Author: tirana

Mbi 200 pacientë janë të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. 2/3 e tyre rezultojnë të dyshuar për covid, pasi tamponi rezulton negativ, ndërsa skaneri i mushkërive tregon vatra të theksuara pulmoni. “Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi”, tha Silvana Bala, Shefe e Pneumologjisë tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Por përse tamponi rezulton negativ dhe pamjet imazherike tregojnë për prezencë të virusit të covid? “Virusi është vendosur thellë në rrugët…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë 125 raste të reja me COVID-19. Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë sot gjatë përditësimit të të dhënave të situatës. Një paciente nga Vlora ka humbur jetën. Në Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë 122 pacientë, 19 në terapi intensive. Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë. Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100…

Read More

Një i moshuar ka humbur jetën në plazhin e Borshit pak pas mesditës së sotme. Sipas informacioneve zyrtare, në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak.. I moshuari është nxjerrë nga uji dhe është marrë me urgjencë por ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama ka inspektuar fillimin e punimeve në aksin Delvinë-Kardhiq.  “Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse”, shkruan Rama në postimin e tij. Mirëpo detaji që tërheq më shumë vëmendje është muzika që dëgjohet në sfond në videon e publikuar nga kryeministri. Bëhet fjalë pikërisht për këngën “Beat it”, të mbretit të muzikës POP, Michael Jackson. https://www.facebook.com/edirama.al/videos/328726764843029/?v=328726764843029

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në  të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rikthimi i rasteve me Covid-19, Bashkia e këtij qyteti merr vendimin për mbylljen e çerdheve dhe kopshteve IKSHPK thekson se numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me Ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit shqiptaro – gjerman përgjatë vitit 2020. Denaj vlerësoi mbështetjen e qeverisë gjermane dhe vëmendjen ndaj sektorëve prioritarë ne vend përgjatë viteve. Gjermania mbetet një partner strategjik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe në kuadër të proceseve integruese drejt BE-së. Ministrja Denaj nga ana e saj informoi Ambasadorin dhe përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane për vendimet e fundit të qeverisë mbi programet e punësimit dhe nxitjen e riintegrimit në tregun e punës të qytetarëve të larguar, si pasojë…

Read More

Një pasdite në barkë transformohet në vendin perfekt për një bërë një set fotografik shumë joshës.  Ilary Blasi gjatë pushimeve me Francesco Tottin dhe fëmijët, Chanel, Christian dhe Isabel, përfiton nga dielli dhe deti për të bërë disa foto me kostum plazhi. Rëzultati është fantastik dhe ndjekësit vërshojnë me një lumë komentesh dhe zemrash. “La mia vita” ‘Jeta Ime’ shkruan Totti që poston foto të tre fëmijëve të tij në diell teksa shohin pasqyrimin e detit blu. Më pas poston një video të zhytjeve në det, ndërsa Ilary përqëndrohet tek ‘bëmat’ balerine të miqve në barkë. Por teksa të tjerët…

Read More

Doni të dini, cili print i rrobave apo thonjve është në modë? Po jua themi ne: printi i lopës! Printi i lopës, fiksimi më i ri dhe i çuditshëm i VIP-ave. Edhe pse duket si shaka në fakt të gjitha vajzat kanë nisur të bëjnë thonjtë me këtë model dhe madje edhe të vishen. E para që e nisi këtë lojë ishte Beyoncè, me stilin e saj të veçantë të veshjes në klipin e “Already”. Pastaj në një tjetër formë e solli Ariana Grande duke lyer thonjtë, dhe pas saj, i bëri thonjtë në të njëjtën formë edhe Kendall Jenner.…

Read More

Willian i ka dhënë fund aventurës me Chelsean. Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes rrjeteve sociale, duke mos treguar destinacionin e mundshëm. 32-vjeçari ka zhvilluar 339 paraqitje me Blutë e Londrës, ka shënuar 63 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.Ai ka fituar 5 trofe me Chelsean. “Ishin shtatë vite të mrekullueshme. Në gusht të vitit 2013 mora ofertë nga Chelsea, isha i bindur se ishte klubi ku doja të luaja”, shkroi Willian në letrën e lamtumirës. “Sot jam i bindur se ishte vendimi më i mirë. Ka pasur momente të lumtura, disa të këqija, kem fituar edhe trofe”. “Jam…

Read More

Ndjenja e marramendjes pasi të ngriheni mund të jetë një parashikues i demencës ka zbuluar një studim. Kjo shkaktohet nga hipotensioni ortostatik, një formë e presionit të ulët të gjakut që ndodh kur ngriheni. Demrnca nuk është një sëmundje specifike, por në të vërtetë është një grup simptomash që prekin aftësitë intelektuale dhe sociale në mënyrë aq të rëndë sa të ndërhyjnë me funksionimin e përditshëm të personit. Egzistojnë shkaqe të ndryshme të demencave dhe sëmundja e Alzheimer-it është shkaku më i shpeshtë i tyre. Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë zbuluan se njerëzit që kishin këtë problem, kanë të ngjarë…

Read More

Letra e Ben Blushit për vajzën e tij E Shtrenjta Natali! Tani që po të shkruaj, ti me siguri je mes kanavacave dhe librave të tu, tek ‘reading point’ që ndërtuam bashkë. Përballë ke malin, që me hijen e vet e mbulon përditë shtëpinë tonë në fshat. Unë, asnjëherë s’të kam shkruar letra, dhe ti asnjëherë s’më ke pyetur për gjërat që bëj. Dje janë marrë dhe me ty dhe me një dhuratë që të kemi bërë, dhe në historinë e dhuratave pyetjet që të kanë bërë ty janë ndoshta më të cuditshmet. Pse ta kanë dhuruar, pse ta blenë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti. Basha u shpreh se qeveria vazhdon që të vjedhë fondet, kryen korrupsion galopant dhe ka lënë shqiptarët në mjerim të plotë. Basha tha se kur PD të vijë në pushtet, paratë nuk do të shkojnë tek 5 oligarkë, por do të shkojnë për të gjitha familjet shqiptare. “Të gjithë ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit, do të dalin përpara përgjegjësi. Ata do të japin përgjegjësi përpara ligjit. Ata jetojnë të kamur, ndërsa ju jetoni në çadra. Iu kanë…

Read More