Kur dikush nuk sillet mirë me ty, pyetja e parë që zakonisht i bën vetes është: A e meriton një shans të dytë? Në këtë pikë duhet të shqyrtojmë se kush është ai person dhe çfarë të ka bërë për ta merituar ose jo faljen tënde. Ndaj ne do t’ju ndihmojmë që të njiheni me pesë shenjat e horoskopit që meritojnë një shans të dytë: DASHI Ndërsa agresiviteti dhe konkurrenca e Dashit mund të bëjë që dikush t’ju kthejë shpinën përgjithmonë, nëse ndaloni të mendoni se çka do të thotë me të vërtetë, a mendoni se mund të jetoni tërë…
Author: tirana
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Uashingtoni është duke e vëzhguar nga afër situatën “e tmerrshme” në Bjellorusi, ku demonstratat masive të opozitës, po goditën me forcë nga ana e pjesëtarëve të sigurisë. “Kjo është një situatë e tmerrshme në Bjellorusi. Ne do ta përcjellin atë nga afër,” tha Trump, më 17 gusht. Në Bjellorusi po mbahen protesta masive që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht, për të cilat, Komisioni Zgjedhor tha se u fituan nga presidenti autoritar, Alyaksandr Lukashenka. Opozita ka thënë që zgjedhjet ishin të manipuluara. Më 16 gusht, dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën në Minsk…
Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen publikisht për mediat që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjen e emigrantëve gjatë krizës humanitare 5- ditore në Kakavijë e Kapshticë. Meta kërkon përsëri ndjesë të gjithë qytetarëve që vuajtën nga kriza dhe që ajo nuk u arrit të parandalohej për të shmangur radhët e gjata në kufirin me Greqinë. Presidenti sot ia faturoi të gjithë përgjegjësinë për situatën qeverisë shqiptare të cilën e konsideroi si të papërgjegjshme. STATUSI NGA ILIR META Mirënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjet e pamerituara të qytetarëve tanë në Kakavijë! Edhe një herë NDJESË…
Tre persona janë arrestuar në Durrës pas kontrolleve gjatë 72 orëve të fundit me radar e drager nga Policia Rrugore. Një prej tyre kishte përplasur me Benz për vdekje një të moshuar 71- vjeçar me mjet bujqësor në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë. Ndërkohë janë pezulluar 51 leje drejtimi si dhe janë gjobitur 1034 shoferë për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës -“Vijon operacioni ROADPOL GUSHT 2020” Kontrolle të shtuara gjatë fundjavës dhe gjatë gjithë ditës së sotme me radar e drager. Arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore 4 drejtues mjetesh. Shërbimet e Policisë…
Identifikohet autori i plagosjes me armë ndaj Klajdi Sulos në Patos, ndërkohë janë shoqëruar dy persona që kanë dijeni për ngjarjen. 31- vjeçari Klajdi Sulo është parë ditën e sotme të lëvizë shpesh me automjetin e tij nëpër Patos, ndërkohë që të shtënat kanë ndodhur ekzakt në të njëjtin vend si 4 muaj më parë. Ngjarja e atëhershme mbeti e pazbardhur dhe nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka ironizuar lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama në Presidencë për dekorimin e Rexhep Meidanit me ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ në 76- vjetorin e tij të lindjes. Presidenca shkruan se Rama ka qenë i ftuar në ceremoni, por me ironi zëdhënësi thotë se e mirëkuptojnë për mungesën pasi ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Sot ra në sy se në dekorimin e Rexhep Meidanit kishte figura të djathta e të majta si Berisha, Basha dhe Nishani apo Bamir Topi, si dhe Pandeli Majko nga qeveria dhe Skënder Gjinushi i Akademisë së Shkencave. Por…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE ka ofruar një vizitë dhe një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet dialogut. Në zgjedhjet e fundit të cilat nxorën fituese Lukashenkon janë nxitur tensione pasi opozita pretendon se Presidenti aktual ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Në një deklaratë të përbashkët Kryesia e OSBE kërkon dialog për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi për shkak se tensionet janë përshkallëzuar. Siç përmendet qartazi në deklaratë, zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi nuk mund të vëzhgoheshin nga OSBE, por kjo e fundit është e shqetësuar për…
Disa vende të Europës ndryshojnë rregullat e hyrjes për qytetarët shqiptarë. Të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë duhet të paraqesin certifikatën e testit për Covid19 i bërë 72 orë përpara udhëtimin, ku të jetë shënuar numri pasaportës dhe i përkthyer në gjuhën angleze. Formulari duhet të përmbajë rezultatin negativ, numër pasaporte dhe emër mbiemër. Shqiptarët që mbërrin në Itali në aeroporte do të përballen me ekipet mjekësore që kryejnë falas tamponin për Covid19. Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh. Gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin/izolimin në banesën e tyre në…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi është shprehur mbi çështjen e fillimit të ri shkollor duke nënvizuar se vendimi mbi skenarin e tij do të merret nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë: “Ne, stafi i MASR, agjencitë tona vartëse, disa nga drejtorët e shkollave, disa nga mësuesit, jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në korrik, kemi ndërtuar edhe një draft-udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor duke synuar gjithmonë që të kthehemi në bankat shkollore. Por, nëse këtë, do ta bëjmë…
Një 31- vjeçar me emrin Klajdi Sulo është plagosur me armë zjarr në Patos. Ngjarja ka ndodhur afër fushës së sportit teksa Policia bën me dije se rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Ndërkohë i plagosuri Klajdi Sulo, është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punonë për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë në këtë ngjarje. NJOFTIMI NGA POLICIA Patos, Fier Informacion paraprak Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç,…
KF Tirana do të shkojë e plotë në Gjeorgji për t’u përballur ndaj Dinamo Tbilisit. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Champions League do të luhet me një ndeshje dhe bardheblutë janë të disavantazhuar në këtë aspekt, por stadiumi do jetë i boshatisur. Më tej FSHF sqaron se është rënë dakord që në Gjeorgji futbollistët mos testohet sërish dhe kështu i hapet rruga plotësisht luajtjes së ndeshjes. Në rast fitoreje KF Tirana përballet me serbët e Crvena Zvezda në Shqipëri. NJOFTIMI NGA FSHF Skuadra e KF Tiranës ka rezultuar e gjitha negativ pas kryerjes së testeve për COVID-19 dhe do…
Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ish- Presidentit Rexhep Meidani ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ që është vlerësimi më i lartë nga Presidenca. Meta teksa mbajti fjalën theksoi se Rexhep Meidani me rolin e tij si President në 97- 2002 është shembull për politikanët e sotshëm. Në ceremoninë e organizuar në Presidencë nga Meta kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara politike si Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani apo Pandeli Majko si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknushi. FJALA E PRESIDENTIT ILIR META I nderuar Presidenti Meidani, i nderuar Presidenti Thaci. Të nderuar Presidentët Berisha, Topi…