Author: tirana

Disa ndryshime kanë ndodhur ditën e sotme në radhët e Policisë Rrugore të Kukësit. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se Robert Ibrahimi, ish Shefi i Qarkullimit në Kukës, kalon në Sektorin e Drejtimit, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërsa detyrën e Shefit të qarkullimit Rrguor në Kukës e merr Blerim Bërbati.

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Shkolla nis në 14 shtator, por pandemia vë në pikëpyetje rikthimin e nxënësve në banka. Ja tre skenarët e ministrisë. IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin…

Read More

IKMT kallëzon penalisht për “shpërdorim detyre” katër zyrtarë të Bashkisë së Himarës. Bëhet fjalë për kryeinspektorin dhe tre inspektorë të IMT, Himarë. Të kallëzuarit janë Renato Hodaj, kryeinspektor i IMT, Himare; Melseid Nelaj, inspektor, Erion Zenelaj, inspektor dhe Dhimiter Balaj, inspektor. Pas kontrollit në terren, IKMT ka vërejtur se të kallëzuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi.

Read More

Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës, ku të apasionuarit e turizmit të aventurës kanë mundësi të zhvillojnë edhe shëtitjet profesionale me rafting, ose hiking. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke publikuar foto nga ky kanion, kujton se “ky vit duhet të jetë viti i udhëtimeve në Shqipëri, ku të shijohet turizmi vendas”. Kanionet e Osumit gjenden në aksin Çorovodë–Hambull, të luginës së Osumit dhe ka një gjatësi prej 13 kilometra dhe gjerësia ndryshon nga 4 metra deri në 35 metra. Thellësia po ashtu është mbresëlënëse, arrijnë deri në 70-80 metra të thellë, me shpate vertikale përfund…

Read More

Në festën e tij të ditëlindjes, të organizuar mbrëmë larg syrit të publikut, ai i ka propozuar të dashurës. Sipas “Prive”, në disa foto që janë publikuar në rrjete sociale, Sparksi shfaqet i ulur në gjunjë përpara vajzës që i ka rrëmbyer zemrën disa vite më parë. Reperi ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe madje edhe për këtë ngjarje ka zgjedhur të mos publikojë asnjë foto deri më tani. Megjithatë, ky rast nuk kishte si t’u shpëtonte fansave të tij.

Read More

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një nga plazhet e Ksamilit. Viktima është identifikuar si Kristina Cauli, nga Berati.Mësohet se ajo është rrëzuar aksidentalisht nga një lartesi në plazh. Transporti për në spitalin e Sarandës është bërë menjëherë, por kjo nuk e ka ndihmuar që të shpëtonte gjallë. Plagët e marra i kanë kushtuar jetën 69-vjeçares.

Read More

Me shumë mundësi, gjatë jetës suaj profesionale, do të jeni ndeshur apo keni takuar një person “problematik”, gati psikopat, të cilin nuk e keni kuptuar se është i tillë. Ai mund të jetë një shitës i suksesshëm në botën e biznesit, apo një drejtues kompanie… Më poshtë janë pesë tregues të sigurt se keni të bëni me një individ të tillë. Ata kanë natyrë të pëlqyeshme (në fillim) Drejtuesit psikopatë nuk duken të tmerrshëm, të paktën jo që në fillim. Në vend të kësaj ata zakonisht pëlqehen shumë. Janë të aftë në biseda të shkurtra dhe duken se e dinë…

Read More

Nëse mendoni të vizitoni perlën e jugut të Shqipërisë këtë verë, Ksamilin, nuk duhet të largoheni pa bërë “Turin e Midhjes”, një eksperiencë fantastike në liqenin e Butrintit. “Turi i Midhjes” i ofron turistëve mundësinë për të eksploruar natyrën e mrekullueshme të Liqenit të Butrintit, si dhe të mësojnë më shumë mbi rritjen dhe kultivimin e midhjes, mbretëreshës së këtij liqeni. Për të kryer këtë udhëtim sa fantastik aq edhe magjepsës, kontaktuam me Soraldo Nebo një djalë 30 vjeçar nga Ksamili, i cili drejton gjithashtu një biznes familjar në Ksamil. Folës i mirë i disa gjuhëve të huaja, Soraldo është…

Read More

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane për të materializuar angazhimin që Italia mori në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve që t’i ofrojë Shqipërisë shumën prej 95 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro grant për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit. Marrëveshja u firmos prej ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ambasadorit italian, Fabricio Bucci. Siç sqaroi gjatë fjalës së tij edhe ministri Ahmetaj, “Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet: “Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit, në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin…

Read More

Sot në mbrëmje do të mësohen emrat e dy gjysmëfinalisteve të dyta të Europa League që do t’i bashkohen Interit dhe Manchester United. Çerekfinalja më interesante duket se është ajo mes Wolverhamptonit dhe Sevillas. Skuadra angleze luan një ndeshje cerekfinale në kompeticionet evropiane për herë të parë pas 48 vitesh dhe do të kërkojë që të qëndrojë ende në Europa League. Por ‘ujqërit’ do të kenë përballë një skuadër si Sevilla që konsiderohet edhe më ekspertja e këtij turneu. Skuadra andaluziane është në formën e saj më të mirë teksa vjen në këtë përballje me Wolverhamptonin që nuk ka eksperiencë…

Read More

Nuk ndodh shpesh që tamponi të realizohet në trasmetim Live, por Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Zelandën e Re, Dr. Ahley Bloomfield bëri një test Covid-19 drejtpërdrejt në televizion. Nëpërmjet këtij veprimi ai dëshironte të inkurajonte dhe pjesën tjetër të popullsisë të bëjnë të njëjtën gjë. Dr.Bloomfield, i cili kohëve të fundit nuk ishte ndier mirë, e ka bërë tamponin në një qendër testimesh në Porirua. Ai u tha gazetarëve se nuk ishte e dhimbshme dhe se dhe të tjerët duhet të bëjnë të njëjtën gjë, pasi vetëm nëpërmjet testimeve mund të parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Zelanda e Re…

Read More

Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm.  Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur edhe pse kanë shumë pak kalori. Ndjesa e ngopjes që ju japin, do bëjë të mos mendoni për ushqime të pashëndetshme dhe të konsumoni më pak ushqim se zakonisht, duke marrë kështu, më pak kalori. – Kokoshka Kokoshkat janë të lehta e të shëndetshme. Përmbajnë proteina dhe shumë vitamina e minerale, përfshirë kalciumin,kaliumin, vitaminën A dhe K. Përpiquni t’i konsumoni pa sheqer dhe pa kripë, pasi mund të përmbajnë më shumë kalori.…

Read More