Author: tirana

Probleme me stomakun dhe zorrën e trashë Kafeja ka një efekt laksativ. Ajo nxit prodhimin e një hormoni që përshpejton aktivitetin në zorrën e trashë. Kur konsumoni më shumë kafe seç duhet, zakonisht mund të keni probleme me jashtëqitjen, në disa raste edhe diarre. Ndiheni të lodhur ditën tjetër Kafeja stimulon sistemin nervor për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe gjithashtu përmirëson performancën fizike me 11-12%. Por ka një anë të keqe. Studimet tregojnë se pasi pini shumë kafe, mund të ndiheni të lodhur ditën tjetër dhe të përballeni me një gjendje si përgjumje. Keni ankth Dozat e larta të…

Read More

Eva Murati është një nga vajzat më të dashura të ekranit shqiptar. Moderatorja e famshme ka zgjedhur të kalojëdisa ditë pushimi në bregdet, ku sigurisht nuk kanë munguar fotot në “Instagram”.Champions League tashmë ka stopuar dhe Eva ka gjetur kohë për të pushuar. “Champions pushim, me pushimepërsëri”, shkruan moderatorja.Murati nuk nguron të postojë foto të ndryshme në “Instagram” dhe format e saj janë perfekte. Tashmë të gjithëtifozët po presin rifillimin e kompeticionit europian, për të parë sërish bukuroshen në ekran.

Read More

Presidenti Meta i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ku kërkon informacion për çështjen e detit. Kujtojmë se që nga deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis i cili komunikoi në parlamentin grek për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në det çështja u shoqërua më një sërë debatesh në vendin tonë. “Informacion mbi komunikimin me kryeministrin grek apo zyrtarë të tjerë. Informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare për çështjen e detit. Kërkojmë informacion për veprimet që do ndërmarrë qeveria shqiptare”, shkruhet në letër.

Read More

Pas shpalljes së rezultateve të votimit në Malin e Zi, reagoi ish-kryeministri Berisha i cili tha se qytetarët atje votuan të lirë dhe të qetë, megjithëse dy persona ndikuan rezultatin e zgjedhjeve, Rama dhe Vuçiç. Ai e quajti kryeministrin shqiptar Zografi Bis (akt i pastër tradhëtie), pasi sipas Berishës përçau shqiptarët dhe partitë e tyre politike. Sakaq, ish-kryeministrit i është përgjigjur dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Përmes një shënimi në facebook, Spiropali thotë se Berisha (dhe të tjerë) janë gati të gëzohen për serbët e rusët, vetëm për inat të Ramës. Ajo i konsideron të mjerë që…

Read More

Me rastin e 100-vjetorit të ‘Luftës së Vlorës”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut Vlorë kanë organizuar një Konferencë shkencore Kombëtare. Të ftuar në këtë konferencë do të jenë kryeministri Rama, Presidenti Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Konferenca do të zgjasë rreth 1 orë e 30 minuta, ku Rama, Meta dhe Ruçi do të kenë mundësi të thonë fjalën e tyre përshëndetësë. Pas shumë replikash e sulmesh në distancë, do të jetë një “luftë” ajo që do të bashkojë Ramën dhe Ruçin me Metën, por këtë herë duke folur paqësisht, pasi lufta për…

Read More

Rezarta Shkurta ka publikuar në faqen e saj në Instagram, një letër që si duket i ka mbërritur në ‘inbox’ nga një qytetar, i cili ka qenë një djalë i ri në kohën e komunizmit e sot është bërë prind. Ai e pranon që asokohe e ka urryer diktatorin, pasi nuk ndihej një njeri i lirë, donte të paguhej sa vendet e perëndimit, të blinte një makinë, të dëgjonte e të këndonte këngë të huaja. Ai shkruan se kur vdiq Enver Hoxha, nuk qau, por përkundrazi, u tall nën zë. Sot ai pranon se ka shtëpi e makinë, por i…

Read More

Fundi i verës po jep sinjale pozitive në lidhje me situatën nga përhapja e virusit. Epidemiologët po vënë re rënie të ndjeshme të pozitivitetit në popullatë dhe rritje të numrit të personave të shëruar. Ilir Alimehmeti tregon se edhe Shqipëria po i afrohet situatës se vendeve të tjera, por me disa javë më vonë. Dy mendohet të jenë arsyet që po na çojnë në këta tregues, cikli i virusit dhe sjellja e qytetarëve. “Numri i të shëruarve ka filluar të jetë më i madh se numri i rasteve të reja, përqindja e rasteve pozitive ka nisur të bjerë. Para tri…

Read More

Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim për abuzimin me tenderë fiktivë të kompanisë Image & Communications Development në pronësi të Igli Gjelishtit. Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Endri Hasa tha se AKSHI i ka dhënë kësaj kompanie 2.5 miliard lekë tenderë fiktivë vetëm përgjatë muajit korrik. Lidhur me këtë denoncim të bërë nga Partia Demokratike ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Në një postim të tijin në Facebook, gazetari ngre një seri pyetjesh që lidhen me portalin e-Albania, tenderat fiktive të Image & Communications Development si dhe mënyrën sesi është pasuruar kompania në pronësi të Igli Gjelishtit.…

Read More

Koloneli i njohur Myslim Pasha, i cili në 2009-ën denoncoi marrëveshjen për kufirin detar Greqi-Shqipëri, marrëveshje e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar sërish lidhur me zgjerimin e shtetit fqinj me 12 milje. Myslim Pasha është shprehur se se drejta ndërkombëtare i jep të drejtë të dyja vendeve për t’u zgjeruar me 12 milje, por shton se pa marrëveshje me Shqipërinë, Greqia nuk mund të aplikojë për zgjerim në det. REAGIMI I PLOTE PER NEWS 24 Në këto ditë të shqetësuara dhe me ndjeshmëri të lartë të opinionit shqiptar dhe atij grek nga ana e Republikës…

Read More

Moderatorja Luana Vjollca vetëm 2 javë pasi publikoi super projektin me këngëtarin latin Jay Santos është gati për të tjera suksese. Në Instagram, Luana ka zbuluar se po përgatitet për një projekt të ri, ndërsa nuk kanë munguar fotot e videot nga seti fotografik që ka bërë. Megjithëse moderatorja ka preferuar të tregohet diskrete lidhur me këtë pjesë, sekreti s’është mbajtur dot i fshehtë për më gjatë! Mediat kanë zbuluar se Luana po përgatit një set fotografik për firmën e famshme ndërkombëtare “Guess”, pasi është zgjedhur si imazhi i saj. Epo, do t’i kënaqen sytë të gjithëve kur të shohin…

Read More