Author: tirana

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se 675 maturantë sivjet kanë zgjedhur të studiojnë në FA, në Bachelor, që hapet në tetor. Xhacka shprehet se të gjithë ata që zgjedhin FA, kanë një të ardhme shumë të mirë dhe punë të siguruar. Postimi i Olta Xhackës: 675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor! Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht…

Read More

Stuhia që goditi ishullin grek Evia nga e shtuna në mbrëmje deri në orët e para të mëngjesit të së dielës u shndërrua në një tragjedi, me fshatra të tëra të përmbytura, qindra qytetarë të bllokuar, pesë persona të mbytur dhe dy të zhdukur. Sipas informacioneve të fundit nga Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalia, i cili ndodhet në Vasilika të Evisë, foli veçanërisht për vdekjen e tre personave, përfshirë një foshnje 8 muajshe, një 86-vjeçar dhe një 85-vjeçar. Të moshuarit u mbytën në shtëpinë e tyre (ata jetonin në shtëpi të ndara). Prindërit e foshnjës fatkeqe ishin me pushime…

Read More

Dashi Nëse personi që keni tradhtuar është një Dash do të jetë e vështirë që t’ju falë, sepse egoja e tij do të preket shumë. Nuk e kapërcen dot faktin, që keni preferuar një person tjetër. Do të mendojë që nuk e keni merituar kurrë. Demi Pas disa lutjesh ka mundësi që të lindurit e shenjës së Demit t’ju japin një mundësi të dytë. Ndryshimi i prish stabilitetin e krijuar dhe preferon të të japë sërisht besim, në vend që të prishë marrëdhënien e të nisë kërkimin e një tjetër partneri/eje. Binjakët Të lindurit në shenjën e Binjakëve mund të…

Read More

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike. Por, pavarësisht situatës së krijuar të rinjtë dhe pushuesit në Britaninë e Madhe kanë mbushur lokalet dhe restorantet gjatë fundjavës. Autoritetet kanë paralajmëruar se kjo sjellje e papërgjegjshme, ku nuk respektohen thuajse fare rregullat e pandemisë, do të ndikojë në përhapjen edhe më të madhe të koronavirusit në vend.

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për ndalimin e grumbullimeve në dasma dhe ceremoni festive apo mortore, duke i cilësuar burim të përhapjes së infeksionit. Ajo rikujton edhe thirrjen për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura si dhe respektimin e distancës dhe rregullave të higjienës. “Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për…

Read More

Zbulohet një mutacion gjenetik që besohet se është shkaktari i vështirësisë sociale tek autikët. Është vetëm një gen që ndikon në luhatjet e ositoksinës, një molekulë që është mjaft e rëndësishme në rregullimin e sjelljeve sociale tek të gjithë gjitarët. Mutacioni i këtij geni redukton dukshëm çlirimin dhe funksionin e ositoksinës, që ndryshe quhet hormoni i lumturisë apo i dashurisë. Por vështirësitë që shkakton mungesa e saj janë tipike të autizmit, që është një shqetësim që karakterizohet nga sjellje jo normale në marrëdhëniet shoqërore, nga një deficit i aftësisë komunikuese dhe nga sjellje të stereotipuara. Deri më sot janë kryer…

Read More

Nga Denis Dyrnjaja/ Ka diçka esenciale që gati gati po bërtet si realitet. Që kur pushteti është njësuar si koncept me përfitime dhe pasurim, është përmbysur numri i atyre që duan partitë në mënyrë idealiste dhe është shtuar numri i atyre që iu duhet partia. Këta të fundit dominojnë sot forcat politike, ndaj s’ka programe, por ka llogje e premtime kuturu, s”ka debat real programor, por ka sherr e shantazh reciprok, ndaj s’ka alternativa, s’ka më të majtë e të djathtë, por ka lakenj politikë me flamurë e sigla partiake të rrëmbyera me procese pseudodemokratike zgjedhjesh në parti, ku nuk…

Read More

Me përfundimin e karantinës dhe rikthimin e normalitetit, krimi u rikthye me të njëjtat ritme si para pandemisë. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i vitit në Shqipëri kanë ndodhur 29 vrasje me dashje, 3 më pak në krahasim me një vit më parë. Nga muaji Maj deri në fillim të Gushtit kanë ndodhur plot 17 ekzekutime. Pjesa më e madhe e ngjarjeve kriminale janë në Durrës, në Laç, Elbasan, por edhe në Tiranë. Vrasjet më të rënda që kanë ndodhur pas lehtësimit të masave, është ekzekutimi i dyfishtë në Laç, ku u vranë, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar prindërit për mungesën e leximit, duke shtuar se bibliotekat e komunave ose nëpër familje janë të varfëra. Kreu VV-së teksa ka cituar një studim që është bërë në Kosovë se sa po lexohet, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se sipas studimit rezulton se prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Gjithashtu Kurti në postimin e tij nuk lë pa porositur, se duhet të rikthehet dija si vlerë dhe i dituri si autoritet, nëse vendi dëshiron të shkojë përpara. Postimi i plotë i Kurtit: Prindërit nuk lexojnë…

Read More

Mbahen fushata. Jepen apele. Publikohen numra falas për të denoncuar. Madje ka edhe një muaj gjatë të cilit mbahen fushata ndërgjegjësuese. Por gjithsesi dhuna në familje nuk ndalet, madje edhe atëherë kur gratë marrin urdhërmbrojtjeje, por që për shkaqe ekonomike nuk largohen nga dhunuesi. Sikurse edhe rasti i raportuar gjatë javësi, i njëjtë është edhe fati i një gruaje, e cila shkoi me duart të thyera në spital, dhe kur mjekët njoftuan me urgjencë policinë, një efektiv shkoi në shtëpinë e çiftit dhe siç ai raportoi në procesverbal e gjeti të zotin e shtëpisë duke fjetur gjumë. Përpara se ky…

Read More

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti, ka dhënë disa këshilla për qytetarët gjatë kësaj kohe pandemie. Në një postim në rrjetet sociale, Panariti jep të njëjtat sugjerime që i këshillon edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe. “National Institute of Health (Instituti Kombëtar i Shëndetit) i Britanisë sugjeron: Në rast të shfaqjes së vështirësisë në frymëmarrje nga infeksioni Covid në shtëpi, në pritje të ndihmës mjekësore e cila mund të vonojë duhet vepruar si më poshtë. Mos u alarmo dhe mos bjer në panik! Paniku vështirëson dhe përkeqëson shenjat.Mos qëndro i shtrirë në shpinë, ktheu anash.Nëse mundesh qëndro ulur…

Read More

Një sherr masiv është shënuar në një plazh të Belgjikës. Dhjetëra burra në Blankenberge janë përleshur me sende të forta, me policinë dhe rojet bregdetare. Shkak i sherrit raportohet se kanë qenë thirrjet e një roje bregdetare, i cili i ka kërkuar pushuesve të mos futen grup në ujë, për shkak të masave antiCovid. E pas kësaj, pushuesit janë përleshur ashpër me rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre, çadra plazhi e shezlongë. Ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra persona . “Pashë papritur një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra, e shezlongë fluturonin në ajër.…

Read More