Një situatë e kaotike dhe e paqartë është në këto momentet në pikën kufitare Kakavijë. Qytetarët dhe pala shqiptarë janë ende të paqartë nga pala greke nëse është pezulluar puna për shkak të plotësimit të kuotos ditore që është prej 750 personash. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Gjirokastër, Arben Joco, teksa është përpjekur të shpjegojë duke thënë se puna vijon dhe ende nuk ka një informacion zyrtar nga pala greke, nuk është lënë të flasë nga qytetarët të cilët i janë drejtuar tejet të revoltuar, duke i shprehur rraskapitjen e këtyre ditëve, në pritje për të kaluar. “Katastrofë.…
Author: tirana
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, Arben Joco ka bërë me dije në një deklaratë për shtyp nga Kakavija se kuota prej 750 personash për të kaluar nga pika kufitare është drejt limitit. Ai thotë se deri tani kanë kaluar rreth 700 persona, teksa pritet një njoftim pozitiv nga pala greke. Sipas Jocos, ndryshe nga Kapshtica shpreson që në Kakavijë të vijojë puna me një përgjigje pozitive nga pala greke. “Po vijojmë normalisht. Presim njoftimin nga pala greke. Dhe jemi gati të përballojmë fluksin. Nuk kemi njoftim për mbyllje. Presim një përgjigjie pozitive. Nga dita e nesërme s’lejohet…
Paraditen e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës radha e automjeteve është 5 kilometra dhe pala greke punon me ritme të ngadalshme. BalkanWeb raporton se pala greke lejon deri në 50 makina në tokën neutrale dhe më pas pasi testohen këta persona futen të tjerë. Për më tepër një autoambulancë dhe Policia janë në dispozicion të qytetarëve që i ndihmojnë në rast nevoje, apo dhe ujë./ BW
Policia Rrugore prej dy ditësh po monitoron me dronë akset rrugore nacionale për evidentimin dhe ndëshkimin e parakalimeve të gabuara, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Si rezultat i monitorimit me dronë nga njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe dhe nga patrullat me punonjës civilë, dje dhe paraditen e sotme, në akset “Elbasan-Peqin”, “Fier-Vlorë-Orikum”, “Fier-Tepelenë-Gjirokastër”, “Milot-Lezhë” dhe “Milot-Morinë” dhe aktualisht në “Fushë-Krujë-Milot”, janë evidentuar dhe ndëshkuar 896 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Ndërkohë, janë ndëshkuar edhe 97 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave…
Moderatori i njohur, Isli Islami, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve pasi ka postuar një foto në rrjetet sociale. Në foton e postuar në ‘Instagram’, buzët e tij duken shumë të fryra sakaq nuk kanë munguar dhe komentet e shumta që ka marrë nga ndjekësit, ku disa prej tyre e kanë pyetur se pse i ka bërë buzët pasi nuk duket mirë. “Pse i bëre buzët pse? Ishe më mirë ashtu”, ka komentuar ndjekësi. Sigurisht që ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatoir, i cili dhe nuk ka nguruar t’i përgjigjet ndjekësit. “Urno??– ka replikuar…
Gazetarja e njohur Anila Basha ka treguar në një intervistë për ABC News se një nga amanetet e babait të saj ishte të sillte një fëmijë në jetë. “Im atë më kërkonte gjithmonë të lindja një fëmijë. Menjëherë pas humbje së tij e vendosa. Ishte një nga amanetet e tij dhe e vendosa se nëse do të lindte djalë, do t’i vendosja emrin e tij”, tregoi ajo. Më tej gazetarja ka rrëfyer qëkur është bërë nënë jeta e saj ka ndryshuar shumë, madje edhe e ka zbutur. Ndërkohë, ajo shprehet se ardhja në jetë e të birit e ka emocionuar…
Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, në lidhje me merkaton e Juventusit, të cilët po mendojnë ndryshime në skuadër. Prej kohësh qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të Paulo Dibalës nga Juventusi. Për t’i shtuar akoma më shumë këto zëra ka menduar “Don Balon”. Sipas këtyre të fundit, drejtuesit e Juventusit janë gati ta shesin yllin argjentinas te Reali për 100 milionë euro dhe për ta zëvendësuar me Mohamed Salah. Ky i fundit përqehet shumë nga Juventusi, edhe për faktin se e njeh mirë Serinë A, pasi në të kaluarën ka luajtur për Fiorentinën dhe Romën. Gjithashtu…
Pala greke ka mbyllur punën në pikën kufitare në Kapshticë pasi është plotësuar kuota e kalimit të 300 qytetarëve dhe nuk do lejohet asnjë qytetarë tjetër të shkelë në territorin grek gjatë ditës së sotme. Kjo gjë ka irrituar qytetarët që janë në radhë, të cilët kanë nisur dhe një përplasje me policinë. Ata kërkojnë që të hapet kufiri, e thonë që kanë me orë të tëra që presin. Nga ana tjetër dhe në Kakavijë vijon të jetë e rënduar, pasi radha është kilometrike dhe nuk do lejohen të kalojnë të gjithë qytetarët.
Trafiku në pikën kufitare të Kulatës, në kufirin midis Bullgarisë me Greqinë mbetet jashtëzakonisht i rënduar, pasi radha e makinave është e gjatë rreth pesë kilometra, ndërsa ajo e kamionëve të rëndë rreth 10 kilometra, njoftoi agjencia zyrtare bullgare e lajmeve, BTA. Ndërkohë, ka edhe një vonesë shtesë në hyrjen e shtetasve serbë në Greqi, pasi ata nunk janë shtetas të Bashkimit Europian. Çdo qytetar serb duhet të deklarojë me gojë në policinë greke adresën e vendbanimit në Greqi dhe shumica e tyre testohen për Covid-19. Për shkak të trafikut të rëndë në vendkalimin kufitar Kulata-Promachonas, policia kufitare bullgare rekomandon…
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njofton se për sot Dogana Greke e Krystallopigi është e mbyllur. Sipas saj, nuk do të lejohet më asnjë person të kalojë drejt Greqisë nga Kapshtica për shkak se u plotësua kuota prej 300 personash që lejohet të hyjnë në shtetin fqinj. Kujtojmë se këtë të dielë radhë kilometrike janë krijuar edhe në Kapshticë por Drejtoria e Policisë së Korçës apelon që qytetarët mos vijojnë të dynden por të shmangin krijimin e radhës. Sot madje ka pasur një takim mes palës shqiptare dhe asaj greke në Kapshticë, ku kjo e fundit ka…
SHBA nëpërmjet USAID i ka dhuruar një tjetër komplet testimesh për COVID-19 si dhe një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shume testeve dhe më shpejt. Kompletet e testimit i shkojnë ISHP dhe Spitalin Nënë Tereza teksa tashmë numri I përgjithshëm i dhuruar nga SHBA kundrejt Shqipërisë shkon në 32 mijë e 160. ”🇦🇱️ Për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet…
Rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate janë sekuestruar në portin e Durrësit. Si pasojë janë arrestuar 3 persona për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre janë 2 shoferë dhe menaxheri. Detaje nga policia: Kontrolle të shtuara, si në dalje dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë. Policia Kufitare parandalon një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”. Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate. Policia Kufitare në bashkëpunim me…