Author: tirana

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim për nënat e infektuara duke publikuar disa këshilla se si duhet të veprojnë ato gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës. “Java botërore e ushqyerjes me gji. Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave duke i mbrojtur ato nga disa semundje. Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji. Ato duhet: -Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato…

Read More

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur njeriun e tij të shtrenjtë, të atin. Sulejman Bushati është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti socialist. “Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenti…

Read More

Izolimi i detyrueshëm, distancimi fizik dhe problemet e tjera janë duke lënë pasojat e tyre tek niveli i stresit. Zëri i Amerikës kontaktoi një terapiste të shëndetit mendor në kryeqytetin amerikan, Uashington D.C. Le të dëgjojmë në vazhdim këshillat që ajo jep. “Doja të bëhesha terapiste kur fillova universitetin. Mendova se do të bëhesha mësuese dhe më pas mora kursin fillestar të psikologjisë. Dhe vërtet u magjepsa duke dëshiruar të mësoja për njerëzit, si ata punojnë dhe pse ata bëjnë dhe thonë gjëra të caktuara. Unë mendoj se kam qenë gjithmonë dikush që njerëzit e shikojnë si personi me të…

Read More

Një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Karolinën e Veriut. Siç raporton CNN, ky është tërmeti më i fuqishëm që prej 1926. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndien rreth 160 kilometra në veri të Charlotte, shumë pranë qytetit të Spartës. Studimi Gjeologjik i SHBA-së, njoftoi se dridhjet janë ndier edhe në Karolinën e Jugut, Tenesi, Gjeorogji e Atalanta. Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, por vetëm dëme të lehta materiale. “Dukej sikur një lokomotivë e madhe po kalonte mes nesh”, u shpreh kryetari i Spartës, Wes Bringer.

Read More

Izolimet tani janë duke u lehtësuar në pjesën më të madhe të botës, por, teksa ‘COVID-recesioni’ vazhdon të thellohet, shumë njerëz do ta gjejnë veten të varur nga të njëjtët botë virtuale si një mënyrë për të zëvendësuar të ardhurat nga bota reale. Marsi dhe Prilli 2020 panë rritje dramatike në kohë dhe para të shpenzuara në platformat virtuale. Shpenzimet për lojëra dixhitale u rritën 11% në 10 miliardë dollarë, totali më i lartë mujor ndonjëherë, ndërsa lojërat celulare me 15% në 5.7 miliardë dollarë. Nuk është për t’u habitur që lojërat shpërthejnë me më shumë njerëz në shtëpi, shpesh…

Read More

Nën dyshekë, qilima, në rrobat e papastra, libra ose sirtarë… Nëse zgjidhni këto vende për të ruajtur para, dijeni se hajdutët “do të depërtojnë” lehtësisht dhe do t’i gjejnë ato. Shumë njerëz vendosin t’i fshehin paratë në shtëpi, në vend që të kursejnë në një bankë, që është pa dyshim, opsioni më i sigurt për të mbajtur para. Nëse vendosni t’i mbani paratë në shtëpi, ka 6 vende ku nuk duhet t’i lini kurrë. Nën dyshek Dysheku në shtrat është një nga vendet e para që do të kontrollohet nga hajdutët. Le të themi që është shndërruar në opsionin “klasik”…

Read More

Nga Spartak Ngjela Mos e mendoni kurrë se injoranca apo mendjelehtësia jonë shqiptare nuk është shfrytëzuar në mbi njëqind vjet nga pushtuesit e territoreve të gjera shqiptare. Po kështu, edhe sot. Kudo, në të gjithë Perëndimin financohet një propagandë e pistë antishqiptare. Por, edhe këtu në Shqipëri, gjithashtu: blejnë gazetarë; paguajnë televizione dhe gënjejë me propagandë kundër çdo aspekti të rritjes së kulturës dhe zhvillimit shqiprar. Por, ajo që është me e degraduar sot, është goditja e çdo progresi shqiprar. Shqiptatët ndërtojnë një urë gjigante, Beogradi njofton emisarët që të thonë: “do shembet ura”; dhe këta emisarë të vjetër, gati…

Read More

Klea Hutën do ta shohim sërish si aktore. Gjithçka është bërë e ditur nga postimi i banorit të “Big Brother 2”, Bjordi Mezini. Ai ka prezantuar trailerin e projektit të tij filmik “Kapiten Dinamo”. Bëhet fjalë për një serial televiziv, i cili ka në qendër jetën e një regjisori. Krah Kleas do të jenë edhe personazhe të tjera, si: Erblin Bajko, Enxhi Cuku, Roland Saro, Aleks Seitaj, Romina Ruda etj. Nuk ka ende një datë për publikimin, ndërkohë që pritet veçantia e këtij projekti të ri televiziv. Moderatorja Klea Huta vendosi që së fundmi t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në…

Read More

Prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë dhe deri në këto momente nuk ka patur asnjë problematikë në asnjë aks rrugor.  Deri në këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit. Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 154 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për…

Read More

Zhvillimet e vrullshme dramatike të verës së vitit 1990 do t’i hapnin shtegun pluralizmit politik dhe do të sillnin përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri. Procesverbali është marrë nga një libër i Servet Pëllumbit ku flitet për takimin aq të debatueshëm të Ramiz Alisë me intelektualët në 12 gusht të atij viti. Kishte ndodhur ngjarja e 2 korrikut, ku pesë mijë qytetarë të Tiranës mësynë ambasadat perëndimore në kryeqytet, ishte mbajtur një miting i përzishëm në sheshin “Skënderbej”, ishte mbledhur me ngut Byroja Politike, më 26 korrik një plenum i jashtëzakonshëm i Komitetit Qendror… Ngjarjet precipitonin me shpejtësi. Me sa…

Read More

Një person rreth moshës 79-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Bujkë, Bashkia Mat si pasojë e asfiksisë. Dyshohet se Haziz Kuka, banues në qytetin e Burrelit ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat, por në përpjekje për të shuar zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën. Po kështu është djegur edhe një godinë e pabanueshme, pronë e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të…

Read More