Author: tirana

Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin njoftoi dje se Rusia ka gati vaksinën e parë kundër koronavirusit të ri dhe që është emërtuar “Sputnik V”. Pavarësisht debateve dhe mosbesimit që ka për të, zgjedhja e emrit nuk është një surprizë. Sipas “Ilsole24ore”, mjafton të keni lexuar një biografi ose të keni njohuri për presidentin rus që të kuptoni nostalgjinë e tij për Bashkimin Sovjetik. Vaksina konsiderohet një ‘armë’ gjeopolitike ekonomike e jashtëzakonshme. Vaksina është emërtuar Sputnik, si sateliti i parë artificial i dërguar në orbitën e tokës në 1957 çka shkaktoi përshpejtimin e amerikanëve në garën për hapësirën. “Sputnik 1 ka…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një i mitur vetëm 10 vjec, pushues nga Kosova është mbytur teksa lahej në pishinë. Durrës/Informacion paraprak Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Sara Hoxha ka treguar një sekret të vogël, tani që është në pritje të ëmbël! Ajo ka publikuar një foto nga një darkë festive me partnerin Ledri, dhe me sa shohim, bukuroshja qëndron në timonin e makinës. Sara ka treguar se kur Ledri pi ndonjë gotë më shumë, timonin e merr ajo vetë pasi tani që është në pritje të ëmbël nuk mund të pijë alkool. E megjithatë Ledri nuk ngurron t’i bëjë një super foto partneres së tij që qëndron në timon me një fustan të ngushtë pas trupit. Barku i saj i rrumbullakosur i shkon kaq shumë dhe…

Read More

Barcelona ka bërë të ditur se nga testet e fundit të bëra për Covid-19, një lojtar ka rezultuar pozitiv.  Megjithatë, ai nuk është në mesin e skuadrës që është zgjedhur për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Emri i lojtarit të infektuar nuk është zbuluar nga Barcelona, megjithatë dihet se ai është njëri nga nëntë lojtarët që pritej t’i nisnin stërvitjet parasezonal të mërkurën. Kjo do të thotë që lojtari i infektuar të jetë njëri nga Pedri, Trincão, Matheus Fernandes, Todibo, Wagué, Aleñá, Rafinha, Miranda dhe Oriol Busquets. “Lojtari nuk ka simptoma, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka drejtuar të rinjve një thirrje për t’u bërë mbrojtësit e vetes, të prindërve dhe e më të dobëtve. Ministrja thekson se të rinjtë janë ata që duhet të mendojnë më së shumti për të afërmit e tyre, për mjekët e infermierët që nuk po dallojnë ditën nga nata për shkak të intesitetit të punës. Duke iu referuar moshës së re dhe indiferencës së tyre për kujdes, Manastirliu thotë se “edhe pse nuk e shohim dot me sy të lirë virusin, kjo nuk do të thotë…

Read More

Pas publikimit të mesazheve të qytetarëve nga ana e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia se në spitalin covid 2 s’ka as ilaçe, vjen reagimi i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në reagim thuhet se pacientëve iu ofrohet terapi e plotë dhe se nuk mungon asnjë medicament. Po ashtu ftohen politikanët të lejojnë mjekët të bëjnë punën e tyre. DEKLARATA E SPITALIT Në përgjigjie të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë…

Read More

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë shtet, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës. Ministri Spahn ka thënë se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet. Ai u shpreh për Radion Deutschlandfunk se rritja e numrit të të infektuarve ka ndodhur pas kthimit të njerëzve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare. Spahn tha se “kjo duket se – nëse nuk përkujdesemi të gjithë – mund të rezultojë me…

Read More

Binjakët Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Ujori Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e ditë shumë intr iguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë prej pak kohësh.

Read More

Ndërron jetë biznesmeni i njohur nga Kosova Ernest Jusufi. Mediat në Kosovë raportojnë se Jusufi, i cili mbante edhe postin e drejtorit të Birrarisë “Peja”, ishte i infektuar me koronavirus. Ai ka ndërruar jetë në qytetin e Shkupit në Maqedoni. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook. “Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit. Jusufi ishte angazhuar në industrinë e ushqimit që prej vitit 2005 dhe mbante postin e…

Read More

Një aksion i befasishëm nga forcat speciale RENEA është duke u zhvilluar këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit dhe Peqinit. Sipas informacioneve paraprake, RENEA ka zhvilluar kontrolle në disa shtëpi. Aksioni vjen disa ditë pas vrasjeve të bujshme në këtë qytet. Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj u vranë ditët e fundit në qytetin e Elbasanit. Ramazani u qëllua me armë zjarri ndërsa shoku i tij, Runaj, u masakrua me thikë pak ditë më pas. Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë të arrestuarit e policisë për vrasjen e Runajt. Ata gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbikqyrjen e Ramazanit gjatë atentatit ndaj tij.…

Read More

Inteligjenca amerikane, përveç se është një ndër më të fuqishmet në botë, është edhe tepër aktive në rrjetet sociale.Shpesh me thirrje për rekrutimin e personave me aftësitë e duhura, CIA poston edhe kuize të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi CIA ka postuar këtë foto ku i fton qytetarët të gjejnë të dhëna si koha, vendi e të tjera. Kësaj loje nuk i ka rezistuar dot as ish-ministri demokrat Enkelejd Alibeaj. Në Twitter ai i përgjigjet postimit të CIA duke dhënë versionin e tij të përgjigjeve. “A jeni të aftë të përcaktoni kohën e ditës në foton më poshtë? Vendosini…

Read More

Gazetarja e RAI-t, Paloa Ferrari, ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Twitter një lajm të rremë. Ndërsa fliste për infektimin e dy lojtarëve të Atletico Madrid me COVID-19, ajo shkroi, se Juventus mund të rikthehet në Champions League, pas tërheqjes së spanjollëve nga kompeticioni. Në lajmin e gazetares, thuhej se Juventus është përzgjdhur nga UEFA, për të zëvendësuar Atletico Madrid. Gafa e saj ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa komentuesit nuk e kanë falur. “Sa duhet të qesh? Po pyes?”, ishte njëri nga komentet poshtë postimit. Juventus u eleminua nga Lyon pavarësisht fitores 2-1 në ndeshjen e kthimit. Me rezultatin…

Read More