Author: tirana

Partitë opozitare në Mal të Zi do të krijojnë qeverinë e re, pas fitores në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura ditën e djeshme. Sot u zhvillua një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapië, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi. Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat…

Read More

Një grua ka rënë në prangat e policisë në Podujevë pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, pasi gruaja nën efektin e alkoolit kishte shkuar në shtëpi dhe kishte sulmuar bashkëshortin e saj. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, njofton policia. Ndërkohë viktima e dhunës nuk ka pranuar trajtim mjekësor, dhe bashkëshortja është lënë që të hetohet në gjendje të lirë.

Read More

Zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Pogradec kanë pezulluar punën ditën e sotme. Kjo pasi bashkëshorti i një punonjëseje ka rezultuar ditë më parë me Covid-19 dhe është i shtruar në kryeqytet. Sot mësohet se në këto zyra janë kryer dezinfektime ndërsa puna do të vijojë me masa të rrepta për të gjithë qytetarët. Ndërsa do të gjurmohet nëse punonjësja ka pasur kontakt me kolegët ose jo.

Read More

Gjatë procesit të thënies së lejeve të legalizimeve, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u përball me një qytetar i cili kishte 3 vite që kishte bërë regjistrimin, por akoma nuk kishte marrë lejen e legalizimit. Lame iu përgjigj se atë e kap ligji i vjetër dhe pritet miratimi i VKM-së, ndërsa qytetari kërkoi një vërtetim për këtë gjë, çka bëri që Lame t’i përgjigjet me batutë që i vetmi konfirmim është që të marrë në telefon kryeministrin Rama nëse është firmosur. Banori: Përshëndetje, jam banor i lagjes. Çështjen e legalizimit doja ta shtroj. Kam 3 vite që kamë bërë regjistrimin. Shkoj…

Read More

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë pasdite, teksa një 50-vjeçar ka rënë nga shtylla dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, në fshatin Fitore. 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka hipur në shtyllë për të rregulluar linjën e internetit. Por fatkeqësisht, ai është rrëzuar nga shtylla. 50-vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Read More

Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga mediat greke, ku një pacient shqiptar sulmoi me thikë infermieren e spitalit ku ishte i shtruar prej ditësh. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit, teksa mësohet se infermierja ka lëndime serioze dhe në të gjithë trupin, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka thënë për mediat fqinje se shqiptari do i priste arterien kryesore dhe se ajo luftoi me të gjitha mënyrat për jetën e saj. “Ai do të më priste arterien karotide, por unë luftova me të gjitha forcat për jetën time. Për fat të mirë pacientët…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve jep një lajm të mirë. DPT njofton se është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për shqiptarët, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020. Sipas njoftimit zyrtar, çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë: mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar,formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare; vetëdeklarim për pëlqimin e individit për…

Read More

Akrepi Për Akrepin, dashuria dhe pasioni janë gjithçka. Ata janë qenie jashtëzakonisht të zjarrta dhe kur dashurojnë, ata japin gjithçka. Problemi është se vetëbesimi i tyre ngre një mur që disa nuk mund të pëlqejnë. Prandaj, derisa të heqin dorë përfundimisht nga përpjekja e tyre për të tërhequr vëmendjen e dikujt, ata do të humbin shumë kohë dhe energji. Shigjetari Shigjetarët janë shumë ëndërrimtarë dhe jashtëzakonisht romantikë. Prandaj, ata ënd ërrojnë të jenë pranë personit që e duan ditën dhe natën. Problemi është se ndonjëherë ata ngecin shumë në imagjinatat e tyre dhe kur bëhet fjalë për veprim në jetën…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për të kontraktuar kompaninë e cila do të ribëjë dhe njëherë projektin për dy segmentet e mbetura të Unazës së Madhe të kryeqytetit: Unazës Lindore e cila lidh zonën e Shkozës dhe të Dajtit me Kodrën e Priftit dhe vazhdimit të pjesës së unazës nga rrethrrotullimi Shqiponja te Lumi i Tiranës dhe Bulevardi i Ri. Këto janë dy akset e fundit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, për të cilat nuk ka nisur ende puna, por që përfundimi i tyre eleminon pjesën më të madhe të trafikut në kryeqytet. Nevoja për rishikimin e projektit…

Read More

Celularët iPhone 12 duket se do të jenë më të kushtueshëm se ekuivalentët e tyre të iPhone 11, tregon një raport i ri Duke qenë se Apple mund të largojë mbushësin nga kutitë e iPhone 12, ishte e pritshme që çmimi i iPhone 12 këtë vit të ishte më i ulët. Raporti i ri i kompanisë në tregun e telefonave të mençur përfshin parashikime për çmimin e serisë iPhone 12, transmeton Telegrafi. Ju mund të shihni tabelën e plotë më poshtë, dhe çmimet e iPhone 12 fillojnë nga 699 dollarë (585 euro) në 749 dollarë (630 euro) për iPhone 12…

Read More

Gushti do të mbyllet me temperatura të larta. Sinoptikanët parashikojnë një të diel të nxehtë që shënon dhe zyrtarisht ditën e parafundit të verës. Ndërsa shtatori pritet të nisë i freskët, temperaturat do të bien, por sërish do të kemi ditë me diell për t’i shfrytëzuar për plazh, pasi termometri do të shkojë 35 gradë, duke nisur nga mesi i javës së parë. “Fundjava e fundit e muajit gusht do të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të kthjellët. Pritet që vlerat termike të shënojnë 38-39 gradë celsius”, – tha për Tv Klan sinoptikania Adiola Bani. Ndërsa shtatori, edhe…

Read More