Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve…
Author: tirana
Koronavirusi i mori jetën skulptorit të njohur dhe pedagogut Arben Bajo, i cili ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe sipas një apeli të bërë nga miqtë e tij dje në rrjete sociale, ai kishte nevojë urgjente për gjak A-NEGATIV, nga një person që ka kaluar koronavirusin. Por, në rrjete sociale disa akuzojnë se skulptorit të njohur nuk iu gjend gjak dhe kësisoj humbi jetën, ndërsa disa të tjerë, njëri prej tyre mik i të ndjerit, bën me dije se gjaku u gjend që dje paradite. “Unë Benin e kam mik, ime shoqe ka kolege Teutën, të…
Teksa ende nuk kanë dalë shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, burime bëjnë me dije se 8 persona janë infektuar me Covid-19 në Patos. Ata janë infektuar, pasi ishin në një dasmë në Zharrëzh. Zhvillimi i dasmeve këtë periudhë ka qenë problematike. Shpesh herë pronarët e lokaleve kanë marrë gjoba të majme, kur nuk kanë respektuar masat ndaj virusit.
Një 40-vjeçar shqiptar që jeton në Lombardi të Italisë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në pishinë. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte duke festuar me miqtë e tij në një rezidencë në Lido di Savio të Ravennas. Nuk dihet akoma shkaku i vdekjes së tij, nëse ishte natyrale apo aksidentale.
Përmbaruesit i janë drejtuar Gjykatës së Apelit administrativ me kërkesën që gjyqtarët të shfuqizojnë katër urdhëra të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj me pretendimin se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e tyre. Janë 150 përmbarues të cilët përmes Dhomës Kombëtare të Përmbarimit hedhin dyshime mbi këtë urdhër të ministres për vetting. Në padi pretendohet se ligjet e reformës në drejtësi janë të qarta, pasi në nenin 23 tregohet prerazi se cilat janë dokumentat që një përmbarues duhet të dorëzojë për përpilimin e krijimit të regjistrit unik të të dhënave për këtë…
Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka realizuar një set fotosh nudo këtë verë pandemie, njërën prej të cilave e ka postuar në “Instagram”-in e saj. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet e shumta, përveç të dashurit të saj aktual, mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili ka qëndruar indiferent. Për ata që e njohin nga afër, Françeska ka hyrë në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, ndërkohë që po provon një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist 23- vjeçar. Ndërsa drejton…
Sahar Fares, 27 vjeç, po planifikonte dasmën, por në vend të kësaj, familjarët mbajtën një ceremoni mortore, pas shpërthimit shkatërrues të Bejrutit. Të enjten, familjarët dhe i fejuari, Gilbert Karaan, organizuan një ceremoni të ngjashme me një dasmë, të cilën Sahar nuk pati fatin ta shijonte sa ishte gjallë. Një bandë për dasmat luajti muzikë, të tjerë u ranë daulleve, familjarët hodhën oriz dhe petale lulesh. Kjo ishte ceremonia që u kthye në simbol të dhimbjes së Libanit. Muzikatët luanin muzikë, ndërsa zjarrfikësit me uniformë mbanin arkivolin e bardhë, me të cilin Gilbert-i përpiqej të “vallëzonte”. “Çdo gjë që deshe…
Arbana Osmani po shijon disa ditë pushimi dhe relaksi para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë! Moderatorja shqiptare, është në javët e fundit të shtatzënisë dhe para se të bëhet nënë sërish dhe të kujdeset për të voglin e saj, po kujdeset për dy dashuritë e mëdha partnerin Eduart dhe djalin Jon. Ajo ka ndarë sot një imazh të ëmbël të të dyve, ku tregon se kanë një gjë të përbashkët, të zgjohen shpejt në mëngjes. Eduarti dhe Joni shfaqen duke ngrënë të dy mëngjes pranë njëri tjetrit, ndërsa Arbana filmon atmosferën e ngrohtë familjare.
Nga dita e hënë në Kukës mësohet se do të mbërrijnë policë të forcave Shqiponja. Në fakt kjo është një strukturë që e ka Policia e Tiranës për shkak të madhësisë dhe numrit të krimeve, por kohët e fundit këto forca janë shpërndarë në rrethe. Nga hëna pranë Drejtorisë së Policisë së Kukësit do zbarkojnë për disa muaj 25 efektivë të forcave ‘Shqiponja’ të cilët do të operojnë në të gjithë qarkun e Kukësit. Objektiv i tyre do të jetë lufta ndaj narkotikëve dhe krime të tjera më të rënda. Një ndërhyrje e tillë në policinë e qarkut po shihet…
Ndarja nga jeta e skulptorit dhe pedagogut Arben Bajo si pasojë e infektimit nga COVID-19, ka shkaktuar mjaft hidhërim për miqtë dhe familjarët e tij. Motra e skulptorit Iris Bajo, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku shkruan se dhimbja ia la shpirtin bosh. Ndër të tjera Iris shkruan se në këto momente të vështira ajo nuk ka mundur të qëndroj pranë vëllait të saj. “Ben!!! Me le pa vellain e vetem, me le pa shokun e ngushte, me boshatise shpirtin! Nuk te ndenja dot afer ne fund, sic me ndenje ti mua ne halle. Nuk do jesh…
Gjin Boriçi (Ndoji) u ekzekutua sot me plumb në kokë në Shkjezë të Vaut të Dejës. Ndoji u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugë pranë makinës së tij të marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit, të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi 27-vjeçari është një person me precedentë penal të mëparshëm. I riu jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë. Mësohet se ai ishte mik i reperit të njohur…
Shpesh kur marrim një informacion në WhatsApp, rreziku i lajmeve të pavërteta qëndron pas tij. Informacione që qakullohen në grupe apo në chat privat e bëjnë të pamundur verifikimin e tyre në burimin origjinal. Tashmë ky nuk do të jetë më një problem. Shërbimi i mesazheve ka vendosur një funksion të ri që lejon kontrollin direkt në ëeb nëse mesazhi që ju vjen është i vërtetë apo jo. Ky shërbim ka hyrë tashmë edhe në Itali dhe shoqërohet me një lupë zmadhuese përmes së cilës përmbajtja e mesazhit kopjohet në internet ku mund të jetë më pas e mundur të…