e tyre konfirmon skenarin për kapjen e policisë”, u shpreh Ulqinaku, teksa theksoi se ata duhet të mbajnë përgjegjësi. “3 ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike se në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit…
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar për debatin e marrëveshjes së detit, ku pala greke ka deklaruar se do zgjerohet m 12 milje në detin Jon. Balla në një reagim në Facebook shkruan se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me Greqinë dhe se ccdo pretendim është gënjeshtër. E vetmja marrëveshje sipas tijë shtë ajo që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe që është firmosur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Postimi Meqenëse PD-LSI vazhdojnë të konsumojnë në publik çorbën e prishur që po vetë e gatuajnë, lidhur me “marrëveshjen e fshehtë të detit me Greqinë”,…
Pak ditë më parë, Rozana Radi bëri publik rastin me audio dhe video se si një lypës i kishte vjedhur një shumë parash në biznesin e saj të veshjeve, së fundmi pre e grabitjes ka rënë edhe moderatorja Dojna Mema. Mema ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram teksa tregon se si i kanë vjedhur pasqyrën e makinës. Më pas duket se Mema e mori me sportivitet. Në një tjetër video Dojna pyet gjyshen e saj se çfarë ka për t’ thënë atij që vodhi pasqyrën, ndërsa kjo e fundit i uron që mos bëjë kurrë hajër…
Moderatorja Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti. Ashtu si ndodh në të gjitha shtatzënitë trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë. Deri tani, moderatorja na ka treguar vetëm dekoltenë, madje duke bërë edhe shaka me faktin që gjoksi i saj është rritur
Kilometrat e përshkuara janë shpesh shigjeta e peshores. Mund të rastisë që gjen rishitësa apo persona që shesin makinën e tyre, që “fusin dorë” në kilometrazh për ta “rinuar” makinën. Por duhet të mësosh të shohësh sinjale të tjetra që tregojnë gjendjen e makinës. Karroceria Kontrollo që karroceria e makinës të mos ketë ndryshk. Verifiko mbylljen e dyerve e të kofanos dhe shiko nëse boja e makinës është homogjene pasi makina mund të ketë pësuar aksident nëse lyerja nuk është e njëjtrajtshme. Gomat Nëse janë shumë të konsumuara, vlera e makinës duhet ridiskutuar. Po ashtu, nëse gomat janë konsumuar në…
Në një kohë kur teknologjia e përcjellë informacionin në kohë reale tek njerëzit, shumë kompani private shpenzojnë para nga portofoli i tyre financiar për të reklamuar aktivitetin në rrjete sociale, nëpërmjet sponsorizimeve. Një trend të tillë ka ndjekur edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Fondi prej 3 milionë lekë (të vjetra) është fituar nga një kompani e re, e themeluar në qershor të këtij viti. /tirananews
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga përfundimi i punimeve të një tjetër ujësjellësi, këtë radhë në Gramsh. “Nga një rrjet ujësjellës – kanalizimesh të vitit 1960, rreth 15 mijë banorë do të kenë në dispozicion një sistem të ri dhe do t’i lenë përfundimisht pas, plot 6 dekada pa ujë të pijshëm 24 orë në rubinetin e shtëpisë së tyre”, shkruan Rama. Postimi i Ramës KANTIERI I UJIT në Gramsh, me 90% të punimeve të kryera është drejt përfundimit dhe në tetor 2020 banorët e Gramshit e të disa fshatrave përreth, do të kenë më në fund 24 orë…