Duket si makthi më i keq i mundshëm, një tualet publik që ofron mundësinë e bekuar të çlirimit, por që çuditërisht është krejt transparent. Ky, në fakt, është dizajni i disa tualeteve publike që janë hapur së fundmi në parqet publike në Tokjo. Tualetet transparente, të krijuara nga arkitekti që ka fituar çmimin Pritzker, Shigeru Ban, dhe shumë projektues të tjerë, janë bërë me një xham smart që bëhet sidoqoftë jo transparent, i errët, në momentin kur dikush hyn brenda. Këto tualete u hapën këtë muaj në pesë vende në lagjen Shibuya të Tokjos, në kuadër të një projekti të…
Author: tirana
Zvicra ka vendosur regjimin e karantinës për qytetarët që vijnë nga jashtë shtetit të tyre. Pikërisht autoritetet shëndetësore zviceriane kanë bërë një listë me vendet me risk të lartë të COVID-19. Tashmë për të hyrë në Zvicër nuk mjafton testi negative i COVID-19, por duhet një karantinë 10- ditore, dhe duhet njoftuar brenda 2 ditësh mbërritja në kantonin përkatës, ose në të kundërt karantina do të jetë e plotë 2 javore. Në rast se personat në fjalë nuk karantinohen atëhere gjoba do të jetë 10 mijë franga. Mes vendeve për të cialt bëhet fjalë është dhe Shqipëria, që do të…
Këngëtari Ermal Fejzullahu, ka ndarë një lajm të hidhur, atë të humbjes së xhaxhait të tij dhe vëllait të Sabri Fejzullahut. Këngëtari ka publikuar në InstaStory një foto të vjetër të tijën me xhaxhain, i cili ka qenë pjesë e një prej klipeve të Ermalit. “U prefsh në paqe axha im Shefki Fejzullahu”- ka shkruar ai krahas postimit.
Autoritet e Shëndetit bëjnë me si se një person në Kaliforni është prekur nga murtaja duke u bërë kështu rasti i parë në këtë shtet në 5 vite. Mësohet se personi në fjalë ishte duke shëtitur qenin e tij në South Lake Tahoe kur u pickua nga një plesht i infektuar. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një deklarate për shtyp nga Agjencia e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore e Qarkut El Dorado.Pacienti, emri, mosha dhe gjinia e të cilit nuk është bërë i ditur, aktualisht po merr kujdes shëndetësor nga një profesionist ndërsa qëndron në shtëpi, thuhet…
Ronald Koeman rikthehet në Barcelonë, tashmë si trajner. Tekniku holandez ka pranuar detyrën si teknik i balugranëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi teksa Presidenti Bartomeu ka konfirmuar se pikërisht Koeman është i përzgjedhuri. Por ndërkohë pas shkarkimit të Quique Setien, ka dhënë dorëheqjen drejtori sportive Eric Abidal që tek Barcelona ka luajtur dhe si mbrojtës. Por menjëherë është gjetur zëvendësuesi i tij dhe ai do jetë Ramon Planes.
