Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Fushë Krujë/Informacion paraprak Më datë 15.08.2020, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar…
Author: tirana
Janë rikthyer radhët kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës. Ndërkohë pala shqiptare po punon me 5 sportele, 4 në dalje dhe 1 në hyrje, ndërsa pala greke është duke punuar me 3 sportele. Radhët e gjata janë krijuar për shkak të situatës së pandemisë dhe kushteve që do të vendosë Greqia nga data 16 gusht, ku do të rikthejë karantinën për udhëtarët. Gjithashtu, shkak për radhët kilometrike është bërë edhe fundjava, si dhe festa greke “Shën Mëria”. Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj e shqiptarë.
Këngëtarja Besa Kokëdhima publikoi dje projektin e saj më të fundit muzikor, të titulluar ‘Don’. Ndërsa pak më parë ajo ka ndarë në llogarinë e saj disa foto të shkëputura nga xhirimet e projektit, gjatë të cilit ka treguar se ka qenë shumë sëmurë. “Kam qenë shumë sëmurë teksa xhiroja ‘Don’. Jo Corona, më keq. Faleminderit skuadrës sime që më bëri të dukem mirë kur ndihesha…”, ka shkruar Kokëdhima në postimin e saj të fundit.
Avokati Spartak Ngjela ka risjellë sërish në vëmendje korrupsionin politik aq shumë të lakuar në Shqipëri. Ngjela paralajmëron me anë të një shkrimi në rrjete sociale se korrupsionit shqiptar të krerëve të politikës do i vijë fundi, ku shton se do të nisë lufta antikorrupsion edhe në Kosovë. Postimi i Ngjelës në Facebook Me përjashtim të çështjes kombëtare, Shqipëria aktualisht nuk mund të ketë asnjë lloj politike tjetër. l. Por cila është sot çështja kombëtare shqiprare, dhe çfarë përfaqëson ajo në historinë e kombit shqiptar? Çfarë duhet kuptuar me çështje kombëtare shqiptare në funksion të historisë? Dhe, më në fund,…
Një natë e çmendur në Lisbonë, Barcelona ka regjistruar humbjen më dramatike të këtyre viteve të fundit, pasi u mund me rezultatin 8-2 nga Baryern Munich. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 4-1, me gola të realizuar për baravezët, nga Muller dy herë, Gnabry dhe Perisic. Ndërsa në pjesën e dytë, Barcelona ngushtoi diferencën falë një goli të Suarez. Mirëpo entuziazmi zgjati fare pak pasi Kimmish realizoi golin e pestë për të tijët, për të vijuar më pas me golat e të përhershmit Lewandowski dhe Coutinho i cili realizoi dy herë në fund. Me këtë fitore gjermanët kalojnë…
Shkrirja e akullnajave detare arktike po verifikohet me ritme katastrofike. Madje as parashikimet nuk kanë qenë asnjëherë kaq dramatike sa ajo që po ndodh realisht, shpjegojnë studiuesit. Sipas tyre, Arktiku mund të jetë pa akullnaja që në vitin 2035, ose të paktën brenda një periudhe 2035-2086 dhe çka po ndodh tani është e ngjashme me atë që është verifikuar në periudhën e fundit ndërakullnajore. Në parashikimet e mëparshme të organizatave klimatike që varen nga Kombet e Bashkuara, duke u bazuar në statistikat mbi një milionë kilometër kub akuj, rezultonte se do të mbeteshin pa ndikime të mëdha deri të paktën…
Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka shpërthyer në lot brenda dyerve të spitalit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një foto në profilin e saj zyrtar ku Bala shfaqet e përlotur ndërkohë që kolegia e saj e ngushëllon. Manastirliu nuk ka bërë koment lidhur me momentin e vështirë që ka përlotur bluzat e bardha “Heronj”, shkruan ajo krah fotos, duke shprehur mirënjohje për punën e tyre.
Pala greke në doganë, në pikën kufitare të Kakavijës ka mbyllur punën. Pak minuta pas orës 22:00, ora zyrtare kur edhe mbyllet turni për doganën e shtetit fqinj, gjithçka ka ndaluar në Kakavijë. Mijëra qytetarë, në mjete me më shumë se 20 kilometra radhë do të kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve. Nuk dihet se si do të vijojë punë për nesër, pasi është dita e Shën Mërisë, që në Greqi, konsiderohet pushim. Si rregull, në orën 06:00 pala greke duhet të rinisë punën, por ende nuk ka një përgjigje për këtë.
Forcat e Armatosura kanë nisur shpërndarjen e ushqimeve për qytetarët që janë bllokuar në radhët e gjata, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë përmes doganës së Kakavijës. Autokolona e makinave mbetet e gjatë, thuajse deri pranë fshatit Jergucat. Më herët gjatë ditës së sotme, policia dhe grupe të rinjsh kanë shpërndarë shishe me ujë. Situata e rëndë pritet të vijojë edhe nesër, pasi pala greke pritet të mbyllë doganën, duke detyruar qytetarët të flenë në makina.
Këngëtarja Era Istrefi po shijon pushimet verore, pasi pandemia ka bërë që koncertet në të cilat duhet të ishte e ftuar këngëtarja të mos zhvillohen. E veshur me bikini ngjyrë portokalli ajo shihet teksa argëtohet nën ritmet e muzikës afër pishinës. Këngëtarja ka provokuar fansat e saj me një kërcim sensual, ku vë në pah gjoksin e saj. Së fundmi Era ka realizuar edhe një set të ri fotografik, në ët cilin është parë ndryshe nga herët e tjera, Kujtojmë se Era kohën e fundit nuk ka qenë aktive me prurje muzikore, por është në përgatitje të këngëve të reja.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përditësoi udhëzimin e saj që sugjeron se njerëzit që janë shëruar nga sëmundja e koronavirusit quhen të mbrojtur vetëm për tre muaj. Në qershor një studim zbuloi se antitrupat mund të zhduken pas dy-tre muajsh tek njerëzit e infektuar me koronavirus që përjetuan simptoma të lehta ose nuk kishin asnjë të tillë. Ky udhëzim i C.D.C. – që u përfshi tek rekomandimet për publikun për ata që duhet të bëjnë karantinë të detyrueshme – përfshin të gjithë ata të cilët janë shëruar tashmë nga virusi.
Në Bjellorusi vijojnë protestat prej ditësh kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Ndërsa tensionet janë në rritje, një moment i veçantë ka ndodhur gjatë demostratës sot. Të paktën 50 punonjës policie u përqafuan nga protestuesit antiqeveritarë në Minsk, pasi demonstruesit i thirrën policët “vëllezër”. Ngjarja u regjistrua para disa ndërtesave qeveritare në kryeqytet. Protestuesit gjithashtu bërtisnin, “Sveta President”, duke iu referuar politikanes së opozitës Svetlana Tikhanovskaya e cila thotë se ajo fitoi shumicën në zgjedhjet presidenciale shumë të kontestuara të së dielës.Autoritetet e Bjellorusisë thonë se Presidenti Aleksandër Lukashenko fitoi 80.1% të votave, në një proces zgjedhor për të cilin shumë…