Author: tirana

Ylli botëror Rita Ora ka gjendet prej disa ditësh me pushime në njërin prej resorteve më të shtrenjta të Korfuzit duke shpërndarë edhe foto prej andej. Prezenca e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për prezencën e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rendësishëm në faqe, ndërsa gjatë raportimit e kanë parë të tepërt që të përmendin faktin se ajo është shqiptare. Megjithatë, shumë prej komentuesve janë fokusuar pikërisht këtu duke theksuar se Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy këngëtare që i mëshojnë idesë se Shqipërisë Etnike.

Read More

Ndërkohë që Turqia njoftoi mbajtjen në ajër për 24 orë të 8 avionëve të pajisur me raketa gati për të qëlluar, kryeminstri grek Mitsotakis ka vizitur mesditën e sotme një bazë ajrore të forcave greke. Në fotot e publikuara nga mediat greke duket momenti i vizitës së kryeministrit helen në bazën ajrore të avionëve “F-16”, të cilët duket se janë të pajisur gjithashtu me raketa. “Aftësia parandaluese e Forcave të Armatosura është një parakusht për paqen. Kjo gjë është vërtetuar në terren gjatë ditëve të fundit”, është shprehur Kryeministri grek. Prej disa ditësh, tensioni mes Greqisë dhe Turqisë është në…

Read More

Televizioni rus Russia Today njoftoi se prodhimi i vaksinës, e cila duhet të ofrojë mbrojtje kundër koronavirusit, ka filluar në fabrikën farmaceutike Bihofarm afër Moskës. Më shumë se 20 vende tashmë kanë porositur një miliard doza. Sipas televizionit, vaksina ruse është plotësisht artificiale, pra nuk përmban asnjë element të koronavirusit, dhe pretendohet se mund të sigurojë mbrojtje kundër sëmundjes për një periudhë prej dy vjetësh. Të parët që do ta marrin atë do të jenë stafi mjekësor dhe mësues rusë. Fillimi i prodhimit pas më pak se dy muajsh testim në njerëz, ka shkaktuar thirrje për durim, por edhe interes…

Read More

Koronavirusi së fundmi ka shpërthyer në institucionin e vuajtjes së dënimit me burg në Fier. Nga mediat në vend raportohet se në IEVP Fier, 6 punonjës të policisë së burgjeve, 2 infermierë dhe 1 i burgosur kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19. I dënuari i infektuar me koronavirus është transferuar për në spitalin e burgut. Në total, në burgje janë me koronavirus, 15 persona të dënuar. 4 deri tashmë janë të shtruar në spital, duke marrë trajtim për t’u shëruar nga koronavirusi. Numri më i madh i të dënuarve të infektuar me Covid-19, është në burgun e Lezhës.

Read More

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në ujërat tona. Në Liqenin e Shkodrës, ditën e sotme është mbytur një 24-vjecar me inicialet B.D Ai u mbyt në vendin e quajtur “Balshaj”, në zonën e Malësisë së Madhe. Informacion Paraprak Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 143 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima. Ndërkohë në Vlorë ditën e sotme janë shënuar 6 raste të reja, sipas Ministrisë. Burime bëjnë me dije se dy nga rastet e sotmet raportuara në Vlorë janë pensionistë. Ndërkohë dy raste janë raste kontakti në Gjykatë, ndërsa një rast në qark dhe po ashtu një rast i konfirmuar pozitiv është një familjar nga një biznes privat në Vlorë.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur t’i kalojë pushimet duke eksploruar Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se po përjeton një lumturi shumë të madhe në Pilur të Himarës, me pamjen e mrekullueshme të kështjellës. Në foton e publikuar, vërehet edhe një hudhër. “Shumë i lumtur të jem sot në Pilur të Himarës, në këtë kështjellë të pamposhtur të patriotizmit dhe simbol të bukurisë natyrore shqiptare, për të vlerësuar Kapedanët e Bregut dhe Luftës së Vlorës, por dhe disa nga emblemat e polifonisë sonë të mrekullueshme”, shkruan Meta.

Read More

Përgatiti: Hiljana Biba, studente në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë-Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Mikroglia është disa nga qelizat mieloide me qëndrim në tru dhe janë pjesa mbizotëruese e imunitetit të sistemit nervor qendror (CNS) që ushtrojnë role kyçe fiziologjike të nevojshme për mirëmbajtjen e homeostazës së CNS, veçanërisht në përgjigje të stresit kronik, mësimit dhe kujtesës duke vepruar si kujdestarë të truri dhe duke promovuar pastrimin fagocitik. Dëshmitë kumulative sugjerojnë që aktiviteti inflamator mikroglial në AD është rritur ndërsa mekanizmat e pastrimit të ndërmjetësuar nga mikroglia komprometohen, veçanërisht në situata stresuese. Duke studiuar gjenet kryesore të rrezikut të Alzheimerit si…

Read More

Një person është gjetur i mbytur në vendin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det. Sipas informacioneve, ka humbur jetën një burrë rreth 30 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Konsulli shqiptar në Janinë Eltjon Vërleni në Janinë në një komunikim për mediat u shpreh se situata është e jashtëzakonshme dhe në këtë mënyrë po negociohet për tu shtuar personeli. “Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë. Jemi në negociata me palën greke prej 3 ditësh edhe për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Deri tani, situata është e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Read More

Nga janari deri në fund të qershorit, vetëm në qarkun e Tiranës janë denoncuar 13 raste të abuzimeve seksuale. Viktimave të këtyre abuzimeve ishin kryesisht adoleshente dhe fëmijë, ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet kur abuzimi është përsëritur. Pjesa më e madhe e tyre kanë ndodhur në muajt maj dhe qershor. Nga 13 rastet e denoncuara në Tiranë në 6 mujorin e parë të këtij viti, policia ka arrestuar 10 autorë, 8 prej të cilëve kanë përfunduar në Gjykatë.

Read More

Prej 4 ditësh mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës dhe radha e makinave është bërë kilometrike. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një intervitë për Neës24 ka thënë se të gjitha makinat që janë në radhë nuk do të mund të kalojnë ditën e sotme, por u ka bërë thirrje qutetarëve që nuk janë afër pikës doganore që të kthehen në shtëpitë e tyre.”I bëjmë thirrje që duhet të kthehen. Të gjitha këto makina nuk mund të kalojnë dot sot. Rruga e kthimit është e lirë, kush e shikon që nuk rri dot të…

Read More