Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Duhet të jeni më të qetë dhe ti jetoni ndjenjat me më pak negativitet. Tashmë keni kaluar disa shqetësime të cilat ju kanë nervozuar. Edhe nëse në punë ka probleme, mundohuni që të bëni durim në ditët në vijim. Demi Ndiheni pak të lodhur në këtë periudhë, ndaj duhet të gjeni një zgjidhje për këtë ndjesi. Edhe në punë, angazhimet e…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish Presidentit Ilir Meta për akuzat e këtij të fundit ndaj qeverisë shqiptare për situatën e krijuar në kufi, në Kapshticë e Kakavijë. Rama thotë se në Bullgari, në doganën e Kulatas kufi me Greqinë radha shkoi në 10 km kurse ajo e kamionëve në 15 km. Por sipas Ramës, presidenti bullgar nuk doli të fajësojë qeverinë apo t’i quajë qytetarët pa atdhe siç bëri Meta ditët e fundit. STATUSI NGA EDI RAMA Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria shqiptare do të ndihmojë familjen e 10- vjeçarit që humbi jetën në Kakavije pasi u përplas nga ambulance. Rama thotë se familjes do i akordohet 500 mijë lekë të reja. Ai i shpreh ngushëllime në emër të qeverisë familjes nga Lezha që humbi fëmijën e saj të vogël 10- vjeçar tragjikisht teksa prisnin në radhë në Kakavije për të ikur në Greqi. STATUSI NGA EDI RAMA Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një letër të ambasadës shqiptare në Greqi drejtuar Ministrisë së Jashtme në datën 5 gusht të këtij viti ku e paralajmëron për masat e reja të vendosura nga shteti fqinj. Meta thotë se ambasada shqiptare ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm, por kryeministri Rama i cili është njëkohësisht dhe ministër i jashtëm pushon për shtatë palë qejfe. Siç shihet nga dokumenti, ambasadorja aktuale Ardiana Hobdari e cila madje u shkarkua nga ministri në detyrë Cakaj, ka paralajmëruar më 5 gusht mbi masat e reja që vetë zv.ministri i brendshëm grek Hardalias…
Shkollat në Greqi do të rihapin për vitin e ri më 7 shtator, pavarësisht rritjes së numrit të infeksioneve me Covid-19 në vend. Ky lajm është bërë me dije nga zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ditën e sotme. “Ne kemi një vit shkollor përpara që do të fillojë me 7 shtator. Ne do të duhet të përballojmë përsëri të njëjtat sfida themelore. Për të respektuar higjenën personale dhe masat e mbrojtjes.”- ka thënë Petsas për mediat vendase sot. Petsas argumentoi se nëse të rriturit ruajnë distancën shoqërore, lajnë duart shpesh dhe mbajnë maskë, edhe fëmijët do të binden ta bëjnë…
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Bulqizës pasi përndiqte në mënyrë të përsëritur një vajzë. “Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 27-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të metejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ditën e sotme një punonjës në Gjykatën e Apelit në Vlorë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo ka bërë që Gjykata e Apelit në Vlorë të mbyllet. Bëhet me dije se janë testuar edhe tre punonjës të tjerë të dyshuar si të infektuar me koronavirus, të cilët janë në pritje të përgjigjes së testit. Mësohet se Gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri më 31 gusht, shkruan newsbomb.al Kujtojmë që prej ditësh situata paraqitet alarmante në vendin tonë nga pandemia e koronavirusit. Ditën e djeshme 3 persona e humbën betejën me koronavirusin, ndërsa u shënuan edhe 120 raste të reja
Në kulmin e krizës humanitare të Kakavijës shumëkush është çuditur se si kryeministri i vendit gjeti kohën të replikonte me drejtuesin e emisionit humoristik “Al Pazar”, Agron Llakaj. Disa me siguri, kur kanë parë këtë stuhi në gotë, midis tragjedisë të madhe që ngjante me “Autostradën e Jugut’ të Kortazarit, kanë menduar se Rama ka nisur avazin e zakonshëm. Sipas një klisheje të gatshme, ata kanë besuar se ai ka nxjerrë pjesën më të keqe të njeriut që nuk i duron kritikat, duke agresuar atë që ironikisht e etiketoi si “komedian” (pra se është duke luajtur një rrol dhe jo…
Vazhduam në heshtje. Unë me dy torba plastike në dorë që peshonin rreth 6 kg, dhe nënë Theodhora, mbështetur me shkopin e saj të shkatërruar, që nuk di me çfarë guximi ishte nisur me ato dy qese në duar, në atë malore. Theodhora, një grua mbi të 70-at, me dy qese të tejmbushura në supermarketin e rrugës kryesore në Dhërmi dhe me një bastun të dyshimtë, për t’i siguruar mbështetje, po tentonte te merrte kalldrëmin e parë që të çon për tek kisha e Shën Mërisë në qendër të fshatit. E veshur me të zeza, si gjithë plakat e Dhërmiut…
Temperaturat ekstreme janë shënuar në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, të dielën që lamë pas. Saktësisht, në orën 15:41 termometri ka regjistruar 54.4 ° C. Kjo mendohet se është temperatura më e lartë e regjistruar në Tokë që nga viti 1913, sipas Los Angeles Times. Nëse matja e bërë nga Shërbimi Kombëtar i Motit rezulton të jetë e saktë, do të ishte gjithashtu midis tre temperaturave më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë lindore të Kalifornisë, si dhe më të lartat e regjistruara ndonjëherë në zonë gjatë muajit gusht. Lugina e Vdekjes (Death Valley) tashmë mban rekordin për…
Rinovimi i kontratës me Paulo Dybala po rezulton më i vështirë nga sa e kishin parashikuar te Juventus. Shkak janë pretendimet financiare të sulmuesit argjentinas që kërkon afërsisht 20 milion euro në sezon për të vendosur firmën në kontratën e re. Kjo shifër cilësohet si e ekzagjeruar nga drejtuesit juventinë, të cilët po marrin në konsideratë shitjen e tij. Për momentin, blerësi i vetëm i mundshëm duket Real Madrid. Kampionët spanjollë kanë shfaqur edhe më parë interes për Dybala, ndërsa mund të fusin në tratativa Isco/BW
Një imazh i vetëm mund t’ju tregojë se çfarë ju duhet pikërisht tani, në këtë fazë të jetës ku ndodheni! Le ta zbulojmë bashkarisht: Imazhi Nr.1 Ju me të vërtetë keni nevojë për pak kujdes dhe ngrohtësi në shtëpi. Mund të gatuani diçka të shijshme ose të shikoni filmin tuaj të preferuar. Më mirë akoma, bëni një banjë të ngrohtë, mbyllni sytë dhe dëgjoni muzikë qetësuese. Imazhi Nr. 2 Ju duhet një jetë normale. Pa ulje-ngritje, pa ekstreme. Mundohuni të organizoni të paktën diçka. Vendosni një rutinë dhe përmbajuni asaj. Organizoni ditët tuaja. Diçka duhet të jetë e njëjtë: stërvitje,…