Janë 141 raste të reja me COVID-19 dhe 3 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid19. Sipas MSH-së, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau…
Author: tirana
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë televizive ka folur në për situatën e COVID-19 në vend. Ajo tha se në dy spitalet COVID, tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi” punohet intensivisht dhe se dy spitalet e tjera të dedikuara do të hapen kur të përfundojnë kapacitetet tek ekzistueset. “Të dyja spitalet e dedikuara për COVID janë spitale që po punojnë intensivisht dhe po përballojnë fluksin e pacientëve. Numri i shtuar i rasteve do të shoqërohet me shtimin e shtrimeve spitalore. Deri tani fluksi ka qenë krejtësisht i përballueshëm.COVID 3 dhe 4 janë gati, po vijon trajnimi i mjekëve.…
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë testin e dytë të Covid dhe ka rezultuar negativ. Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila po ashtu ka rezultuar negative. Të dy i janë nënshtruar testit para dy ditësh dhe pasi kanë rezultuar negativë. Postimi i plotë: Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë. 🦠💪 E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të…
E përjavshmja ‘Chi’ ka botuar ekskluzivisht në numrin e sotëm imazhet e Silvio Berlusconit dhe të dashurës së tij Marta Fascina të kapur për dore. Ish presidenti i Milan-it po kalon pushimet së bashku me fëmijët e tij në Villa Certosa në Sardenia, ku shihet se është duke kaluar momente të këndshme dhe me të dashurën e tij. Të dy të shoqëruar nga djali i Silvios, Luigi u larguan nga vila për të vizituar jahtin e ri të Ennio Doris një nga miqtë më të ngushtë të tij. Për të arritur deri atje Silvio Berlusconi i lejoi vetes për herë…
Kodi i Ri Ajror do të sjell një sërë ndryshimesh për kompanitë e fluturimit dhe pasagjerët. Ai është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi brenda muajit gusht. Ja ndryshimet që janë bërë në kodin e ri: Së pari, me ndryshimet bëhet rregullimi ligjor i përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionit civil. Së dyti, bëhet rregullimi i veprimtarisë së avionëve civilë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, të avionëve për të cilët Republika e Shqipërisë merr përgjegjësi sipas dispozitave të këtij Kodi, në përputhje me nenin 83 bis…
Ditën e djeshme Këshilli i Ambasadorëve i bëri thirrje qeverisë shqiptare të angazhohet për rinisjen e negociatave për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Lidhur me këtë ngjarje kreu i këtij këshilli, Besnik Mustafaj thotë për Report Tv se shqetësimi kryesor është mos interesimi i Ministrisë së Jashtme për këtë çështje. Kritika shpreh edhe për Cakajn. “Ajo që më shqetëson si ish diplomat dhe si President i Këshillit të Ambasadorëve është që nuk shoh asnjë preokupim nga qeveria aktuale. Ky është një proces që udhëhiqet nga Ministria e Jashtme. Ne jemi një vend që jemi pa ministri të Jashtme de facto.…
Policia e e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi dhunonte bashkëjetuesen si dhe një tjetër për përndjekje. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në një pyll pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë. Sipas raportimeve, zjarri poi u afrohet banesave, duke rrezikuar ato dhe jetën e banorëve. Njoftimi i policisë: Në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në pyll (Liqeni i Sharrës) ka rënë zjarr e si pasojë e erës, zjarri ka marrë përmasa dhe po i afrohet banesave. Kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikësve dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre sipas skenarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për përballimin e situatës së COVID-19. “Sipas strategjisë të vjeshtë-dimrit, edhe nëse flukset do të shtohen përtej kapaciteteve tona të dedikuara për COVID, përfshi edhe COVID-3 dhe COVID-4, ku kemi rritur kapacitetet, nëse në një skenar që ne e kemi të parashikuar, do të jetë përfshirja e spitaleve rajonale, sipas një shkalle të përcaktuar, ndaj ne po punojmë për rritjen e kapaciteteve për të patur mundësinë që të mos mungojë…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin për të sëmurët me COVID-19 që nuk iu bëhet as tamponi dhe janë lënë në shtëpi duke i orientuar nga telefoni mjeku i familjes. Shehu e quan kriminale që këta qytetarë shteti i ka lënë me mjekim ambulator, që çdo shpenzim duhet ta mbulojnë vet. STATUSI I PLOTË Kriminale tu kerkohet Shqiptareve te paguajne mjekimin ambulator Covid-Shteti ta rimbursoje 100%! Pjesa dermuese e pacienteve me Covid jane lene te mjekohen ambulatorisht, pa bere as “tamponin”, duke i futur keshtu artificialisht ne grupin “dyshim Covid”. Teorikisht keta, por dhe ata te konfirmuar qe…
Lëvozhgat e vezës përmbajnë 90% kalcium, një mineral që gjendet me shumicë në organizëm, kryesisht në kocka dhe dhëmbë. Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për kontraktimet e muskujve, shëndetin nervor, aktivitetin e enzimave dhe formimin e qelizave.Për të mësuar më tepër mbi vlerat dhe përdorimet e lëvozhgave të vezës, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit. Në të vërtetë, organizmi ynë ka nevojë për doza të bollshme ditore të kalciumit, dhe nëse furnizimi nuk është i mjaftueshëm, atëherë organizmi do ta marrë atë në burimin më të afërt: dhëmbët dhe kockat. Kalcium: Lëvozhga e…
Dy motra që kanë ardhur nga Franca kërkojnë informacion për dy prindërit e tyre që janë të shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ato shprehen se nëna dhe babai janë shtruar 3 ditë më parë, ndërsa deklarojnë se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë mjekësore, dhe asnjë sqarim nga ana e mjekëve. “Jam tu vdek, kam lënë 4 fëmijët rrugëve, nëse duan lekë të dalin dhe të thonë këtu. Babai im i ka dhënë votën Edi Ramës, dhe ja ku po vrasin. Ka tre ditë baba im këtu, ka 2 ditë nëna ime këtu, për çfarë e bëjnë, duan lekë. Nuk…