Author: tirana

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç konfirmoi pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e 2 shtatorit në Uashington. “Ne do të marrim pjesë në bisedime dhe temat me sa kam biseduar me Grenell, janë ekonomike”, tha Vuçiç. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se më 2 shtator ka thirrur në takim në Shtëpinë e Bardhë, liderët e Kosovës dhe Serbisë, por nuk dha detaje se cilat do të jenë temat që do të bisedohen në të. Pjesëmarrja u konfirmua më herët edhe nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se me palën serbe në…

Read More

Deputetja Rudina Hajdari ka nisur pushimet verore, duke u larguar për pak kohë nga politika. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku gjatë kësaj periudhe nuk ka nguruar të publikojë foto të ndryshme. Vihet re se Hajdari po argëtohet shumë në shoqërinë e vajzës, ndërsa nuk është mjaftuar me kaq dhe si rrallë herë ka postuar edhe një foto të bashkëshortit. Ky i fundit shihet i përqafuar me të bijën, Sihanën dhe deputetja e ka shoqëruar me shkrimin: “Goca e babit”. Kujtojmë që Hajdari ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, ndërkohë që bashkëshorti i saj Muçjon…

Read More

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor po rriten. Marina franceze dhe greke zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake të enjten si një sinjal drejt Turqisö për mosmarrëveshjen për të drejtat per shfrytözimin e rezervave të gazit dhe te naftës. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi nga ana e tij se kushdo që do te sulmoje anijen eksploruese turke do të paguaje një “çmim të lartë”. Anija eksploruese turke “Oruc Reis” filloi punën të hënën. Ajo shoqërohet nga anije luftarake turke. “Një mik i vërtetë i Greqisë” Presidenti francez Emmanuel Macron kishte njoftuar më parë se do të forcojë…

Read More

23-vjeçarja e cila është ngacmuar seksualisht nga ish-ministri i Shëndetësisë, së Kosovës Numan Baliq, është rrëfyer së fundmi për ‘Klan Kosovën’. Ajo thotë se pasi i ka vizituar vajzën, doktori ka dashur t’i tregojë pajisjet për shërimin e të bijës e cila qëndronte prej 17 ditësh në spital. Më tej gruaja shton se ai e ka kapur përdore e ka futur në dhomë dhe më pas ka fikur dritën. Në intervistën për mediat kosovare viktima e abuzimit shprehet se Baliqi i ka thënë se po i mat pulsin ndërkohë ka nisur duke e prekur. “Më kapi përdore dhe më mshelli…

Read More

Një vajzë adoleshente ka ndërruar jetë gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në gojë për vendosjen e telave të dhëmbëve në Britani. Denisa Alexandra Stefanoaia vdiq në një spital të Londrës prej komplikacioneve për heqjen e katër dhëmbëve. Në gjyqin që vazhdon ende, mbrojtja tha se e mitura ishte obeze, vuante nga astma dhe apnea e gjumit. E reja u vu në anestezi të plotë pasi procedura nuk do të zgjaste më shumë se një orë, por nuk u zgjua më. Në dëshminë e tij, mjeku Atheer Ujam, i cili kreu procedurën, tha: “Unë u takova me të dhe të atin para…

Read More

Udhëtarët që vijnë në Itali nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja do të përballen me testimin e detyrueshëm për COVID-19, sipas një dekreti të lëshuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza. “Masa, në fuqi nga sot, vlen për të gjitha rajonet e vendit, deri më 7 shtator”, tha ministri. Udhëtarët duhet të paraqesin një provë negative për koronavirusin e ri të kryer brenda 72 orëve të fundit ose të bëjnë testin pas mbërritjes, brenda 48 orëve, në autoritetin lokal shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë nuk specifikoi nëse masa do të zbatohej edhe për udhëtarët në tranzit, të cilët nuk ndalen…

Read More

Një ndjekëse e ka “kritikuar” trashëgimtaren e “Top Channel” Sara Hoxhën duke i thënë të ruajë origjinalitetin dhe tiparet që prindërit i kanë trashëguar, duke i sugjeruar të mos bëhet njësh me masën. “Ishte e mrekullueshme më parë dhe je dhe tani, por ishe origjinale. Fytyra jote ka ndryshuar shumë. Kujdesi për veten brenda dhe jashtë është i rendësishëm dhe i nevojshëm. Ji krenare për format e fytyrës tënde që ke trashëguar nga prindërit e tu. Ji origjinale, jo një produkt i masës së produkteve”- i shkruan ndjekësja. Këtij komenti Sara s’ka vonuar t’i kthejë përgjigje, duke pranuar hapur disa…

Read More

Ka pak njerëz që i emocionojnë fantazmat po aq sa George Soros. Dhe në ditëlindjen e tij të 90-të, ai është ende personazhi kryesor i teorive të komplotit dhe objektivi i ngrënies së panumërta, ndër të tjera nga Hungaria e tij e lindjes. A ka ndonjë të vërtetë në këtë? “Ai është një nga drejtuesit e një qeverie të fshehtë botërore”, “Ai përdor paratë e tij për të paguar një rrjet të madh mbështetësish në të gjithë botën”. “Ata e paraqesin veten si gazetarë, aktivistë dhe mbrojtës të të drejtave civile, por ata në të vërtetë janë agjentët e tij”.…

Read More

Një aksident ka ndodhur në Tufinë, mbrëmjen e sotme, ku një makinë ka goditur një 15-vjeçar. Sipas informacioneve nga policia, shoferi me iniciale A. A., ka përplasur 15-vjeçarin me iniciale G. N. I mituri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë realizuar dhe publikuar një spot “informues” dhe “sensibilizues”. Në materialin e përgatitur nga MSH dhe ISHP, thuhet se vendosja e maskës në një vend publik kur je person i shëndetshëm, është një mënyrë jo shumë efektive për të shmangur virusin. Dhe shtohet se maska duhet vënë vetëm nga persona të sëmurë, me temperaturë, kollë, sekrecione, etj. Por nga ana tjetër, akti normativ i MSH dhe i Qeverisë e kanë bërë të detyrueshme vënien e maskës në mjetet e transportit publik. Akti normativ parashikon gjoba dhe deri burgosje për përhapje të qëllimshme të…

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës një ditë më parë dha lajmin se kishte arritur të fitonte betejën me koronavirus, se bashku me bashkëshorten dhe djalin. Veliaj u shfaq i nxirë dhe kjo ka mjaftuar për të ‘plasur furtuna’ në rrjetet sociale, ku të gjithë ishin kuriozë se ku ishte nxirë në një kohë që qëndronte në karantinë. Gjatë një interviste për ‘Top Channel’ ai është pyetur nga gazetari Muhamed Veliu lidhur me këtë. “Pse jeni nxirë ka një kuriozitet nga qytetarët, mos është e nxira pasojë e Covid-19?” e ka pyetur gazetari. Ndërsa kryebashkiaku është përgjigjur se ka qëndruar në…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, njëkohësisht edhe deputet i PS-së ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit të LSI-së Petrit Vasili. Duke i kujtuar borxhet me të cilat qeveria PD-LSI zhytën sistemin shëndetësor, ai rendit listën e investimeve të bëra në këto 7 vite të qeverisjes socialiste. Postimi i plotë: “Shëndetësia një dështim i tmerrshëm të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.” Kështu ka deklaruar sot Petrit Vasili. Sigurisht që gjithsecili është i lirë të thotë çfarë të dojë. Ka 30 vite që kjo është një e drejtë e fituar. Në fund të fundit, secili nga ne, mbi supe…

Read More