Fushata elektorale ka trokitur në dyert e mazhorancës, e cila po shtrëngon muskujt për të marrë me çdo kusht një mandat të tretë qeverisës. Puna do të nisë këtë të martë me mbledhjen e grupit parlamentar, dhe më tej me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Nga kjo mbledhje do të dalë dhe kryesia e re e Partisë Socialiste, e cila, do të jetë shtylla kryesore e fushatës për zgjedhjeve të pranverës së ardhshme. Pas kësaj, do të nisë përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. “Do të ketë siç ka pasur historikisht një konsultim me anëtarësinë e partisë për emrat e përfaqësuesve të…
Author: tirana
Pritjes së maturantëve i erdhi fundi. Duke nisur nga sot, u publikua renditja e maturantëve, që do të nisin studimet e larta, në 35 universitete publikeve private. Janë rreth 22 mijë maturantë, që kanë aplikuar. Renditja shikohet në portalin U-Albania, në këndin e maturantit. “Nesër, pra më 1 shtator, maturanti ka të drejtë, të paraqesë aplikimin, nëse ka Ndërsa nga 2 shtatori nis regjistrimi, pranë fakulteteve.” Regjistrimi do të kryhet me 7 faza 48 orëshe dhe mbyllet në 15 shtator. Më pas nis regjistrimi ne formularin A3. 20 mijë maturantë rezultuan me notë mesatare mbi 6.5, ndërsa 2000 të tjerët,…
Një çorbë të gatuar nga PD e LSI, i ka cilësuar kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, debatet e lindura pas deklaratës së Greqisë për t’u zgjerua 12 milje në det. Balla tha se nuk ka marrëveshje mes dy vendeve dhe se grupi negociator po ndryshon për shkak të lëvizjeve që disa anëtarë kanë patur në pocizionet e tyre. “Nuk ka një marrëveshje të re me Greqinë, sepse duhet ta sqarojmë për cdo qytetar shqiptar që mund të jetë ngatërruar në çorbën e gatuar prej PD apo LSI, sepse marrëveshjen bëhen mes shteteve. Marrëveshjet negociohen mes qeverive për…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ndërtimi i një tjetër projekti. “Kantieri i ujit në Shijak, do të transformojë rrënjësisht një rrjet të ndërtuar në vitin 1960, ku ata që i morën Shijakut votën lumë 25 vjet nuk shtuan asnjë pikë ujë në çezëm”, shkruan Rama. Kryeministri shton se banorët e Shijakut do të kenë edhe 24 orë ujë pa ndërprerje brenda vitit 2021. Postimi i Ramës KANTIERI I UJIT në Shijak, do të transformojë rrënjësisht një rrjet të ndërtuar në vitin 1960, ku ata që i morën Shijakut votën lumë 25 vjet nuk shtuan asnjë pikë ujë në…
Një 25-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, pas divorcit është kthyer tek prindërit. Ngado që shkon ajo poston fotografi në Instagram. E dhënë pas modës, ajo dukej sikur në çdo lokal që ulej, restorant që frekuentonte ajo shfrytëzonte ambientet për të reklamuar veshjet, aksesorët apo çantat deri ditën kur harroi rrjetet sociale hapur dhe kur prindërit lexuan një komunikim që i tronditi. Prindërit dyshojnë se e bija është përdoruese droge dhe nga varësia e drogës ajo ushtron edhe prostitucion. Këtë bindje sipas burimeve policore të gazetës Si, kallëzuesit P. A që është i ati, ia ka përforcuar një mesazh i dërguar…
Kryeministri Edi Rama inspektoi banesat e rindërtuara në zonën e Petrelës, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri Arben Ahmetaj. Teksa inauguruan një shtëpi të re për një familje, banesa e dikurshme e të cilës u shemb nga tërmeti që goditi vendin vitin e shkuar, më 26 nëntor, në bashkëbisedim e sipër, Veliaj komplimentoi vajzën e vogël të familjes, duke u shprehur se ishte edhe më e bukur se personazhi kryesor në filmin “Frozen”. Në këtë moment ndërhyn Rama: “Mos hyr me këto i bukur i shëmtuar se na more në qafë me atë që the: Çunat janë zdromsa,…
Për shkak të pandemisë së koronavirusit dasmat janë të ndaluar, por ka edhe nga ata që i thyejnë rregullat. Kur kjo ndodh nga radhët e politikë situata bëhet edhe më serioze. Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, është parë duke marrë pjesë në një aheng familjar. Në një video të publikuara në media, Rexhaj shihet duke kërcyer në një dasëm. “Kemi marrë pjesë në një aheng të ngushtë familjar të mikut tonë, në shtëpinë e tij dhe me familjen e tij”, ka thënë Rexhaj. Ndërsa në mbledhjen e 28 korrikut të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që të ndalohen ahengjet…
Librazhd/ 50 vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur, ja arsyeja! Bëhet me dije se ai është vetë varur pasi vuante nga depresioni.
Që nga fillimi i pandemisë, e cila në vendin tonë u zyrtarizua me rastin e parë të infeksionit në fillim të muajit mars, nuk ka pasur abone autobusash urbanë pasi ky transport u ndërpre si masë parandaluese e koronavirusit. Sot pas 6 muajsh, ka nisur prodhimi dhe shpërndarja e tyre. Abonetë e urbanëve mund të gjenden kollaj në kioska, por ato shpërndahen dhe nga vetë faturinot në autobusë. Kujtojmë që në muajin korrik dhe gusht qytetarët kanë udhëtuar pa pasur mundësinë e blerjes së aboneve.
Tirana ka qenë me të vertetë me shumë fat shortin e sotëm të Europa League. Ishte parashikuar që nga 10 skuadra, dy prej tyre të përfitonin kalimin direkt në raundin e play-off. Kështu, goglat përzgjodhën bardheblutë, së bashku me Ludogorets, si dy ekipet që nuk do të kenë nevojë të zbresin në fushë për turin e tretë eliminator të Ligës së Europës. Kështu, objektivi i Tiranës për të qenë pjesëmarrës në fazën e grupeve afrohet gjithnjë e më shumë dhe tashmë është larg vetëm 90 minuta ose më shumë. Ndërkohë, Tirana do të përfitoj edhe shumën e parashikuar për turin…
Debati mes dyshes së famshme të ekranit, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiut pas përfundimit të festivalit të RTSH-së, mori vëmendjen më të madhe. Shkak për debatin thuhet se u bë Arilena Ara, e cila rrëmbeu vendin e parë në festival përballë Elvana Gjatës, për të cilën Alketa u shpreh se “kënga e saj ishte festa e festivalit”. E pyetur për raportin me Verën, Alketa la të kuptohej se gjërat ishin sqaruar dhe se raporti mes tyre ishte solid, por nuk e mohoi përplasjen që pati me të. “Është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen. Është një raport…
Victoria Beckham është një nga femrat më në formë të shoëbiz-it. Mirëpo linjat e saj i dedikohen plotësisht regjimit të saj strikt. Ajo ka një rregull 20-vjeçar për mosngrënien e karbohidrateve, të cilin e ka thyer gjatë karantinës. David ka gatuar shumë teksa kanë qenë të izoluar për shkak do të marrë pjesë në programin Celebrity Bake Off dhe ka eksperimentuar me receta. “Victoria nuk ka futur asnjë karbohidrat në gojë që nga viti 2001. Por në fillim të karantinës, David filloi të eksperimentonte me receta, duke bërë pica. Menjëherë sapo provoi një copë pice, ajo nuk mund të ndalej…