Author: tirana

Është bërë bashkë me gruan e tij dhe ka dhunuar prindërit e vet. Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjilan, ditën e djeshme rreth mesnate, njofton Insajderi. Sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshje për të cilën në raportin e policisë nuk janë dhënë detaje. Policia në njoftim bën me dije se “janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) pasi pas një mosmarrëveshje në familje i kanë sulmuar fizikisht dy prindërit e të dyshuarit”. Policia tregon se nëna e dhunuesit “ka pranuar trajtim mjekësor”.Kurse “dy të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”.

Read More

Tensioni vijon të jetë i lartë mes Turqisë dhe Greqisë me rikthimin gjatë mëngjesit të sotëm në Zonën Ekskluzive Ekonomike të pretenduar nga grekët të anijes turke të kërkimit Oruç Reis. Ndërkohë, gazeta proqeveritare turke “Yeni Safak” ka patur në faqen e saj të parë sot një shkrim në lidhje me ishujt grekë në kufi me Turqinë, të cilët sipas saj janë të mbushura me baza ushtarake, armatime dhe ushtarë në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës. Sipas medias turke, ishujt Mitilini, Lemnos, Chios, Kos dhe Rodos duhej të ishin të demilitarizuar, por Greqia i ka mbushur ato me baza ushtarake…

Read More

Siç dihet nga të gjithë, Instagrami është kthyer në një “bankë” të ardhurash jo vetëm për një pjesë të mirë të bizneseve të ndryshme që operojnë në treg, por edhe për shumë personazhe, të njohur ndryshe si influencues të modës, stilit të jetës apo qoftë edhe të një jete të shëndetshme e aktive që synon secili prej nesh. Në një artikull të Huffington Post, pak javë më parë, disa prej emrave më të njohur në fushën e modës, si Mallory Cornelison apo Valeria Hinojosa, kanë zbuluar shifra marramendëse fitimi nga postimet në rrjetet sociale apo edhe në YouTube. Këto influencuese…

Read More

Martesë false, e plotë me dëshmitarë, për të marrë lejen e qëndrimit për arsye familjare. Mashtrimi, sidoqoftë, u zbulua nga karabinierët, të cilët raportuan pesë personat e përfshirë: dy burra me origjinë shqiptare të moshës 39 dhe 22 vjeç dhe tri gra në Genova, të moshës 21, 22 dhe 42. 39-vjeçari, për të marrë lejen e qëndrimit për arsye familjare që do të rregullonte praninë në territorin italian, së bashku me partneren e tij 42-vjeçare organizuan një martesë të rreme midis bashkatdhetarit më të ri dhe një bashkëpunëtore 22-vjeçare. Sidoqoftë, ata përfunduan në qendër të një hetimi tjetër nga karabinierët…

Read More

Media britanike “Daily mail”, ka ngritur sërish një shqetësim për historinë e shqiptarit Riza Vatoci, i cili pavarësisht se ka kryer një vrasje, ka hapur biznes dhe jeton i lirë në Londër. Përmes një artikulli të publikuar sot, “Daily Mail”, shkruan se pavarësisht se në janar të këtij viti, kohë kur Ministria e Brendshme e vendit premtoi se do ta shohë rastin e tij me kujdes, asnjë masë nuk është marrë ndaj Vatocit, dhe ai vijon të jetë i lirë. “Riza Vatoci drejton një lavazh makinash në qytetin bregdetar të Bognor Regis, West Sussex, me gjithë se qeveria e Mbretërisë…

Read More

Ada Deda, vajza e ish-deputetes Albina Deda është një nga vajzat më të njohura të showbiz-it shqiptar, që njihet për format e saj seksi.Herë pas here ajo poston foto të ndryshme, të cilat i ndan me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka postuar një video në ‘Intagram’, ku shihet e veshur me bikini në pishinë. Ada na ka treguar edhe një herë superformat e saj. Në videon e publikuar bien në sy të pasmet ‘bombastike’. Në postim nuk kanë munguar edhe komentet e shumta.

Read More

Për shkak të punimeve që po kryen OST për instalimin e sistemit të matjes , nesër, 13 gusht do të kryhet remont në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku” që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i N/stacionit Farkë. Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe pa energji do të mbeten bizneset private që furnizohen nga kjo kabinë pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë. Pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë.

Read More

Instagrami i ka çmendur të gjithë. Fotot që marrin më shumë pëlqime gjatë verës në këtë platformë janë me sa duket ato me rroba banje. Kështu gazetarja e lajmeve të News 24 Ola Bruko që po kalon pushimet në jug të vendit e ka mbushur profilin e saj me foto ku duket tepër në formë. Pas nuk ka mbetur as drejtuesja e Open, Eni Vasili e cila ka nxjerrë një foto brenda në det. Kurse Hygerta Sako ka guxuar të rishfaqet me rroba banjo megjithëse vitet kanë kaluar.

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka folur mbi situatën e krijuar nga pandemia dhe mbi rritjen që kanë pësuar shifrat nga Covid-19 gjatë javëve të fundit. I pyetur se çfarë do të ndodhë me shkollat në shtator, duke sjellë si shembull Amerikën, e cila do t’i hapë ato, Beqaj ka zbuluar një nga skenarët e mundshëm duke thënë se mund të zhvillohen 2 ditë në shkollë dhe tre ditë online. “Një alternativë do të ishte mësimi të zhvillohej 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë online. Si do të vendoset duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me nxënësit e klasës…

Read More