Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Një student i mirë do të mbetet gjithmonë modest dhe i vogël përpara mësuesit të tij”, Alketa Vejsiu tregon edhe njëherë sa falenderuese ndihet ndaj Verës për ç’ka ka arritur

14:19 / August 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alketa dhe vera 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debati mes dyshes së famshme të ekranit, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiut pas përfundimit të festivalit të RTSH-së, mori vëmendjen më të madhe.

Shkak për debatin thuhet se u bë Arilena Ara, e cila rrëmbeu vendin e parë në festival përballë Elvana Gjatës, për të cilën Alketa u shpreh se “kënga e saj ishte festa e festivalit”.

E pyetur për raportin me Verën, Alketa la të kuptohej se gjërat ishin sqaruar dhe se raporti mes tyre ishte solid, por nuk e mohoi përplasjen që pati me të.

“Është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen. Është një raport shumë solid që do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë. Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për ovacion pati përplasje”, u shpreh ajo në një intervistë për emisionin “Ilva Noë”.

Më pas Vera Grabocka mori të gjithë vëmendjen me një postim në Instagram krah Alketës, ku shkruante fjalët më të bukura për të.

“20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”- ishin fjalët e Alketës për moderatore, duke lënë të kuptohet se ato po vazhdonin të bashkëpunonin si gjithmonë.

Por si janë sot marrëdhëniet mes dyshes?

Ka qenë Alketa ajo e cila ka bërë një deklaratë për Vera Grabockën, për të cilët shprehet se i është gjithnjë mirënjohëse dhe e përulur, pavarësisht momenteve historike që mund të ketë arritur në karrierën e saj.

Moderatorja me siguri i referohet pjesëmarrjes së saj në Sanremo, ku arriti të plotësonte një ndër endrrat e saj më të mëdha. Por ajo thekson se edhe pas përplasjes profesionale që pati me Verën, puna është ajo që i bashkon sërish, me një projekt të ri që nis së shpejti.

Ja statusi i Alketa Vejsiut:

“Një student i mirë do të qëndrojë gjithmonë i përulur dhe mirënjohës përpara profesorit të tij! Ju mund të kaloni momente historike në jetën tuaj, por duhet të shikoni gjithnjë nga origjina dhe t’i kujtoni vetes “si u ngjita në atë mal të pjerrët?”

Me @veragrabocka duke punuar për formatin e ri. Zyre me pamje nga deti🙈

Një student i mire do te mbetet gjithmonë modest dhe i vogël përpara mësuesit të tij dhe t’i kujtojë vetes gjatë rritjes që kreshtën e malit nuk e ngjiti vetëm!”

https://www.instagram.com/p/CEekzrAnDdo/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.