Author: tirana

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e nesërme nuk do të lejohet kalimi drejt Greqisë pa testin e koronavirusit. Sipas policisë, nga e diela nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë. Njoftimi i policisë: Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do…

Read More

Thirrje të dëshpëruara e shpërthime jo pa shkak të qytetarëve që presin prej dy ditësh në Kakavijë për të kaluar drejt Greqisë.  Një qytetare e ka lënë pas bashkëshortin dhe ka nisur rrugën drejt pikës kufitare më këmbë. Ajo thotë se është e vetmja që punon dhe i duhet të kthehet sepse nuk mund të rrijë në karantinë pasi humb punën. Si shumë të tjerë dhe ajo tha se ka ardhur për tre ditë për të bërë pasaportën dhe pranon më mirë të vdesë. “Nuk e di se sa kam ecur. Kam dy ditë që pres. Erdha këtu për pasaportën…

Read More

David Beckham e festoi 45-vjetorin e lindjes në kohë pandemie globale, me futbollin e karantinuar për më shumë se dy muaj.  Ne po ju njohim me disa nga gjërat më pikante të ikonës së futbollit anglez për vite me radhë, tashmë president i Inter Miami në MLS, të cilat ndoshta nuk i dinit. Si fëmijë fitoi trofeun e shkollës “Bobby Charlton” Një sukses që i dha mundësinë Beckham të binte në sytë e vëzhguesve të Manchester United, klub me të cilin u bashkua në vitin 1991, në moshën 16-vjeçare, dhe qëndroi deri në verën e vitit 2003. Mori mësime për…

Read More

Partia Demokratike reagon pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kakavijë, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç. Teksa i shpreh ngushëllime familjarëve, PD thekson se “Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë”. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju…

Read More

Dj i njohur Sardi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij më të fundit, gjatë një interviste për emisionin “Pushime on Top”, ku është pyetur se cilën këngë nuk do ta luante kurrë edhe pse njerëzit mund ta dëshirojnë pa fund. Ai u shpreh se nuk do t’i luaj kurrë këngët e reperit Mozzik. “Nuk do ta luaj kurrë edhe pse ma kërkojnë njerëzit, sidomos këngët e albumit të tij të fundit, Mozart”, u shpreh Dj Sardi. Mesa duket mes reperit dhe Dj Sardit mund të ketë pasur ndonjë hatërmbetje.

Read More

Konkurrimi për transferimin e studimeve, ndjekjen e programeve të dyta të studimit, si dhe për kuotat e miratuara për kandidatët nga trojet, jetimët, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët në programet e studimit të 6 fakulteteve që janë pjesë e Universitetit të Tiranës pritet të nisin përgjatë muajit shtator. Konkurrimi për këto kuota do të zhvillohet me anë të dosjes, ku çdo kandidat sipas afateve të përcaktuara duhet të dorëzojë pranë sekretarive të fakulteteve dosjen me dokumentet e duhura. Sa i takon këtyre kategorive, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka vendosur më herët që në total për…

Read More

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, ku prej ditësh qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar, për shkak të masave shtrënguese të pandemisë, që ndërmori qeveria greke. Kreu i qeverisë deklaron në ‘Facebook’ se nuk do t’i lërë vetëm qytetarët në këto momente të vështira. Mesazhi i Ramës: MBI SITUATËN NË KAKAVI E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotaqis e me autoritetet e tjera greke. Kam marrë me mirëkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shumëkush, që shpesh s’ka…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka kthyer një tjetër ligj mazhorancës.  Bëhet fjalë për ligjin “Për shtetësinë”, të cilin Kreu i Shtetit e ka kthyer këtë të shtunë për rishqyrtim në Kuvend. Në sqarimin e tij, Meta thekson se “nuk ka patur një konsultim të mirëfilltë me institucionet përgjegjëse në trajtimin e kërkesave për dhënien apo lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare”. ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR. 113/2020 “PËR SHTETËSINË” Të nderuar deputetë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën plenare të datës 29 korrik 2020 ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”. Ky ligj me shkresën me nr. 1989…

Read More

Bill Gates mendon se në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga mak thi i koronavirusit. Përmes një interviste dhënë për Bloomberg, miliarderi i Microsoft, ka deklaruar se deri në fund të vitit tjetër mund të shpresohet për kthim në normalitet, ndërkohë që çështja e vaksinës është komplekse. “Vaksina fillestare nuk ka për të qenë ideale në termat e efektivitetit kundër sëmundjes dhe transmetimit. Mund të mos ketë një kohëzgjatje të madhe dhe do të përdoret kryesisht në vendet e pasura… Do të ishim me fakt të kemi jaftueshëm para fundit të vitit. Por më pas, më…

Read More

Nëse jeni shëruar nga COVID-19, mund të mos keni nevojë të hyni në karantinë ose të testoheni sërish deri në tre muaj, sipas udhëzimeve të fundit të Qendrës së Kontrollit dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së. Në lidhje me kush duhet të karantinohet, udhëzimet thonë se “njerëzit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen sërish brenda tre muajve, për aq kohë sa ata nuk shfaqin përsëri simptoma”. “Njerëzit që shfaqin sërish simptoma pas tre muajve nga periudha e tyre e parë e COVID-19, sërish do të duhet të testohen nëse nuk kanë ndonjë shkak…

Read More

Kryeministri Edi Rama reagon për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata të automjeteve me emigrantë shqiptarë, që duan të kthehen ne Greqi. Rama publikon një foto të një vajze që i matet temperatura, e shkrepur nga nata e mbrëmshme në Kakavijë, ndërsa thekson se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave. “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një…

Read More

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në Kakavijë, ku autoambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar, që po priste në radhë për të kaluar kufirin. Në pamjet e rënda nga vendngjarja shihen njolla gjaku në tokë, si dhe autoambulanca, që ka pësuar dëmtime të mëdha, pasi përplasja ka qenë e fuqishme. Autoambulanca ka qenë me shpejtësi nga Kakavija në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për të dërguar në spital një grua, që kishte probleme shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës së Bularatit, ku mjeti ka përplasur të miturin, i cili ka ndërruar jetë në…

Read More