Author: tirana

Ehsan Bidi, një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, një emër i njohur për autoritetet shqiptare por jo vetëm, do të dëbohet sot nga Shqipëria drejt Greqisë. Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak. Pasaporta e Bidi, me…

Read More

Musine Kokalari një nga personazhet e njohur të letrave, nuk i ka fshehur emocionet e bukura në letërkëmbime që ka pasur me mikeshat e saj. Një prej tyre është dhe historia me djaloshin italian gjatë kohës së studimeve në Itali. Një nga miket e saj më të mira ishte Selfixhe Ciu, me të cilën ndau kohën e ëndrrave rinore. Shqiponline sjell për herë të parë për lexuesin një letër që Ciu ia ka dërguar Musinesë më 3 shtator 1938-të, dhe një pjesë ku ajo flet për dashurinë platonike mes Musinesë dhe djaloshit izraelit me emrin Pattak. Durrës plazh, 3 Shtator…

Read More

Ish-moderatorja Aida Shtino ka bërë një reagim të ashpër lidhur me situatën në spitalet Covid dhe sjelljen e mjekëve, duke akuzuar këta të fundit se nuk i lënë pacientët të mbajnë telefon me vete. Shtino i drejton disa pyetje mjekëve, duke i cilësuar ata si të pashpirt. Ajo paralajmëron se kjo situatë do të krijojë një turmë të tërbuar që do vërsulet nga zemërimi për shkak se të afërmit e tyre po i kthehen në kavje laboratori. “A mundet t’ju bëj një pyetje doktorëve tanë të “çmuar”? Përse nuk u lejojnë të sëmurëve me Covid që janë të shtruar në…

Read More

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim prej 17 vitesh në të gjithë Europën është arrestuar në Chiaso. Sipas mediave italiane, shqiptari gjatë viteve 1996 dhe 1999 kishte drejtuar një rrjet prostitucioni në Modena. Të rejat ishin abuzuar seksualisht edhe nga vetë shqiptari dhe anëtarët e tjerë të grupit, kur refuzonin që të dilnin në rrugë. Për këtë vepër penale, shqiptari duhet të kryejë 15 vite burg dhe të paguajë një gjobë prej 68 mijë eurosh. Mediat italiane shkruajnë, se shqiptari bashkë me 5 anëtarë të tjerë të grupit, rumunë, italian dhe shqiptarë kishin krijuar një rrjet të mirëfilltë prostitucioni. Ky…

Read More

Prej kohësh në media është përfolur se në sezonin e ri, Xhemi Shehu nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit Portokalli. Së fundmi, Xhemi ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje. Gjithçka teksa një ndjekëse në rrjetet sociale e ka pyetur nëse është e vërtetë që nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë. “Po”, është përgjigjur Xhemi, duke konfirmuar kështu largimin nga spektakli të cilin e prezantoi për disa vite. Në media u fol se Eneda Tarifa mund të rikthehet në drejtimin e spektaklit, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende.

Read More

Në Kosovë , në 24 orë t e fundit, kanë ndërruar jetë 8 persona dhe janë regjistruar 193 të infektuar me koronavirus. Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka thënë Ramadani. Ramadani ka theksuar se numri total i rasteve pozitive…

Read More

Policia e Shtetit ka nisur një plan operacional i koduar “ROADPOL GUSHT 2020″ në të gjitha akset e vendit. Sipas policisë ky plan operacional ka si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë”. Në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve. Siç njofton policia si rezultat i kontrolleve, në të gjithë vendin, gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar 561…

Read More

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ka dhënë detaje në lidhje me ndikimin që sëmundja mund të ketë te psiokologjia e një pacienti. Rreli në fjalën e saj ka theksuar se Covid 19 ka faturën e tij të ndikimit jo vetëm në shëndetin fizik por dhe në atë mendor. Ndër të tjera ajo ka folur dhe në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë të enjte në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku si pasojë është vetëvrarë një 29 vjeçar nga Durrësi. “Kjo pandemi me të cilën e po përballemi nuk mund të kalojë pa faturën e vet në sistemin shëndetësor. Si…

Read More

Endrit Thaçi, djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e ditës së sotme. Sipas policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 05:25. Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, tha Ahmeti. KALLXO.com mëson se Endriti është personi i cili ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.

Read More

Një ndër njerëzit në listë dhe që sipas tij “i kishte ardhur radha”, ishte Ismail Kadare. Ish-kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame, i cili shërbeu në këtë post për 10 vjet, dëshmon se për shkrimtarin ishte përgatitur më e keqja: ekzekutimi. Ishte vetë Enver Hoxha që i kishte artikuluar këto fjalë përpara tij, Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait. “I është rritur shumë mendja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në hale të gomerëve!”, kishte thënë Enver Hoxha në një takim të 27 shtatorit 1982. Të gjitha këto dhe ngjarje të tjera, Qemal Lame…

Read More

Thellohet bilanci nga Covid 19 në vendin tonë. Në përditësimin e situatës nga Ministria e Shëndetësisë, u bë me dije se kanë humbur jetën 5 pacientë, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci. Në 24 orët e fundit jane 154 infektimet e reja dhe 64 të shëruar, sic beri me dije Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. NJOFTIMI I PLOTË Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e…

Read More

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon që të jetë aktiv dhe këtë herë ka dërguar formularë të deklarimit të pasurisë tek 3 “të fortë ” në Berat. OFL iu ka nisur formular për të deklaruar pasurinë që kanë 3 shtetasve, të dënuar për vepra të tilla si trafik droge dhe pengmarrje personi. Njoftimi i OFL-së : OFL, 13 gusht Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo…

Read More