Author: tirana

Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama. E pyetur nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid, ish-deputetja e LSI-së Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht. “Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim. Në…

Read More

Policia ka sekuestruar rreth 7 kg kanabis në Mat. Mësohet se kanabis ishte i ndarë në doza më të vogla të paketuara në qese dhe që ishin gati për t’u shitur. Po kështu, në një banesë tjetër të braktisur janë sekuestruar 300 rrënjë kanabis, që i kishin vendosur për tharje në këtë fshat. Në lidhje me ngjarjen, Policia Mat ka arrestuar 4 persona, një u la i lirë se ishte i mitur, kurse një tjetër u shpall në kërkim policor. Në operacion ka qenë edhe Kryeprokurori i Matit, Abaz Muca. Prokurori ka thënë se këta persona kanë qenë në vëzhgim…

Read More

Dashi Ditë ideale e nesërmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do t’ju plotësohen dëshirat më të zjarrta dhe do të ndiheni me fat që keni pranë dikë. Demi Do të kenë shumë ngjarje me rëndësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mire në çdo moment. Do të keni takime vendimtare të cilat do t’ua ndryshojnë tërësisht jetën. Binjakët Asnjë planet nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj në çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Do të keni disa takime interesante, por në fokusin e tyre nuk…

Read More

Hilary Tisch, një nga vajzat e bashkëpronarit të skuadrës amerikane të futbollit amerikan New York Giants, Steve Tisch ka ndërruar jetë. Ajo kishte tentuar vetëvrasjen pak ditë më parë dhe ishte në gjendje të rëndë të shëndetit mendor. Hilary ishte stiliste bizhuterish dhe gjithashtu kishte një organizatë jofitimprurëse me të cilën siguronte ndihmë mjekësore falas për njerëzit në nevojë. Babai i saj Steve Tisch tha në një deklaratë se e bija vuante nga depresioni. “Hilary ishte një person i dashur dhe i mrekullueshëm. Nëna motrat dhe vëllezërit e saj janë të tronditur nga humbja e saj. Ajo lë një vrimë…

Read More

Edi Rama ndodhet në jug të vendit me pushime, i shoqëruar nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç. Dy liderët janë të shoqëruar me familjet. Rama po qëndron këto ditë në vilën qeveritare në Dhërmi. Kryeministri dhe presidenti Milanoviç sot kanë qenë edhe në Gjirokastër. Aty vizituan kalanë, shtepinë e Ismail Kadaresë dhe pazarin. Zoran Milanoviç njihet për miqësinë me Edi Ramën. Presidenti kroat ka qenë për një periudhë edhe këshilltar i Edi Ramës për integrimin.

Read More

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump. Përmes një deklarate të përbashkët të Trumpit, kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe princit të kurorës në Abu Dabi, Mohammed bin Zayed, liderët kanë thënë se shpresojnë që “kjo pikë kyçe historike do të çojë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme”. Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se kjo është “frymëzuese”: Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një…

Read More

Situata në vend është e frikshme sa i përket infektimeve të reja dhe numrit të të vdekurve nga koronavirusi. Për këtë arsye sipas Shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj po shikohet mundësia për disa kufizime, por nuk do të ketë mbyllje të plotë dhe karantinë të detyruar. “Nuk flitet për mbyllje e kemi thënë disa herë, nuk flitet për karantinë. Ndërsa shtrëngim masash mund të ketë ose të pjesshme ose të detyrueshme për sa i përket formave të tjera të kufizimit të shpërndarjes së infeksionit. Njerëzit duhet sa më shumë të ndërgjegjësohen që të bëjnë atë që varet nga vetë…

Read More

Anterio Kaloshi, miku i killerit të rrezikshëm Orges Bilbili, që u vu në pranga më datë 10 prill të këtij viti, në zonën e Xhamllikut në Tiranë, është arrestuar sot. Kaloshi është kapur pasditen e sotme gjatë një aksioni policor që është zhvilluar në Qesarakë, për prangosjen e të përfshirëve në sulmin me armë në Tushemisht. Ai ishte nën shoqërinë e Meard Berberit, të arrestuarit për atentatin ndaj familjes Muçollari, në momentin që është arrestuar. Gjatë aksionit, Kaloshit dhe Berberit u janë gjetur edhe armë zjarri, të cilat janë sekuestruar.

Read More

Një i ri nga Kosova është arrestuar nga policia në Kukës më 27 korrik, pasi dyshohej se automjeti tip Lamborghini rezultonte i vjedhur në Itali. Ai akuzohet për trafikim të mjeteve motorike. Megjithatë, pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpol Romës dhe zyrave qendrore të Interpolit në Bazel, rezultoi se automjeti nuk ishte i vjedhur. 36-vjeçari nga Kosova, Labinot Ramadani e zotëronte makinën e shtrenjtë me dokumente të rregullta. Materiali i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit. Policia thoshte atë ditë se super-makina “Lamborghini Gallardo” dyshohej e vjedhur në Itali 9 vite më parë.…

Read More

Në një prononcim për mediat, kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm,- e cila është dhe kompania ruse e cila pretendon se ka zbuluar vaksinën ndaj COVID-19-, Alexei Repik, ka zbuluar se çmimi i vaksinës ruse ndaj koronavirusit, për tregun ndërkombëtar, fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza. “Çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza për tregun e eksportit”, u shpreh Alexei për kanalin televiziv Rusia-24. Ai tha se çmimi do të ndryshojë në të ardhmen, nëse prodhimi i vaksinës do të arrijë një shkallë të mjaftueshme industriale. Sakaq, Rusia është…

Read More