Author: tirana

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të dy miqve të tij, për pedagogun Artur Voji dhe për zyrtarin e PS Ndue Ndoci, të dy të infektuar me Covid. Postimi i Ndreut Per Artur Voji dhe Ndue Ndoci qe na lane nga murtaja Covid skam fjale me pershkru dhimbjen qe kam ! Artur Voji, komshiu im, bashkemoshatar i Bertit, vellait tim. Nje djale i perkryer, Drejtori i IT te Tirana Bank. Pedagog te Fakulteti Shkencave te Natyres. Nje prind i mrekullueshem i dy djemve dhe nje perfaqesues i nje gjenerate ku ai shkelqente…

Read More

Kaosi që ka përfshirë pikën kufitare të Kakavijës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Njerëz të lodhur, të stresuar, pa gjumë, pa ngrënë, me sytë nga shteti për zgjidhje, këto janë pamjet që na kanë ardhur nga Kakavijë gjatë 5 ditëve të fundit. Por “vulën” kësaj situate ia vënë fotot e mëposhtme, të shkrepura nga gazetari Renaldo Salianji. Një djalë i vogël, me lot në sy, i lodhur nga prijta e madhe në kufi, mban shtrënguar në gjoks pasaportën shqiptare. Ai bashkë me të afërmit e tij i bindet urdhrit të policisë shqiptare duke qëndruar në radhë. Ndërkohë, në një…

Read More

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti ka reaguar pas deklaratës akuzuese të moderatores dhe sekretares së Partisë Republikane Aida Shtino, për mjekët në spitalet covid në Shqipëri. Profesor Edvin Prifti thotë në shkrimin e tij se qëllimi i tij nuk është replika me Aida Shtinon, por ai i bën me dije se mjekët nuk janë armiqtë e saj. Për më tepër ai kujton emisionin që drejtonte Aida Shtino në kërkim të njerëzve të humbur, duke bërë edhe paralelizimin e ngjashmërisë mes mjekëve dhe asaj vetë si moderatore. Prifti thekson se mjekët nuk janë armiqtë e Aida Shtinos…

Read More

Heqja e kufizimeve ka sjellë rritje të rasteve të reja. U raportuan në vendin tonë 154 të prekur, një shifër kjo më e larta nga fillimi i pandemisë. Ndërsa një ditë më parë u diagnostikuan pozitivë me COVID-19 143 persona. Sipas drejtoreshës së zyrës së OBSH-së në vendin tonë, Bettina Menne, çfarë është shqetësues është fakti që virusi po përhapet te moshat e reja. Në një intervistë dhënë për gazetën Panorama, Menne thotë se për të përballuar këtë situatë kërkohen masa të forta nga liderët. “Megjithatë, më të rëndësishmet prej tyre mbeten distancimi social, përdorimi i maskës mundësisht kudo dhe…

Read More

Prokurori i njohur nga Gjilani, Esat Ademi, ka ndërruar jetë nga Covid, ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije një i afërm i prokurorit, Shpend Tereziu, përmes një dedikimi në rrjete sociale. “Sot nga Covid 19, paska ndërru jetë edhe Prokurori Esat Ademi një njeri që ishte i veçantë, profesional dhe një njeri i ndershëm . Zoti e shpërblefte me parajse do mbetesh gjithnjë ne mendjet e zemrat tona”, shkruan ai.

Read More

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncon se drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka fshirë një deklaratë në rrjetet sociale ku akuzonte emigrantët për krizën në kufi dhe nënën e 10- vjeçarit të vrarë nga ambulanca për vdekjen e të birit dje në Kakavijë. Ajo thotë se deklarata e tij ishte poshtëruese dhe provocative, dhe fshirja e saj është fshehje e krimit. Sipas Zhupës, në rast të kundërt të ndryshimit të opinionit ai duhet të kishte kërkuar falje nënës së 10- vjeçarit dhe mijëra emigrantëve. STATUSI NGA INA ZHUPA Blendi Gonxhja e ka hequr nga facebook deklaratën poshtëruese, përçmuese, provokative dhe…

Read More

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektoi punimet në Xhafzotaj të Shijakut, një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 ku do të rindërtohen 233 shtëpi të reja. Ahmetaj thotë se ndërkohë çdo ditë vijon puna dhe në Shijak me 508 shtëpi, dhe shumica e familjeve që do të gëzojnë këto banesa të reja do ta festojnë vitin e ri nën çatinë e re. STATUSI NGA EDI RAMA #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤ RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË Xhafzotaj, Shijak – Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në kantierin e ndërtimit të shtëpive për familjet që mbetën pa çati 26 nëntorin e…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me situatën e tensionuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë. Meta ka kërkuar nga qeveria që shqiptarëve që ndodhen në kufi t’u bëhet falas tamponi. Gjithashtu Meta u ka bërë thirrje autoriteteve greke që të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, sepse sipas tij këto imazhe turpërojnë të dyja vendet. Postimi i Metës Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet. Përsëris thirrjen…

Read More

Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi, ka reaguar për situatën që po vijon prej 5 ditësh në Kakavijë dhe Kapshticë. Në një deklaratë nga selia blu, Vokshi shprehet se kriza është krijuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë, e cila nuk testoi vazhdimisht për parandalimin e përhapjes së virusit. Sipas ish-deputetes, është e turpshme që as Edi Rama dhe asnjë nga ministrat e tij nuk ndërprenë pushimet, por vazhdojnë të relaksohen në resortet dhe vilat luksoze të bregut sipas një axhende që nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve. “Shqetësimi ynë i parë sot është për të…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka konfirmon se Kakavija edhe Kapshtica do të qëndrojë e hapur deri në orën 22:00 të mbremjes se sotme. “Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ. Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke”, konfirmon ministrja Xhaçka. Ministrja e Mbrojtjes bashkë me kreun e emergjencave civile dhe si dhe me angazhimin e mbi 200 efektiveve të Forcave të Armatosura kanë qenë non stop…

Read More

1 muaj më parë, këngëtarja e njohur, Olta Boka u bë nënë me një vajzë të cilën e quajtën Gaia. Gjatë këtyre javëve, Olta ka ndarë momente të ndryshme duke u kujdesur për të voglën e cila rritet çdo ditë e më shumë dhe sot mbush 1 muaj. Këngëtarja ka ndarë në ‘Instastory’ tortën e këtij momenti të veçantë, në të cilën shkruhej: “1 muaj mjalt me ty Gaia”.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka nderuar në Pilur të Himarët gjashtë Kapedanët e Bregut, Spiro Jorgo Koleka, Kolë Mërkuri, Nase Beni, Ismail Kuçi, Avdul Kuçi e Arif Mëhillaj që kontribuan në Luftën e Vlorës 100 vite më parë. Meta thotë se do të nisë nderimet e gjithë atdhetarëve të shquar të Labërisë duke filluar nga sot me sheshin historik të Pilurit në Himarë. Më tej Presidenti thekson se nuk ka etapë që himarjotët të mos kenë heronjtë , dëshmorët dhe kapedanët e tyre pasi geni i shquari i tyre i bën nder identitetit kombëtar. STATUSI NGA ILIR META “Nga kjo baltë…

Read More