Author: tirana

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar positive me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e…

Read More

Situata e pazakontë në Kakavijë ka bërë që Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako janë nisur drejt pikës Kufitare. Xhaçka do të takohet me drejtues të pushtetit vendor dhe policisë, për gjetjen e zgjidhjes sa më shpejtë të qytetarëve që prej tre ditësh presin për të kaluar kufirin në kushte ekstreme në temperatura të larta, pa ujë dhe pa kushte higjienike. Drejt Kakavijës janë drejtuar edhe efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura ku pritet të mbërrijë dhe automjeti i posaçëm me 10 mije litra ujë si dhe…

Read More

Policia e Durrësit shpëton një shtetas 25-vjeçar, i cili po rrezikonte të mbytej. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30, ndërsa shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar një zë i cili kërkonte për ndihmë. Menjëherë shërbimet e Policisë janë futur në det dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Fatmirësisht shtetasi M.K., është jashtë rrezikut për jetën, sic bën me dije…

Read More

Gjykata e Pogradecit ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg 40 ditor për 46-vjeçarin nga fshati Vërdovë, Blerim Bizgjoni, i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur nga po i njëjti fshat. Blerim Bizgjoni nuk ka pranuar akuzën madje ai është shprehur se gjithë kjo histori është sanuar nga familjarët e 14 vjeçares. Blerim Bizgjoni ka detyruar duke e kërcënuar vajzën për të kryer marrëdhënie në banesën e tij, nga ku e mbante prej gati 2 vitesh. Qëllimisht 46 vjeçari i është afruar familjes së vajzës prej shpërnguljes në këtë fshat duke kërkuar domosdoshmërisht kujdestarinë e…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë A. Ç. Punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë. Ndërkohë, për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë…

Read More

Mijëra qytetarë shqiptarë janë bllokuar në pikat doganore të Greqisë, për shkak të rregullave të reja që shteti helen ka vendosur për pandeminë. Fëmija, gra dhe të moshuar prej disa ditësh presin të kalojnë kufirin nën temperaturat ekstreme të verës dhe pa asnjë ndihmë nga institucionet shqiptare. Aktori dhe drejtuesi i spektaklit “Al Pazar”, Agron Llakaj, në një reagim në rrjetet sociale, e cilëson atë që po ndodh me shqiptarët si një krim. Llakaj shprehet se është turp për Edi Ramën që njerëzit qëndrojnë me ditë dhe në temperatura të larta dhe askush nuk reagon. Në reagimin e tij, Llakaj…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve duke iu referuar situatës që po kalon vendi.  Basha shkruan se kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim. Ai thotë se shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është gjendja në spitale, sa teste, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për të infektuarit nga COVID-19 dhe për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të tjera. Basha thekson se qeveria dështoi përballë pandemisë dhe…

Read More

Ministri Arben Ahmetaj ishte sot në Maminas për të inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të viti të kaluar. Ahmetaj shkoi edhe në shtëpinë e një nëne 80-vjeçare që jetonte vetëm, ku nguli një gozhdë dhe i premtoi publikisht që do të hyjë në shtëpi në 15 shtator. “Për katër javë do marrësh çelsat, unë sot i kam thënë kryeministrit se do vija tek shpia jote. I thash që është një nënë që jeton vetëm, të dërgoi të fala. Më tha që Eltoni sot të të premtojë në sy datën që…

Read More

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe…

Read More

Një numër i madh i forcave komando greke janë duke kryer një stërvitje me armatim të vërtetë në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit në Greqinë Lindore. Fotot janë publikuar prej mediave lokale në zonat e banuara prej turqve, të cilët e kanë konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejt nga Greqia ndaj minoritetit turk për shkak të asaj që po ndodh në Egjeun Lindor, shkruan albeu.com. Siç raporton edhe “YeniSafak”, kreu i bashkisë Mustafçova, në rajonin e Ksanthit në Greqi, Ridvan Delihusein u shpreh se situata ishte e pakuptimtë dhe se ata nuk ishin njoftuar për…

Read More

Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë nuk është vetëm në det tani, por edhe në media e rrjete sociale. Mediat greke kanë publikuar foto të fregatës “Lemnos”, e cila pati një incident me fregatën tjetër turke “Kemareis” në ujërat e nxehta tashmë të Egjeut Lindor, raporton albeu.com. Ndërkohë që mediat turke raportuan se fregata greke ishte dëmtuar dhe kishte dalë jashtë funksioni duke shkuar për të riparuar, grekët nxorrën fotot duke thënë se ajo është tërësisht funksionale dhe vijon operacionin në Egjeun Lindor. Sipas mediave turke, ndërkohë që anija “Oruç Reis” ka qenë duke kryer kërkime në Egjeun Lindor, fregata greke…

Read More

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka vë përballë situatës së krijuar në Kakavijë e pikat kufitare me Greqinë kryeministrin Edi Rama, i cili mban edhe detyrën e ministrit të Jashtëm Teksa publikon një video të qytetarëve në Kakavijë dhe sekuenca të pushimit të kryeministrit, Paloka shkruan se “Rama nuk e bën qejfin qeder”. “Ka tre dite qe te moshuar, femije dhe prinder po sfiliten ne kufi! 20 km ka arritur radha ne kete vape! Por kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh…

Read More