Moderatorja Nevina Shtylla ka nisur pushimet në jug të vendit. Ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale, të cilat marrin komente të ndryshme nga ndjekësit. Së fundmi, Nevina ka pozuar me rrobabanjo dhe gjejeni çfarë? Ndjekësit kanë gjetur sozinë e saj dhe janë si dy pika uji! Bëhet fjalë për aktoren e njohur turke Aybuke Pusat, e cila ka një ngjashmëri të frikshme me moderatoren. Nuk e besoni? Atëherë shikoni foton e mëposhtme:
Author: tirana
Turistët nga 19 vende jashtë zonës Shengen do të jenë në gjendje të hyjnë në Zvicër, nga e diela, sipas një liste të përditësuar sot nga autoritetet zvicerane. Në qershor, Zvicra rihapi kufijtë e saj pa kontrolle ndaj shteteve të zonës Shengen dhe rivendosi lëvizjen e lirë të personave, veçanërisht me shtetet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat nuk konsiderohen më vende në rrezik. Sipas urdhrit të fundit të Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, i cili hyn në fuqi më 16 gusht në orën 00:00, të gjitha shtetet jashtë zonës Shengen konsiderohen në rrezik, me 19 përjashtime: Andorra, Australia,…
Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë është ashpërsuar në orët e fundit pasi fregata ushtarake greke “Lemnos” u përfshi në një incident me fregatën turke “Kemareis” në ujërat e Egjeut Lindor. Ngjarja ndodhi pasi fregata greke ka kryer manovra të rrezikshme në drejtim të anijes turke eksploruese të naftës e gazit “Oruç Reis”, që ka qenë duke kryer kërkime në zonën mes Qipros dhe ishullit Grek të Kretës. Në këtë kohë ka ndërhyrë fregata ushtarake turke “Kemareis”. Gjatë këtyre manovrave ka patur edhe një përplasje të lehtë mes dy anijeve ushtarake. Në këtë zonë detare Turqia dhe Greqia pretendojnë juridiksion se…
Brenda 24 orëve dy persona nga Tepelena kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv si pasojë e COVID-19. Pas vdekjes së taksistit 60 vjeç, një 59-vjeçar nga Tepelena, ka ndërruar jetë pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme. Viktima ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë, ku kishte probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur betejën e tij me këtë virus. Viktima ishte dërguar me urgjence në Spitalin Infektiv 4 ditë më parë, pas simptomave të rënduara shëndetësore si pasojë e COVID-19. Ky është rasti i dytë…
Ambasada italiane ka realizuar një video sensibilizuese për mbajtjen e maskave dhe respektimin e rregullave të sigurisë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Përmes mjekëve që erdhën nga Italia për të asistuar në Shqipëri, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen duke respektuar rregullat për të mbrojtur veten dhe të tjerët. “Gjatë këtyre muajve kemi mësuar të njohim Covid19. Një mënyrë për ta kontrolluar epideminë, por na duhet ndihma e të gjithëve e mjekëve dhe e infermierëve, politikanëve e mbi të gjitha, e qytetarëve. Së bashku jemi më të fortë, nëse numri i të infektuarve…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Kjo ditë mund të jetë mjaft intriguese, por duhet të jeni të kujdesshëm nëse keni dyshime lidhur me raportin në çift. Nëse keni një aktivitet tuajin duhet të përkushtoheni në maksimum, pasi gjërat do të përmirësohen me kalimin e javëve. Demi Hëna do të jetë në anën tuaj ndaj përfitoni për të qëndruar më pranë njeriut të zemrës. Ndonjë moment nervozizmi…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kantieri i ndërtimit të Godinës Qendrore të Arkivave të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Durrës është gati. Rama shton se ndërkohë po digjitalizohen regjistrat të cilët do të jenë online me indekse e kode në një format unik kombëtar, dhe çdo e dhënë për çdo mjet e për çdo drejtues mjeti, do të jetë e paprekshme dhe e pafalsifikueshme. Postimi i Ramës GATI EDHE KANTIERI i ndërtimit nga themelet të Godinës Qendrore të Arkivave të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Durrës! Në ndërkohë po digjitalizohen regjistrat e bërë kapicë pa asnjë lloj…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur në lidhje me përpjekjet botërore për prodhimin e një vaksine ndaj COVID-19. Në një postim në Facebook, Brataj shkruan, se në Itali po zhvillohen 3 projekte kërkimore, ku më premtues është “ChAdOx1-S”, në bashkëpunim midis Oxford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës, i cili ka hyrë në fazën e tretë. Përsa i përket vaksinës së prodhuar nga Rusia, Brataj ka mjaft rezerva. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, autoritetet në Rusi nuk i ndoqën procedurat standarte për prodhimin e saj. Brataj ka sqaruar, se provat klinike zgjasin një vit, por…
Një qytetare nga Kosova, e quajtur Bardha Leka ka treguar me anë të një postimi të gjithë përvojën e saj të keqe nga Covid-19, duke u shprehur se nuk ka mundur dot as t’i japë lamtumirën e fundit babait të saj. Ajo shkruan që jo vetëm nuk u lejua ta varroste babanë e saj, por atë ditë nga morgu e njoftuan se trupi i të atit kishte humbur dhe nuk po gjendej, duke pritur rreth 1 orë e gjysme në ankth derisa trupi i babait të saj të ndjerë u transportua.
Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar në qarkun e Elbasanit, rreth 9 kilometra nga Librazhdi, pasditen e sotme. Lëkundja ka qenë e lehtë, dhe fatmirësisht nuk raportohet për asnjë dëm.
Një lajm i mirë vjen nga Tirana. Një nënë e re në moshë, e cila ishte e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek materniteti “Koco Gliozheni” në Tiranë. Pavarësisht se është pozitive ndaj Covid-19, gjendja shëndetësore e foshjnes është e mirë. Nëna e fëmija kanë lënë spitalin dhe ndodhen në shtëpi, në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Në ditën që janë larguar, i është bërë testi ndaj Covidit, ku foshnja doli negative. Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 146 raste të reja dhe 6 jetë të humbura nga Covidi.
Ministria e Arsimit ende nuk ka një plan të qartë se si do të zhvillohet mësimi për vitin e ri shkollor, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ministria ka gati 4 skenarë, të cilat do t’i paraqiten prindërve dhe do të jenë ata që do të zgjedhin se si do të bëhet mësimi në vitin e ri shkollor.Viti i kaluar shkollor u përball me shumë vështirësi, që nga tërmeti i 26 nëntorit e më pas te pandemia që bëri që mësimi të zhvillohej online.Por mësimi online kishte problematika të shumta, pasi shumë fëmijë u përjashtuan nga ky proces…