Author: tirana

Një video në Britaninë e Madhe, është bërë virale për shkak të përmbajtjes së saj. I mituri ka marrë të gjithë vëmendjen gjatë një kronike, ku gazetarja po raportonte live parashikimin e motit në televizionin BBC. Video ka shkaktuar reagime dhe të qeshura për shkak të kërcimeve dhe veprimeve që bënte i mituri. Shikuesit nuk kanë mbajtur të qeshurën teksa shohin veprimet e djalit të vogël në momentin që gazetarja Jen Bartram raporton drejtëpërdrejt nga një plazh në South Shields. Më poshtë keni videon:

Read More

Greqia dhe Turqia kanë përshkallëzuar tensionet mes tyre, për shkak të hyrjes së disa anijeve turke në ujrat greke, dhe në mesnatën e të martës kishte të shtëna me armë, ku mbeten te plagosur tre persona. Por, Turqia i ka dërguar një sinjal të drejtëpërdrejtë Greqisë, përmes Agjencisë Zyrtare të Lajmeve “Andolu Agency”. AA, ka transmetuar sot fjalimin e Presidentit Erdogan me titra greke.

Read More

Një udhëtim për ski, një dasmë, një praktikë kori: ajo që kanë të përbashkët këto ngjarje është se ato kanë të gjitha raste të superpërhapjes së koronavirusit. Kjo ndodh kur dikush e transmeton virusin te një numër i lartë njerëzish. Ndërsa nuk ka një përcaktim të dakordësuar gjerësisht për një ngjarje superpërhapëse, nganjëherë kjo merret si një incident në të cilin dikush i kalon virusin, gjashtë ose më shumë personave të tjerë. Të kuptuarit pse ndodhin këto grupime mund të jetë thelbësore për të marrë kontrollin e pandemisë së covid-19, si dhe ndalimin e një valë të dytë të rasteve.…

Read More

Studiuesi Ardian Ndreca ka zbuluar një fakt të rrallë lidhur me Ernest Koliqin. Ai ka siguruar dëshmi të sakta nga agjenti shqiptar i CIA-s Ton Koka i cili zbuloi në Romë se shkrimtari dhe studiuesi shqiptar ishte nën survejimin e shërbimin sekret të Bashkimit Sovjetik KGB. Ndreca sjellë në një shkrim të tij detaje nga ky survejim dhe metodat që ka përdorur KGB ndaj tij. Një prej tyre ishte edhe joshja nga një femër simpatike ruse që në fakt ishte pjesë e shërbimit rus dhe që përdorej në këtë rast nga italiani Angelo De Genti, agjent i mirëfilltë i KGB-së…

Read More

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi bëri thirrje sot që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm, nëse dhe kur të bëhet e vlefshme një vaksinë. “Nëse do të kemi vërtet një vaksinim kundër COVID-19, ai duhet të jetë i deteyrueshëm për të gjithë”, tha Renzi. “I detyrueshëm, jo vullnetar”, këmbënguli politikani. Komentet e ish-liderit, i cili i la socialdemokratët në fund të vitit 2019 dhe themeloi partinë e tij, Italia Viva, bien ndesh me ato të kryeministrit Conte, i cili tha të dielën se vaksinimi duhet të jetë i mundur, por jo i detyrueshëm. Italia deri më tani ka regjistruar më…

Read More

Gazetari Erjon Skëndaj, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa po raportonte “live” përpara spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ai ka deklaruar se shifrat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me pacientët e shtruar në të dyja spitalet Covid, nuk janë të vërteta pasi sipas tij aktualisht janë 270 qytetarë në spitale dhe jo 124 siç u tha sot në raportimin zyrtar. Ndërkaq ai ka theksuar se kapacitetet në të dyja spitalet po ezurohen, ndërsa shtoi se pacientët nuk po marrin shërbimin e duhur, pasi sipas tij nuk ka personel për t’i ushqyer dhe higjienizuar. “270 të shtruar në të dyja…

Read More

Ndodh shpeshherë që femrat nuk arrijnë ta shijojnë seksin dhe të përjetojnë orgazmën pasi kanë disa komplekse që nuk i lejon ato të ndihen të lira. Disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore të tyre janë: Unë nuk kam trup të bukur: Frika se partneri nuk të pëlqen ty fizikisht dhe se trupi yt është larg ideales….Por kush ka trup ideal dhe mos harro se partneri yt është me ty sepse të pëlqen me të mirat dhe të metat e tua dhe se askush nuk është perfekt. Unë nuk di fare nga seksi: Frika se nuk do të arrish të kënaqësh partnerin tënd pasi…

Read More

Nga Dr. Shk. Glevin Dervishi* Që nga nisja e lundrimit në kuadratin detar që përfshin NAVTEX i lëshuar nga Turqia në Egje-Mesdheu Lindor, anija sizmiografike turke Oruc Reis e shoqëruar nga një grup detar i marinës turke ka lundruar për 50 milje në brendësi të Shelfit Kontinental grek. Në fakt zona ku po lundron grupi detar turk është një zonë ambigue që për nga pikëpamja e së drejtës së detit i jep mundësinë Turqisë të lundrojë lirisht në bazë të parimit të lundrimit të lirë, por nuk i jep asaj të drejtën e kërkimit sizmik dhe shpimit për hidrokarbure. Kjo…

Read More

Duket se emigrantët e mbërritur nga Siria e Maroku në Shqipëri po kthehen në problem të madh për qytetarët, por edhe për shumë biznese. Kjo pasi ndër tendencat kryesore të tyre janë grabitjet si alternativë mbijetese në një shtet të huaj. Bëhet fjalë për një sirian, i cili ka vjedhur në një market në “Don Bosko” në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet, i riu e merr shishen e Whiskey-t dhe e fut në çantë.

Read More

Presidenti i vendit, Vladimir Putin, deklaroi sot se vaksina e tyre për koronavirusin është e para në botë. Ai shtoi se ajo vaksinë është përdorur edhe te vajza e tij. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada ruse në Tiranë. Në reagimin e tyre thuhet se vaksina ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve Postimi i ambasadës ruse në Tiranë: Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë…

Read More

Më 24 gusht Italia do të aplikojë për herë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur. Kështu është shprehur mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci. Ai ka theksuar se duhet pasur shumë kujdes, pasi nëse kjo vaksinë do të ketë 2-3% efekte anësore do të jetë më shumë e dëmshme se efikase. “Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Sigurua është hapi…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”. Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt. Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve. Vendimi për “mosfillim procedimi penal” u la i pandryshuar…

Read More