Presidenti Ilir Meta është zgjuar sot në fshatin turistik të Pilurit në Himarë ku ka ndarë me ndjekësit dhe disa foto nga panorama që jep ky fshat. Meta e quan Pilurin si Ballkon të Bregdetit teksa i uron shqiptarëve një të dielë të mbarë. STATUSI NGA ILIR META Mirëmëngjes nga Piluri, Ballkoni i Bregdetit! Uroj një të dielë të mbarë për të gjithë ju!
Author: tirana
Operacioni ‘’Perimetri’’ vijon në qarkun e Korçës me arrestimi një 35- vjeçari për transportimin e 15 emigrantëve të paligjshëm. Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A.Sh, nga Tirana u kap afër fshatit Blacë teksa me një furgon po transportonte 15 emigrantët drejt vendeve të BE kundrejt fitimit. Ai fillimisht nuk iu bind urdhërit të policëve për të ndaluar duke ikur por më pas u neutralizua dhe u arrestua. NJOFTIMI NGA POLICIA Qarku Korçë Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në…
Kryebashkiaku minoritar i Finiqit, Kristo Kiço i ka bërë sërish thirrje Greqisë për të hapur pikën kufitare të Qafë Botës. Saktësisht thirrja e Kiços i drejtohet zv.ministrit të brendshëm grek, Nikos Hardalias ku e vë në dijeni se situata në Kakavijë është tragjike. Sipas Kiços është bërë një kërkesë për hapjen e Qafë Botës por nuk e kupton pse Greqia qëndron indiferente. Kiço insiston që menjëherë të hapet dhe pika kufitare e Qafë Botës për të evituar radhët në Kakavijë dhe emigrantët shqiptarë apo minoritarët grekë në Shqipëri te kthehen në shtëpitë e tyre në Greqi. STATUSI NGA BASHKIA FINIQ…
Nga sot ka hyrë në fuqi rregulli i ri, sipas të cilit kush shkon në Greqi do të karantinohet për 1 javë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka dhënë dje këtë njoftimin të rëndësishëm për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë. Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga sot çdo qytetar që do të futet në territorin grek do të duhet të karantinohet për 7 ditë. Gjithashtu, duke filluar nga dita e hënë në nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me shqiptarët e bllokuar në Varshavë. “Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni. Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka humbur sot vëllain e tij të vogël Robert Trump i cili u nda nga jeta në moshën 71- vjeçare. Një ditë më parë Trump vizitoi vëllain e tij në një spital të Nju Jorkut duke bërë me dije se ai po kalonte një moment të vështirë. Mediat amerikane shkruajnë se nuk dihet se pse Robert Trump ka ndërruar jetë, por dihet vetëm se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë Trump në një deklaratë ka thënë se Robert nuk ishte vetëm vëllai i tij, por shoku i tij më i mirë.
Tirana International Airport ka reaguar pas bllokimit të shqiptarëve në Varshavë të cilët nuk arritën dot të hyjnë në Poloni. Sipas njoftimit, të gjithë pasagjerët që nuk kanë arritur të hyjnë në Poloni dhe janë bllokuar në Varshavë apo ndonjë aeroport tjetër do të kthehen me fluturim shtesë në Rinas. Po ashtu TIA ka sqaruar edhe 5 kategoritë që mund të udhëtojnë drejt Polonisë sipas kushteve të BE dhe të vetë vendit. Vetëm personat e martuar ose që janë fëmijë të një shtetasi polak, ose në kujdes të një qytetari polak, personat që kanë Kartën Polake apo me leje qëndrimi…
Policia ka kryer gjatë mbrëmjes së djeshme kontrolle me radar dhe dragera për të ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për të parandaluar aksidentet. Një ‘’Ferrari’’ u evidentua teksa kryente manovra të rrezikshme në aksin Liqeni i Thatë- Astir. 46- vjeçari i cili e drejtonte u ndalua për manovra të rrezikshme si dhe mjeti u bllokua pasi u konstatua se targat e tij i përkisnin një tjetër automjeti. Në Sauk- Astir dhe Tiranë- Durrës 18 drejtuesve mjetesh iu pezullua leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara nga 146 km/h deri në 159 km/h. Në Teg- Astir…
Gjatë natës një stufi ka goditur kryeqytetin shqiptar. Reshjet e dendura të shiut, vetëtimat dhe bubullimat nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe zgjatën afro 1 orë. Vetëtimat ishin shumë të fuqishme sa edhe zgjuan banorët e kryeqytetit. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm nuk ka reshje shiu, por pritet që gjatë pasdites të ketë rebeshe në zonat malore të vendit.
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Ngjarja është raportuar mbrëmjen e sotme, pranë shkollës “Ali Demi”, të qytetit bregdetar. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, apo rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por mësohet se ai është dërguar për në spitalin e Vlorës.
Hulumtimet e reja nga një grup studiuesish në “Universitetin Duke” krahasuan 14 lloje maskash për të parë se cilat do të ishin më efektive në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit. Njëri prej tyre, ata gjetën se i bëri gjërat më keq. Studiuesit testuan se sa efektive ishte secila maskë në zvogëlimin e numrit të pikave të frymëmarrjes të transmetuara gjatë të folurit. Ata testuan maska kirurgjikale, maska N95, maska pambuku dhe maska polipropileni, si dhe alternativa të bëra në shtëpi siç janë shallet. Studiuesit zbuluan se shumica e maskave zvogëlojnë numrin e pikave të frymëmarrjes të transmetuara, duke shtuar në…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve, në nivelet më të larta me autoritetet e saj, është arritur mirëkuptimi që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00. Kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme duke vijuar me të njëjtat ritme intensive të testimit dhe kalimit të shtetasve të mbetur në rradhë në Kakavijë, deri nesër, e diel, dt.16 gusht 2020, ora 22:00. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër…