Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë në ankth ministrat dhe funksionarët e lartë të Partisë Socialiste. Edhe pse u përfol që mbledhja e Asamblesë do të thirrej në fund të muajit gusht, diçka e tillë pritet të ndodhë në shtator. Për shkak të pandemisë së Covid-19, rritjes së numrit të të infektuarve, kohës së nxehtë dhe pushimeve verore, PS ka menduar që ta shtyjë për në shtator mbledhjen e Asamblesë. Madje një skenar të kësaj natyre e pohuan edhe disa deputetë socialistë, të cilët nën zë theksuan se nuk kanë ende një datë se kur do të mblidhet Asambleja dhe…
Author: tirana
Qyteti i Librazhdit është përmbytur përsëri pasditen e kësaj të mërkure. Sikurse shihni edhe nga këto foto, kanë mjaftuar disa minuta shi dhe rrugët e qytetit kanë qenë nën pushtetin e ujit.
Ka nga ato vajza që tualeti i zbukuron, ashtu sikundër ka të tjera që edhe pa make up, duken po aq të bukura. Mes tyre është edhe moderatorja Eva Murati, e cila spikat për bukurinë e saj natyrale. Pa komplekse për pamjen e saj, Eva ka ndarë për ndjekësit disa fotografi ku shihet në versionin ujë dhe sapun. “Pa filtra, pa make up. Pa e vrarë mendjen për botën. Thjesht duke shijuar ditën time të fundit në plazh”, shkruan Eva. Moderatorja duket mjaft e ëmbël, teksa mban një kapele në kokë, ndërkohë që nxjerr në pah dekoltenë e saj.
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar të gjitha shenjat, por në veçanti shenjën e Dashit, Bricjapit, Gaforrës dhe Peshoren si më poshtë: ‘Askush nuk ka lindur nën ndikimin e një ylli fatkeq, vetëm ka njerëz që nuk dinë të lexojnë qiellin. Kjo javë do jetë shumë e nxehtë nën ndikimin e planeteve dhe këtë nxehtësi e shton një lidhje planeteare katërkëndëshi midis Marsit në Dash me Plutonin në Bricjap. Nga pikëpamja astrologjike kjo është lidhje e dhunshme pasi sjell ndryshime rrënjësore dhe me një mënyrë tepër të ashpër pa diplomaci por me përplasje, nervozizëm dhe me tregim force e…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrogozhinë ku katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre është rrotulluar disa herë në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Florenc Mema, 30 vjeç, Demokrat Çizmja, 27 vjeç dhe Luan Bodlli 41 vjeç janë tre nga shqiptarët e ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë ku pritet të vuajnë dënimin e marrë nga autoritet italiane. Këto tre persona janë të njohur në botën e trafikut të kokainës, ku një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal të shqiptarëve që furnizonin me kokainë pothuajse të gjithë Italinë e Veriut dhe disa vende të BE-së. Po cila ishte skema që përdorte ky grup? Referuar shkrimeve në mediave të asaj kohe, kokaina e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Holandë e…
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Njësia e Integrimit në BE, në bashkëpunim me Sektorin e Arsimit, Kulturës dhe Sporteve, Bashkia Mat organizoi një takim me të rinj dhe organizata të shoqërisë civile. Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Agron Malaj, u diskutua rreth angazhimit dhe kontributit të të rinjve në vendimmarrjen e qeverisjes vendore. Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë u njohën më nga afër mbi funksionimin e pushtetit vendor si dhe dhanë mendime të ndryshme në lidhje me shumë prej projekteve të Bashkisë. Më konkretisht, u diskutua rreth krijimit të një Këshilli Rinor; krijimi i një web/faqe zyrtare…
Babë e bir që të dy mjekë në Florida kanë ndërruar jetë pasi u infektuan me koronavirus. Carlos Francisco Vallejo, 57 vjec, besohet se është infektuar nga një prej pacientëve të tij dhe pesë anëtarë të familjes u infektuan, mes tyre edhe gruaja e babai i tij, mjeku Jorge Vallejo. Jorge, 89 vjec, mbeti i ve në vitin 2005, ndërsa Carlos, gjithashtu mjek, po punonte për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid. Ai kujdesej për 76 pacientë dhe për të moshuarit që ishin në tre azile pleqsh, të cilët kishin nevojë për kujdes mjekësor. Të moshuarit e një qendre…
Në një mbledhje të strukturave të larta të saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpallur kandidaturën e kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, për president të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur sot, AAK ka diskutuar për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend. “AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit. Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat…
Qeveria izraelite është radhitur në krah të Greqisë në përplasjen e kësaj të fundit me Turqinë për Zonën Eksluzive Ekonomike në Egjeun Lindor. Në një deklaratë të mbrëmjes së djeshme, qeveria e Netanyahut theksoi se i qendronte “në krah Greqisë, në të drejtën e saj për të patur Zonën Ekskluzive Ekonomike të vetë sipas konventave ndërkombëtare”, duke theksuar ndërkohë se palët duhet të gjejnë rrugën e arsyetimit dhe të vijojnë me negociata, shkruan albeu.com. Izraeli është një ndër aktorët e “teatrit të Egjeut” me interesa thelbësore në pasuritë e mëdha të gazit, të gjetura në jug-lindje të Qipros.
Një qytetar nga Lezha ka ngritur shqetësimin se vëllai i tij po vijon të mbahet në spitalin COVID 2 prej tre ditësh, ndonëse tamponi për Covid-19 i ka dalë negativ. Ai shprehet se i vëllai është dërguar në spitalin e Lezhës dhe pas dyshimeve të mjekëve e kanë sjellë në Tiranë ku i është nënshtruar testit për koronavirus. Ai shton se vetë mjekët e spitalit COVID 2 kanë thënë se pacienti nuk duhet të mbahet në spital Covid, pasi ka probleme me kokën dhe jo simptoma të Covid-19. Me zërin që i dridhet shprehet se i druhet faktit se i…
Mes 12 rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Lezhë, mësohet se mes tyre është një çift bashkëshortësh që kanë një dyqan ëmbëlsirash. Disa prej personave të tjerë të infektuar mësohet se janë punonjës në sportelet e postës. Që nga fillimi i pandemisë, Lezha numëron 119 persona të infektuar aktivë me Covid-19. Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 208. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe tre pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 141 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3057 të infektuar, ndërsa 3552 të tjerë janë shëruar.…