Zakonet e shëndetshme të gjumit mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në cilësinë së jetës. Gjumi i papërshtatshëm mund të ketë një efekt të dëmshëm për shëndetin dhe mirëqenien. Zakonet e dobëta të gjumit jo vetëm që ndikojnë në nivelin e energjisë suaj, por ato gjithashtu mund të rritin rrezikun tuaj për kushte serioze si sëmundja e zemrës dhe diabeti. Ndërsa një natë pa gjumë nuk do t’ju vrasë, periudhat e vazhdueshme të gjumit të dobët do të kenë efekte të padëshirueshme në shëndetin, gjendjen shpirtërore dhe produktivitetin tuaj. Nëse keni probleme të bini në gjumë ose të qëndroni…
Author: tirana
Bashkimi Europian vendosi sot për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Këtë vendim e ka mbështetur edhe presidenti Ilir Meta, i cili shton se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Postimi i Metës Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik. https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3269238909789026
Policia e Kosovës ka gjetur 26 persona, prej tyre 13 fëmijë në dy shtëpi në Prishtinë ku dyshohej se trafikoheshin qenie njerëzore. Në mesin e këtyre personave është gjetur edhe 21 vjeçari me iniciale M.S., i cili ishte duke bashkëjetuar me një 13 vjeçare nga Greqia. Policia e Kosovës ka arrestuar 21 vjeçarin ndërsa viktimës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre. Ndërsa 24 persona të tjerë janë gjetur në dy shtëpitë e kontrolluara,…
Vendi i tij është një nga pikat e nxehta që politikanët gjermanë fajësojnë për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Gjermani. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë flet në një intervistë për BILD për akuzat dhe se si vendi i tij po lufton koronavirusin. BILD: Zoti kryeministër, janë vendet tuaja që fajësohen pjesërisht për këtë fakt. A po rriten të prekurit me koronavirus? Rama: Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian, sepse në fund të fundit shifrat flasin vetë. Numrat e lartë janë për këdo një kërcënim. Por…
Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë raportuar një rritje të bilancit të personave të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Emergjencat Civile, 642 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus brenda një dite, shifër kjo që nuk ishte regjistruar në vend që prej muajit maj. Gjithashtu 7 persona të tjerë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, krahasuar me 5 që ishin një ditë më parë. Megjithatë autoritetet e justifikojnë rritjen e numrit të të prekurve të rinj me shtimin e testimeve. Gjatë 24 orëve të fundit u testuan mbi 71…
UEFA ka konfirmuar sot se ndeshja e SuperKupës së UEFA më 24 shtator që do të mbahet në Budapest do të jetë një test për lejimin e tifozëve pas vetizolimit për shkak të pandemisë COVID-19, por është edhe një mendim që ndeshja të zhvillohet në një stadium më neutral. Praktikisht, shumica e ndeshjeve në Europë janë luajtur pa shikues që nga fillimi i marsit, kur pandemia filloi të shpërndahet në kontinentin tonë. Masat e vetizolimit janë lehtësuar shkallë-shkallë në disa vende të ndryshme, kurse UEFA ka mbajtur sot një videokonferencë me 55 sekretarët dhe kreyetarët e federatave për të “diskutuar…
Bashkimi Europian nuk njeh zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se zgjedhjet nuk ishin as të drejta dhe as të lira. “Zgjedhjet nuk ishin as të drejta dhe as të lira dhe për këtë arsye, ato absolutisht nuk mund të njihen”, tha Merkel. Po ashtu, Merkel u shpreh se BE mbështet udhëheqësit e opozitës, kurse shtoi se dënon dhunën e ushtruar nga pushtetarët ndaj protestuesve paqësorë. Merkel theksoi se qytetarët e Bjellorusisë duhet të zgjidhin vetë rrugën e tyre, pa pasur asnjë lloj ndikimi. Angela Merkel paralajmëroi Rusinë, duke thënë se shteti rus kishte ndikim të jashtëm.…
Duket se fenomeni i kanabisit në Lazarat është shfaqur edhe 7 vite pasi u pretendua se u shkatërruar në fshatin jugor. Një 54- vjeçar me emrin Shkëlqim Basha kultivonte në oborrin e shtëpisë kanabis dhe është arrestuar sot nga Policia. Gjatë një kontrolli atij iu gjetën bimët narkotike që kultivonte si dhe armë luftarake brenda banesës.
Gjendet një grua e mbytur në detin Adriatik, pranë Velipojës. Sipas informacioneve zyrtare, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, ende e pa identifikuar. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje
Këshilli Europian ka diskutuar sot për krizën dhe tensionet në Bjellorusi teksa ka mbështetur propozimin e Edi Ramës si kryetar i OSBE për dialog. Në një pikë të deklaratës së KE, thuhet se BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së të dhënë nga Rama për dialog mes palëve si dhe është gati të ofrojë edhe ajo ndihmë për të përmirësuar marrëdhëniet. Por ndërkohë ministrant e BE parimisht më parë ranë dakord të sanksionojnë çdo zyrtar të lartë bjellorus që ishin përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut tek protestuesit si dhe në manipulimin e votave. Kryeministri Edi Rama dy ditë…
Të flesh herët e për rrjedhojë të plotësosh të gjitha orët e gjumit që i duhen një njeriu është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni organizmit. Por kjo jo gjithmonë është e mundur edhe kur keni disa minuta të shtrirë në shtrat me sytë e mbyllur.Ndjesia e pagjumësisë në ato momente dulet sikue nuk ka zgjidhje dhe nuk do të mbarojë kurrë. Për të hequr dorë nga kjo rutinë e bezdisshme që mund t’i ndodhë kujtdo, AgroWeb.org ju këshillon që të provoni këto katër pije para se të shkoni për të fjetur.Zgjidhni një kombinim që ju…
Duket se Inis Gjoni ka bërë pakt me ‘djallin’ për të mbetur gjithmonë e re dhe seksi, njësoj sikurse u shfaq në ekran 20 vite më parë. Sot është 44 vjeçe dhe nënë e një vajze por siç mund ta shikoni, format trupore nuk e kanë ‘tradhtuar’. Inisi është shfaqur në plazh me një palë rroba banjoje pasqyrë duke i ‘verbuar’ të gjithë pushuesit.