Policia e Tiranës në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 13 persona dy prej të cilëve për kultivim të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Grykëderdhja e liqenit të Sharrës”, Njësia Administrative Vaqarr, kanë konstatuar lëndë narkotike kanabis sativa. Si rrjedhojë, të kapur në flagrancë, policia ka bërë arrestimin e F. XH. dhe I. XH., të cilët dyshohet të jenë kultivuesit. Ndërkohë nga efektivët e komisariatit numër 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim…
Author: tirana
Nga Aurenc Bebja, Francë – 15 Gusht 2020/ “L’Unità” ka botuar, të hënën e 30 gushtit 1993, në faqen n°8, bisedën telefonike të aktorit të famshëm shqiptar Bekim Fehmiut me gazetarin italian Alberto Crespi. Aventura e vërtetë e Uliksit Një ditë më parë, Raitre filloi të shfaqë Odisenë e vjetër të Franco Rossi-it. Kështu, keni mundur të shihni Uliksin, ose Bekim Fehmiun, një aktor që u bë shumë i njohur 25 vite më parë falë kësaj “shfaqje – drame” të shkëlqyeshme dhe me fat. Por çfarë ndodhi me Bekim Fehmiun ? Ai jeton në Beograd, dhe si një shqiptar nga…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Kakavijë, ku një autoambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç, i cili ka qenë duke pritur në radhë. Autoambulanca ka qenë me shpejtësi dhe dyshohet se fëmija i ka prerë rrugën.Nga të dhënat e para, bëhet me dije se i mituri ishte nga Lezha dhe po priste radhën për të kaluar në kufi.
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) ku ndodhet edhe ditari i Enver Hoxhës. Mes të tjerash ai ka mbajtur shënime dhe ka bërë analiza duke komentuar gjatë të gjitha ngjarjet e ndodhura në mes Greqisë dhe Turqisë për shkak edhe të konflikteve të ndodhura në ishullin e Qipros të populluar nga dy etnitë përkatëse, (turko-qipriopte dhe greko-qipriote) që nga viti 1963 – ‘64. Si janë përshkruar nga udhëheqësi komunist Enver Hoxha ngjarjet e ndodhura nga konflikti në ishullin e Mesdheut, qëndrimi i tij dhe i Tiranës zyrtare…
Prej katër ditësh me qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Kakavijë ku presin në radhë të gjata të kalojnë kufirin drejt Greqisë. Gazetari Skëndaj ka publikuar një moment të dhimbshëm nga ajo që po ndodh në këtë pikë kufitare. Në video shihet një nënë me fëmijën e saj të sëmurë, e cila nuk lejohet nga policia të kalojë kufirin. Në video shfaqet momenti rrëqethës kur nëna e revoltuar, pas pritjes së gjatë, nxjerr fëmijën e saj tetraplegjik nga makina dhe e ul në tokë, në mes të rrugës. Në këtë moment, policia i hap rrugën për të kaluar, pasi…
Shefja e reanimacionit në spitalin COVID 2 ka dhënë mëngjesin e sotëm një lajm të mirë. Mjeku anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi la fituar betejën me COVID-19. Pak ditë më parë gjendja e doktor Albanit u përkeqësua ndjeshëm, por fatmirësisht tashmë gjithçka duket të jetë lënë pas dhe ai është rikthyer shëndoshë e mirë pranë kolegëve të tij. Mesazhi i Alma Canit Kenaqesi per mua tju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejen me Covid 19! Çdo dite duke u perballur me kete uragan qe nuk po mbaron, cdo dite duke u ndeshur me kete te keqe…
Është arrestuar nga policia këngëtari shqiptar nga Kosova, Korab Jetishi, i biri i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishi. Mësohet se ai ka rënë në pranga për shkelje të masave të vendosura në kushtet e pandemisë së koronavirusit.Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona. “Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për…
Nora Istrefi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore, që me të vërtetë janë për t’u pasur zili. Këngëtarja është duke shijuar pushimet në një plazh, e këtë e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale. Nora shfaqet mbi një jaht me bikini rozë, të cilat i tregojnë më të tonifikuar fizikun. Krahas fotos, Nora ka dhënë lajmin për fansat se shumë shpejt pritet që të publikohet projekti i saj më i ri
Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me Covid-19. Sipas tyre edhe kur kalon lehtë, infektimi dëmton rëndë edhe tek të rinjtë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen. Drejtuesi i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se virusi SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar. Në një intervistë për gazetën “Die Welt” ai tha se “përveç pasojave specifike të sëmundjes, virusi Corona përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re. Kështu p.sh. një 30-vjeçar që infektohet tani me Covid-19 mund të ketë…
Franca urdhëroi forcat e Mesdheut lindor t’u vijnë në ndihmë trupave greke, në një kohë kur është tensionuar ballafaqimi mes Greqisë dhe Turqisë lidhur me të drejtat për shpim-kërkim në një territor të diskutueshëm. Presidenti francez, Emannuel Macron, tha se Turqia ishte ajo që kishte krijuar tensione me atë që ai e cilësoi “veprim i njëanshëm” duke dërguar një anije kërkimi për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor që Greqia dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si zonë ku vetëm Greqia ka të drejtë shfrytëzimi. Turqia e interpreton ndryshe ligjin detar. Ankaraja zyrtare kundërshton pretendimin grek mbi ishujt në fjalë.…
Bashkia Mat ka nisur punën për zbatimin e projektit për rehabilitimin e parkut “ Nëna Mbretëreshë Geraldinë ” dhe sheshit “Ahmet Zogu” në qytetin e Burrelit. Bashkia Mat në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ka akorduar 69 milionë lekë për rehabilitimin e dy parqeve të qyteti të Burrelit. “Fondi për këtë projekt është dhënë nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në shumën e rreth 69 milionë lekë të rinj pa TVSH. Ky është një premtim i bërë realitet brenda vitit të parë qeverisës”, bën të ditur bashkia Mat. Bashkia e Matit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të punimeve…
Koronavirusi i ka marrë jetën zyrtarit të Partisë Socialiste, Ndue Ndoci. Lajmin e hidhur e kanë dhënë eksponentë të kësaj partie, miq e kolegë të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Ndocit. Ndue Ndoci ka mbajtur disa funksione në disa institucione shtetërore. Deputeti Ulsi Manja ka shkruar dedikimin e tij në Facebook, ku thotë: “E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci!”. Postim prekës ka bërë edhe fotografi i Kuvendit, Agim Rama, i cili thotë: “LAJM…