Qeveria e Libanit jep dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit. Deri më tani Ministi Drejtësisë në Liban, Marie Claude Najm, Ministri i Informacionit Manal Abdel Samad dhe Ministri i Mjedisit Damianos Kattar të gjithë kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre. Ndërkohë Ministri i shëndetësisë, Hamad Hasan është shprehur se dorëheqjen e kanë dhënë si përgjegjësi ndaj shtetit.
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 15 raste të reja në qakun e Korçës ditën e sotme. Mësohet se rastet e reja janë: konkretisht nga 15 personat e infektuar, 4 prej tyre mjekë të spitalit të Korçës, 2 në Devoll e një Korçë. Ndërkaq, të tjerët janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm. Po ashtu disa prej tyre kanë rezultuar pozitivë pasi janë kthyer nga plazhi.
Gazetarja e njohur Alida Cenaj ka publikuar dy fotografi në Jug të vendit ku nuk pyetet fare për virusin e ri COVID-19. Në profilin e saj në rrjetet sociale, Cenaj ka shkruar se aty është duke u mbajtur një festë ndërkohë që nuk dihet se ku janë inspektorët, kontrollorët dhe policia që lejojnë grumbullime të tilla.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rinisur turin e takimeve me qytetarët, ndërsa ditën e sotme ka shkuar në familjen Barruku në fshatin Kameras në Durrës, shtëpia e të cilëve është bërë e pabanueshme nga tërmeti. Kryefamiljari Kadri Barruku, i pyetur nga Basha nëse kishte përfituar nga bonusi i qirasë apo nga programi i rindërtimit, i është ankuar kryedemokratit se ka marrë vetëm një këst 250 mijë lekë të vjetra, ndërsa aplikimi i tij për rindërtimin e shtëpisë është refuzuar.Por nga dokumentet shihet se emri i Kadri Barrukut është në listën e personave që do të përfitojnë një shtëpi…
Gjigandi japonez Toshiba ka shitur pjesën e tij të fundit të aksioneve në prodhuesin e kompjuterave personal Dynabook. Sharp bleu 80% të Toshiba në 2018 për 36 milion dollarë (27 milion £), dhe tani ka blerë aksionet e mbetura, tha Toshiba në një deklaratë. Vitet e fundit kanë qenë të vështira për konglomeratin: në vitin 2015, firma pësoi një humbje të plotë për 318 milion dollarë.
Moderatorja e njohur Alesia Bami është një nga femrat më simpatike të ekranit, e kësisoj një nga më të komentuarat.Alesia është shumë aktive në rrjetet sociale dhe tashmë që ka ardhur vera ajo nuk ka nguruar të postojë foto me rroba banjo, teksa shfaqet si gjithmonë, shumë seksi. Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku shihet me bikini të zi, mbi një varkë, ku bien në sy format e saj trupore. Alesia ka postuar foton nga Shpellave e Pëllumbave në Sarandë, dhe duket më e bukur se kurrë. ‘Pamje’, shkruan bukuroshja në krah të postimit të saj.
Qeveria greke ka vendosur masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ditën e sotme kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras. Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemiologjike, është vendosur që nga data 17 gusht për hyrjen në Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për Covid-19, i cili duhet të jetë bërë deri në 72 orë para, kjo vlen për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda. Sa i përket kufijve toksor, ku merr pjesë edhe Shqipëria është…
Me 10 çmime Grammy, një rekord prej 29 çmimesh Amerikane të Muzikës dhe pesë ‘Hit One’ në “Billboard Hot 100”, karriera e Taylor Swift ka parë një ngritje titanike që nga ditët e para të saj si këngëtare. E konsideruar si një nga artistët më të mirë botërorë, ajo ka shitur miliona albume në të gjithë botën. Taylor Swift është bërë artistja i parë që ka debutuar në numrin një në të dy tabelat Billboard 200 dhe Hot 100 në të njëjtën javë. https://twitter.com/billboard/status/1290339643062353923 Albumi i ri ‘Folklore ’, arriti në kulmin e tabelës së albumeve në Billboard 200, dhe…
Ditën e sotme një zjarr i madh ka rënë në një pikë grumbullimi skrapi e varrezë makinash. Zjarri ka rënë në afërsi të rrugës “Tiranë-Ndroq” në dalje të Kombinatit, ndërsa nga flakët dalin shtëllunga të mëdha në ngjyrë të zezë. Sipas informacioneve, tre zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes. Kjo nuk është hera e parë që në një varreze makinash bie zjarr, kujtojmë se me datë 28 korrik, një pikë grumbullimi makinash në Kashar u mbulua nga flakët.
Aktori i njohur spanjoll, Antonio Banderas ka testuar pozitiv me koronavirus, në ditëlindjen e tij të 60-të. Banderas, i cili është më i njohur për rolet e tij në ‘Desperado’ dhe ‘The Mask of Zorro’, njoftoi diagnozën e tij në rrjetet sociale. Aktori zbuloi se po e kalonte ditën në karantinë dhe tha se po përjetonte simptoma të lodhjes. Banderas siguroi fansat se ai po mundohet të bëj një rikuperim të plotë në të ardhmen e afërt. https://www.instagram.com/p/CDtWLIGKsje/
Një konflikt midis dy personave ka ndodhur në fshatin Rëmenj të Pogradecit. Burime nga policia bëjnë me dije se të dy këta shtetas janë plagosur me mjete të të mprehta. Po të njëjtat burime shtojnë se njeri prej tyre është plagosur në kokë dhe tjetri në këmbë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.