Ministria e Shendetësië raporton 2 viktima dhe 158 të infektuar brenda 24 orëve në Shqipëri Njoftimi nga ministria Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 158 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin,…
Author: tirana
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino thotë se përhapja e infeksionit COVID-19 dhe rritja e të prekurve në këtë periudhë po shkaktohet nga festat dhe grumbullimet e të rinjve në plazhe, nga dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat po zhvillohen ende si më parë. Përfaqësuesja e komitetit teknik denoncon publikisht thyerjen e karantinës nga personat e infektuar. Bino i kërkon policisë dhe strukturave vendore të punojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të infektuarit që dalin nga izolimi. Kjo sjellje sipas saj po dëmton punën e deritanishme të mjekëve dhe epidemiologëve në terren. Bino thotë se Tirana vijon…
Policia greke ka dhënë alarmin për një 27-vjeçare shqiptare e cila është zhdukur pa lënë gjurmë. Mësohet se 27-vjeçarja Antonia Nikolla nga Profit Ilia të Iraklios në Kretë ka patur kontaktin e fundit më bashkëshortin e saj. Për herë të fundit ajo ka folur me të shoqin në telefon në datën 12 gusht. Që pas asaj telefonate nuk dihet më asgjë për të. Familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka nisur kontrollet por pa asnjë rezultat deri më tani. Sakaq autoritetet greke kanë publikuar të dhënat e 27-vjeçares shqiptare duke kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve por dhe të atyre…
Një tjetër terapi e re do të hyjë në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në spitale. Bëhet fjalë për terapinë me plazmë nga personat që e kanë kaluar COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, dy spitaleve universitare, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” ka nisur procedurën për terapinë e plazmës konvale për trajtimin e të prekurve nga COVID-19 që janë në trajtim spitalor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga banka e gjakut në QSUT ka deklaruar se janë marrë masat dhe janë finalizuar protokollet për terapinë…
Nëse do t’ju lehë qeni brenda shtëpisë dhe shqetëson fqinjët në Gjirokastër do të gjobiteni me 1000 deri një 10.000 lekë. Ky vendim i rrallë është marrë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës, teksa ka mbërritur si shqetësim nga banorët e këtij qyteti. Në vendim thuhet se mbajtja e kafshëve në shtëpi është një akt luksi. “Persona të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiakë, të shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të industrializuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të…
Situata vijon të jetë e rënduar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit 9 persona e kanë humbur jeten nga koronavirusi, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 425. Nga 470 persona të dyshuar si të infektuar me Covid-19, kanë rezultuar pozitivë 162 prej tyre. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna…
“Sa ta gjej shtëpinë dhe do të zhduk fare”. Ky është një nga mesazhet e dërguara Zhaklinë Lekatarit një aktiviste për të drejtat e njeriut dhe blogere që flet publikisht edhe për çështje të marrëdhënieve seksuale. Sipas një burimi të gazetës “Si”, 38-vjeçarja kallzoi pranë sektorit të krimeve kompjuterike të gjitha mesazhet kërcënuese dhe fyese të postuara në inboxin e saj. “Kam një portal ku postoj video të jetës së përditshme me temë informuese”,- tha Lakatari. “Ka disa muaj që në adresat e mia më vijnë mesazhe kërcënuese dhe fyese”- tha Lakatari para policisë. Lakatari tha se në Instagram kërcënuesit…
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Tiranë- Durrës, tek mbikalimi i Shën-Vlashit, ku ka humbur jetën një person. Mësohet se 45-vjeçari me iniciale Sh.Z ka humbur kontrollin e motorit dhe ka pëRfunduar jashtë rrugës. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetojë.
Një pushues 65-vjeçar është mbytur në plazhin e Durrësit. Ende nuk ka të dhëna për identitetin e tij. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Gara mes televizioneve në vend sa vjen e bëhet më e ashpër, ku lufta për audiencë përkthehet në më shumë të ardhura nga reklamat, në një mjedis ku bizneset po tentojnë të kursejnë në shpenzimet e tyre për marketing. Në vitin 2019, TV Klan dhe Top Channel vijuan të ishin televizionet më të mëdhenj në vend, sa u përket të ardhurave. Tv Klan, i cili arriti që vitin e kaluar që të arrinte Top Channel, -që për shumë vjet kishte qenë më i madhi në vend sa i përket të ardhurave-, ka arritur të ruajë kryesimin edhe këtë vit. Sipas…
Dashi Nesër dita do të jetë në përgjithësi e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që ju mbështetin. Duhet të tregoheni më të vendosur e jo oportunistë në çdo rast. Demi Pritet një ditë në të cilën do të jeni të dhënë kryesisht pas punës dhe do të bëni mirë. Është më mirë të jeni të rezervuar. Binjakët Do të jetë një ditë shumë e favorshme sa i takon çështjeve tuaja të punës dhe atyre familjare. Mund të bashkëveproni me persona të cilët do t’ju ndihmojnë në punët tuaja. Gaforrja Duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë kohës…
Skuadrat shqiptare startojnë sot sezonin e ri të Europës, duke nisur me kampionen e Shqipërisë, Tiranën. Bardheblutë do të zbresin të parët në fushë në përpjekje për te marrë një rezultat sa më pozitiv. Pasi kurorëzoi vitin jubile me titullin e munguar prej 11 vitesh, do kërkojnë pas tetë vitesh të kalojnë një tur në kompeticionet europiane. Një kualifikim që vlen shumë edhe në aspektin financiar, pasi në arkat e kampionëve të vendit do të shkonin 380 mijë euro. Në ‘’Boris Paichadze Dinamo Arena’’ skuadra e trajnerit Egbo do te përballet në orën 19:00 kundër gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisi, ndeshje…