Ditën e sotme, SPAK ka sekuestruar me kërkesë të autoriteteve holandeze një numër të madh pronash në pronësi të vëllezërve Selaj, të cilët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Vëllezërit Selaj janë të njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe në mediat italiane. Valentin Selaj, që njihet ndryshe edhe si ish-i dashuri i moderatores Viola Spiro ka qenë ‘koka’ e grupit të trafikut të drogë, të cilët transportonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence. Ai u zbulua nga një hetim i gjatë që u krye nga 4…
Author: tirana
Blogerja Armina Mevlani është tepër aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan momente nga jeta e saj private. Së fundmi Armina ka zgjedhur t’iu përgjigjet disa pyetjeve në Instastory nga ndjekësi duke na zbuluar dhe tatuazhin që mban në vithe. “Çfarë lexon tato që ke mbrapa”, shkruan një prej tyre, që Armina si duket ka zgjedhur t’i përgjigjet dhe të zbuloj se në të pasmet e saj: Lexon frazën “La dolce Vita”. Mirëpo jo të paktë janë edhe ata ndjekës që interesohen për bashkëshortin e saj Shkëlzen Berishën. “Ku e ke burrin? Nuk del me të fareee”, shkruan ndjekësja në…
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka nisur pushimet në Turqi. Ai është fotografuar në një prej restoranteve më të famshëm në Stamboll, i cili përveç të tjerash njihet edhe për çmimet mjaft të kripura Fotot janë publikuar nga portali JOQ, ku duket Dako në shoqërinë vajzës së tij. Vangjush Dako drejtoi Bashkinë e Durrësit për tre mandate rresht, deri në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar, të cilat nxorën fituese Valbona Sakon që qëndroi në këtë post për të paktën 5 muaj.
Deputetja e PS, Vilma Bello, sot ka humbur një njeri të dashur, vëllain e saj, Drini Bellon. Lajmin e hidhur, e bën me dije vetë deputetja në rrjete sociale, e cila teksa i ka dedikuar disa fjalë të ndjera, shkruan se ai ishte shoku dhe vëllai i saj i madh. “Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë. Të qoftë dheu i lehte, i miri Drin”, shkruan deputetja. Lidhur me ndarjen nga…
Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili ka qëlluar mbrëmjen e djeshme më armë në Lungomare, Vlorë. Në pranga ka rënë shtetasi D.Z., 19 vjeç. Bëhet me dije se 19-vjeçari ka konfliktuar me administratorin e hotelit, shtetasin T.D, më pas 19-vjeçari ka qëlluar me armë në parkimin e makinave. 19-vjeçari njihet si person proproblematik i përshirë edhe në konflikte të tjera. Njoftim i policisë: Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta. Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë. Kapja…
Sipas parashikimeve nga astrologët, në një periudhë të caktuar, shenjat e horoskopit që vijojnë si më poshtë do të bëhen milionerë. Akrepi Akrepi investon për një jetë të mirë. Kjo shenjë kërkon përvojën e duhur profesionale, për të pasur një jetë luksi dhe pushime të mrekullueshme. Akrepi ka aftësi në tregti dhe janë në rrugën e duhur për të rritur aspiratat e tyre monetare. Luani Një luan është i frymëzuar për të financuar për veshjet e tyre, darkat luksoze, dhuratat dhe aktivitetet e tjera, që i ndihmojnë ata të jenë në qendër të vëmendjes. Në të njëjtën kohë, aftësitë e…
Një ngjarje e rëndë, që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Gjatë natës është dhunuar me mjete të forta një 21-vjeçar me inicialet G.K. I riu është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Lezhës, ku aktualisht dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjendet në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit, ka dhënë detaje këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri. Sipas tij, gjendja e kryeministrit është e mirë. Beqiri ka treguar për Gazetën Express edhe për takimet virtuale që ka zhvilluar sot shefi i ekzekutivit. “Mirë është siç e keni parë tërë ditën e ka pas aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pas më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu ka pas takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamenteve komunale për…
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ngritur një tjetër shqetësim në lidhje me përhapjen e virusit, nga sjellja e papërgjegjshme e të rinjve në klubet dhe restorantet në bregdet ku distancimi i social dhe mbrojtja nga COVID-19 duket se është një gjë e panjohur për ta. Braçe shkruan se në të gjithë këtë harbim të të rinjve apo “kalamajve” siç i cilëson numri dy i qeverisë, edhe më shqetësuese është sjellja e politikanëve, të cilët në vend që të edukojnë dhe mësojnë rininë se si të mbrohen bëjnë deklarata që nxisin sjellje të tilla dhe dëmtojnë punën e qeverisë dhe institucioneve…
Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë 140 raste të reja me koronavirus në vend dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar positive me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë,…
Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur kishte kaçurrela e para, femrat me të kanë pirë më shumë Whisky ose pije të mira, sot ka hapur arkivat Për ata që janë kureshtarë, Papa ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën dhe ka publikuar disa foto të rinisë së tij, me flokë kaçurrela. “Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986, Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992.…
Turqia dërgoi një anije për të kryer një studim sizmik në një zonë në Mesdheun Lindor, një veprim që Greqia e konsideron të paligjshëm dhe që ka të ngjarë të rrisë tensionet mes dy aleatëve të NATO-s. Për këtë Greqia është vendosur në alert të plotë duke thënë se është kërcënuar paqja dhe stabiliteti. Në Athinë, u bë një mbledhje urgjente e organit të lartë vendimmarrës të vendit për çështjet e jashtme dhe çështjet e mbrojtjes, KYSEA. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias lëshoi një deklaratë të ashpër duke i bërë thirrje Turqisë të “përfundojë menjëherë veprimet e saj të paligjshme…