Author: tirana

 Nga Arbër Berisha Perandoria Osmane kishte nevojë për forca të reja, shqiptarët u bënë besnikët e parë që jetonin në kuadër të kësaj perandorie. Sipas historianit turk Abdulkadir Ozcan theksohet se: “ Perandoria Osmane kishte 34 sadriazemë (kryeministra) gjatë kohës së ekzistencës së kësaj fuqie botërore, thënë ndryshe ata qëndruan në krye të qeverisë afërsisht 100 vjet ose 1/6 e kohës së ekzistencës së kësaj perandorie ”. I pari krye-vezir që erdhi në pushtet ishte Koço Daut Pasha në vitin 1493, i cili ishte me prejardhje shqiptare. 47Kontributi i tij njihet në fushat socialo-kulturore. Ai ka qënë mbështetës i shkencës.…

Read More

Një 43 vjeçar pasi u  takua në një kafene, dyshohet se mori dy vajzat e mitura dhe me veturën e tij i dërgoi në një motel.Sipas burimeve brenda Prokurorisë, i dyshuari kishte paguar një dhomë për vajzat, por ishte futur edhe vetë aty, për qëllime seksuale. “Janë njoftuar diku në kafiteri në Podujevë, me veturë i ka dërguar në motel, aty ua kishte paguar një dhomë, në të cilën kishte hyrë edhe vetë, për qëllime seksuale”, kanë thënë nga Prokuroria. Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se i dyshuari dhe të miturat nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, por ndaj të dyshuarit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka miratuar 5191 paga lufte për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor nga pandemia. Postimi i plotë: SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor QEVERIA SHQIPTARE miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!  Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR! Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të…

Read More

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), bëri të mundr sot ekstradimin drejt Italisë të 9 personave të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti. Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit. Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje,…

Read More

Djali i madh i kryeministrit Rama, Gregor Rama feston sot ditëlindjen. Në krahasim me vitin e kaluar, ai këtë herë ka përvjetor pasi mbush 30-vjeç. Deri më tani Gregu nuk ka marrë ndonjë urim publik nga i ati apo persona të tjerë të familjes, por gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim. Kujtojmë që këtë mars, ai prezantoi për publikun artdashës ekspozitën e tij “Ex Nihilo”, në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Gregu u shpreh se frymëzimin dhe pikënisjen e kësaj ekspozite e ka marrë dhe krijuar nga asgjëja.

Read More

Deputeti i opozitës Halit Valteri nuk i shpëtuar fiksimit nga aplikacion i famshëm “Tik tok” në këto ditë pushimesh. Mes videove, shfaqet duke provuar edhe trendet e momentit me disa këngë. Ndërsa nuk lë pa përmendur politikën pasi bën sikur po flet në telefon me kryeministrin Rama ku tallet duke i thënë “mos më lodh kokën”, ndërsa në një moment shfaqet duke pështyrë pajisjen celulare pasi përgjigja që i vjen është “Përshëndetje Edi Rama jam, si je?” “Ti je mo, ptu, po ca alo alo më lodh kokën ti do të bësh gallatë tani”, është përgjigja që supozohet se i…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar se puna dentare rutinore, e parëndësishme duhet të shtyhet derisa të zvogëlohet përhapja e infeksionit COVID-19. OBSH-ja tha që ekzaminimet, pastrimi i dhëmbëve dhe kujdesi parandalues duhet të shtyhen deri në njoftimin e mëtejshëm, sipas udhëzimeve për dentistët – si të zvogëloni rrezikun e transmetimit gjatë një pandemie koronavirus. “OBSH këshillon që kujdesi rutinë i shëndetit oral – i cili zakonisht përfshin kontrolle të shëndetit oral, pastrim dhëmbësh dhe kujdes parandalues – të shtyhet derisa të ketë një ulje të mjaftueshme COVID-19 normat lokale të transmetimit. ” “E njëjta vlen edhe për trajtimet…

Read More

Për gati një muaj po qëndroj i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që la pas virusi Covid-19 që ka përfshirë botën mbarë. Më besoni, kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë vehten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo më ka bërë të mendoj se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë. Por, shoh nëpërmjet mediave, internetit, rrjeteve sociale etj. masivisht një shpërfillje të papërgjegjshme e të frikshme të masave parandaluese, të domosdoshme për t’u mbrojtur…

Read More

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, ku një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën Shpëtim Mani, ndërsa është plagosur rëndë Klinsman Uka. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Fatmirësisht nga aksidenti i ndodhur, drejtuesi i mjetit Samet Elezaj ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Read More

Bashkimi Europian akordoi dje 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi se, gatishmëria e familjes europiane për të na ardhur në ndihmë në këto momente, besimi i investuar tek ne, na inkurajon. “180 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Shqipërinë nga BE me qëllim përballimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, u shpreh Spiropali. “Gatishmëria e familjes europiane për të na ardhur në ndihmë në këto momente, besimi i investuar tek ne, na inkurajon aq sa edhe na lehtëson nga barra…

Read More

Fluksi i kërkesave për pasaportë dhe kartë identiteti të shqiptarëve që jetojnë në Greqi ka krijuar një situatë të pazakontë të radhëve të gjata në ambasadën greke, çka ka detyruar Ministrinë e Jashtme të ngrejë një grup të posaçëm pune. Zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj tha për A2 se stafi në zyrat e Selanikut e Athinës është dyfishuar, e kërkon të vijohet me aplikimet në portalin e-albania dhe e-konsullata për të shmangur radhët. “Po bëhet një vlerësim për nevojën për shërbime dhe për stafin që është në punë”, thotë Xhafaj. Aktualisht një pjesë e madhe e stafit diplomatik, pjesa më…

Read More

Presidenti Putin befasoi botën kur njoftoi se Rusia ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19 dhe do dalë në treg brenda pak ditësh. Presidenti rus tha se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19. Po ashtu ai tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën. Putin ka dy vajza, Maria…

Read More