Shqipëria shënoi sot 140 raste të reja me Coivd 19. Numri më lartë ditor që prej fillimit të epidemisë. Në total në Shqipëri janë prekur 6676 vetë, ndërsa janë shënuar 205 fatalitete.Megjithatë në javën e fundit duke se përhapja ka hyrë në një nivel të qëndrueshëm. Grafiku në vijim ilustron për çdo ditë, mesataren e rasteve të reja pozitive midis ditës së mëparshme dhe ditës pasuese. Brenda vendit, kemi një shpërndarje të ndryshme të të prekurve sipas qarqeve. Por, publiku bën me të drejtë pyetjen sa e përhapur është realisht Covid 19 në Shqipëri. Shifra zyrtare e rasteve pozitive përbën…
Author: tirana
Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Gre qi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit pranë bregut perëndimor vuri re një jaht të bardhë, që po lëvizte me dyshim pranë brigjeve, njëkohësisht me drita të fikura. Siç thuhet në një deklaratë të Marinës Helenike: “Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme. Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në…
Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek ai, përmes një videoje intime. Jo vetëm kaq, por pasi vajza i ka dhënë duart për herë të dytë, ai i shkruan kujtdo që ajo njeh, duke e paraqitur atë si një femër të lehtë, duke i sjellë të resë një situatë ankthi dhe stresi. Sipas një burimi të pranë zyrës kundër krimeve kompjuterike, shtetasja E. H . ka rënë viktimë dhe ka marrë një leksion të vështirë me besimin që i dha ish të fejuarit. Sipas burimeve…
Më 2 gusht 1998, dy djemtë e Zenun Xhemajlit, 27-vjeçari Muharrem dhe 25-vjeçari Ilir, u ndaluan nga një patrullë e policisë serbe pranë fshatit të tyre Rracaj në komunën e Gjakovës, Kosovë, dhe u morën me vete. Ai nuk i pa më kurrë. Më pak se një vit më vonë, mëngjesin e 27 prillit 1999, dy djemtë e tij më të vegjël, Shkëlzeni 21-vjeçar dhe Albani 19-vjeçar, u vranë së bashku me 375 shqiptarë të tjerë të Kosovës në një masakër në fshatin Mejë. Eshtrat e Albanit u gjetën në një varr masiv në Batajnica, periferi e Beogradit, në vitin 2004.…
Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, së funmi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në atë çfarë ka deklaruar ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro. Ai është zotërues i një avion privat që kushton gati 10 milionë euro, dhe pronar i një hoteli që kap shifrën prej 42 milionë eurosh. Po ashtu Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë eurosh, po ashtu dhe disa toka e lokale afariste, që kushtojnë me miliona euro. Pasuria e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona…
Dashi Duhet të bëni kujdes dhe mundohuni që të mos reagoni ndaj provokimeve. Mos u hidhni me kokë në lidhjet e lindura prej pak kohësh, por reflektoni mirë para se të veproni. Edhe në punë mundohuni që të mos i bëni gjërat në mënyrë impulsive, në mënyrë që të merrni rezultate të mira. Demi Në dashuri do të keni mundësi që të jetoni një histori të bukur. Keni shumë gjëra të cilat duhen bërë, ndaj mundohuni që të mos lodheni tepër. Mund të ketë zhvillime pozitive edhe në punë, por vendimet duhet ti merrni me qetësi. Binjakët Kjo e mërkurë…
Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, ka folur në lidhje me rikandidimin e Sali Berishës dhe rikthimin e figurave të larguara të kësaj partie. Sa i përket rikandidimit të Berishës, ai e thotë qartë që do të jetë në listë, duke e vlerësuar atë si një person të rëndësishëm për PD-në dhe për vendin. “Unë jam një nga kritikët e Berishës që nga 2007 për shumë aspekte. Berisha nuk është më kryetar i PD. Kontributi i tij ka qenë shumë i rëndësishëm për vendin dhe jo vetëm për PD. Kujtojmë këtu denoncimet e…
Sparksi, reperi i njohur shqiptar, prej kohësh në një marrëdhënie, ka propozuar për martesë të dashurën e tij. Dhe këtë vendosi ta bëjë në festën e ditëlindjes së vet, një natë më parë dhe larg syrit të publikut. Në disa foto që janë publikuar në rrjete sociale, Sparksi shfaqet i ulur në gjunjë përpara vajzës që i ka rrëmbyer zemrën disa vite më parë. Reperi ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe madje edhe për këtë ngjarje ka zgjedhur të mos publikojë asnjë foto deri më tani. Megjithatë, ky rast nuk kishte si t’u shpëtonte fansave…
Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës pasditen e sotme (11 gusht). Një automjet përplasi një 70-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidenti, i moshuari mbeti i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital, dhe fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Esther Adjoa Asiédu, kjo është bukuroshja që i ka marrë mendjen portierit të kombëtares shqiptare dhe Lazios. Thomas Strakosha po kalon pushimet me modelen në Greqi dhe po shijojnë gjithçka. Dedikimet e dashurisë në rrjetet sociale nuk mungojnë dhe çifti është shumë i lumtur. Më në fund Thomas nuk është fshehur dhe kështu zbulon lidhjen e tij, që kush e di që kur ka nisur…
Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos, ndërsa ministria konfirmoi sot 12 të infektuar nga koronavirusi. Në Patos është konfirmuar me Covid 19 nje futbollist i ekipit Albpetrol rreth 30 vjeç. Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar por dyshimet janë se ai mund të ketë rënë në kontakt me virusin në Tiranë ku përpara dy javesh ka dhënë provime, ndërsa ka luajtur bashkë me ekipin ndeshje në Librazhd. 30-vjeçari është në gjendje të mirë, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë simptoma të sëmundjes. Ndërkohe në Fier 11 persona janë infektuar në plazh…
Njoftimi i Moskës të martën se Rusia do të miratojë një vaksinë kundër koronavirusit pas më pak se dy muaj testimesh tek njerëzit, ka shkaktuar alarm mes ekspertëve të shëndetësisë në botë, të cilët thonë se pa të dhëna të plota për provat, është vështirë t’i besosh vaksinës. Me synimin për të qenë e para në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19s, Rusia ende nuk ka kryer prova në shkallë të gjerë, nga të cilat do të nxirreshin të dhëna për të treguar nëse ajo funksionon. Ekspertët e sëmundjeve ngjitëse thonë se në këto kushte, njoftimi i…