Eurodeputetja shqiptare e cila përfaqëson Suedinë në PE, Arba Kokalari është emëruar nga grupi i saj parlamentar si përgjegjëse për çështjet Artikut. Ajo shkruan se një nga çështjet problematike të Arktikut, është shkrirja e akujve. Sipas saj duhet një bashkëpunim ndërkombëtar pasi jo kudo ndikon njësoj ky fenomen. Kokalari thotë se mezi pret të fillojë në pozicionin e rëndësishëm për të ndihmuar edhe vendin që ajo përfaqëson. Suedinë që është gjithashtu vend arktik. STATUSI NGA ARBA KOKALARI DATA E RE – BE :S POLICIA KUNDËR ARKTIS Unë jam emëruar në përgjegjësin e grupit tim për çështjet e Arktikut dhe do…
Të gjithë ata që e duan kafen mund të jenë më pak të rrezikuar ndaj kancerit apo sëmundjeve të zemrës, si dhe kanë më pak mundësi që të vuajnë nga depresioni. Por ka edhe më shumë fuqi të fshehura tek kafja, përveç përfitimeve shëndetësore, energjisë dhe shijes së mirë. Besoni apo jo, kafeja është gjithashtu shumë e dobishme për mirëmbajtjen e shtëpisë. Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa mënyra se si mund ta përdorni kafen kur bëhet fjalë për shtëpinë. Largon insektet. Ju mund të përdorni kokrra kafeje për të shpëtuar nga mushkonjat, mizat e tokës, grerëzat dhe insekte të tjerë.…
Rekord i ri është regjistruar këtë të martë me numrin e rasteve të koronavirusit të shpallur çdo ditë nga EODY duke bërë me dije sot për 269 raste në 24 orët e fundit. Nga 269 raste në 24 orët e fundit , 39 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 7472. Kurse, 24 pacientë janë të intubuar ndërkohë që 136 pacientë janë larguar nga ICU. Njëherësh EODY njoftoi edhe dy vdekje të regjistruara duke shkuar numri në 232 vdekje në vend .
KF Prishtina nuk do t ë luajë në Gjibraltar ditën e sotme nga Lincoln Red Imps për Europa League. 8 lojtarë të saj kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Spanjë. Ekzaktësisht të infektuarit janë Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi. UEFA do të vendosë për fatin e ndeshjen por me të gjitha gjasat Prishtina do të eleminohet në tavolinë prej rregullave të reja edhe pse ekipi nga Kosova sipas zyrtarit Kushtrim Sopa është gati të luajë edhe pa lojtarët e infektuar. Në fakt Gjibraltari nuk lejon zhvillimin e ndeshjes…
Ministria e Jashtme ka dhënë detaje rreth vendimit të Greqisë për të njohur pasaportat e skaduara shqiptare deri në datën 31 dhjetor të 2020. Sipas MEPJ, pasaportat do të pranohen si dokumente të vlefshme dhe kjo u krijon emigrantëve shqiptarë lehtësi. Më tej thuhet se emigrantëve shqiptarë nuk do u kërkohet leje kalimi në rast udhëtimi nga Greqia për në Shqipëri. Javën e kaluar u krijua një krizë humanitare në kufirin greko- shqiptar teksa u evidentua që shumë emigrantë kishin ardhur në atdhe pasi u kishte skaduar pasaporta dhe duhet të nxirrnin të reja. Tashmë deri më 31 dhjetor emigrantët,…
Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Vlorë ka marrë vendimin të mbyllë Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, si pasojë e koronavirusit. Mësohet se brenda këtij institucioni janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 dy punonjës, ndërkohë që pritet t’u bëhet tamponi edhe për punonjësit e tjerë. Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Vlorë do të qëndrojë mbyllur nga 7 deri në 14 ditë. Ndërkohe vetëm një ditë, më parë për shkak të situatës, u mbyll totalisht Gjykata e Apelit Vlorë dhe pjesërisht Autoriteti Kombëtar i ushqimit në Vlorë.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti e ka cilësuar si lajm të mirë vendimin e qeverisë për hapjen e shkollave. Alimehmeti thotë se sipas raportit të ECDC, fëmijët nuk janë në risk të shtuar ndërsa shkollat nuk janë ambiente që shtojnë transmetimin komunitar. Mjeku thotë se duhet shfrytëzuar ky muaj për përmirësme të mëtejshme në luftën ndaj COVID-19. STATUSI NGA ILIR ALIMEHMETI ❗Lajmet e mira nuk paskan te sosur sot! Kuptohet me kujdes dhe duke shfrytezuar kete muaj per permiresime te metejshme por…. 🙏SHKOLLAT PO HAPEN!🙏 Raporti i ECDC (European Center for Disease Control) i dates 6 gusht 2020 e thote qarte:…