Një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte treguar simptoma të tjera. Ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3C. Por një skanim në mushkëri tregoi indikacionet se po luftonte me një sëmundje. Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për coronavirus. Temperatura më vonë iu rrit në 38.4 gradë celcius. “Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar”, njoftoi spitali i Chiccagos. “Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të…
Author: tirana
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook thotë se në Shqipëri klima për bizneset është mbytëse cka i ka detyruar të investojnë jashtë vendit. Sipas saj, bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro, shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut. STATUSI I PLOTË Bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që…
Me fjalë të ndjera, Kryeministri Rama ka ngushëlluar familjen e skulptorit të njohur, Arben Bajo për ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19. “Çfarë trishtimi! Ben Bajo nuk do t’i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcënimin e përsëritjes së kasaphanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz. Beni ishte ende shumë i ri dhe…
Tayna është një prej emrave më të suksesshëm aktualisht në tregun e muzikës shqiptare, ndërsa ajo nuk ka ndalur koncertet as në kohë pandemie. Këngëtarja gjatë ditës së djeshme ka performuar për fansat, të cilët po pushojnë në bregdetin tonë. Në videot që janë publikuar në rrjete sociale, shihet një numër i madh i qytetarëve që ishin mbledhur për ta dëgjuar atë, pavarësisht pandemisë dhe ndalimit të të gjitha tubimeve publike në vendin tonë.
Shtetasi me inicialet B.B., po vadit bimë narkotike të kultivuara në parcelat e fshatit, shkruan TCH, krahas videos së filmuar nga një person i cili ka kaluar rastësisht në këtë zonë dhe ka diktuar kanabisin. Ajo që mund të thuhet është se si i ka shpëtuar Policisë kjo zonë e mbjellë me hashash, kur blutë janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë madje edhe me një plan konkret masash në aksionet antikanabis. KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON
14-vjeçarja nga Vlora, e cila kishte tre ditë e larguar nga banesa e saj, është gjetur pasditen e sotme në Fushë Krujë. Ndërkohë punonjësit e Policisë së Vlorës janë duke e pritur në banesën e saj në Vlorë për ta marrë në pyetje. Denoncimin për zhdukjen e 14-vjeçares, Ergita Lico e ka bërë babai i saj, Miklovan Lico, ditën e sotme. E mitura u shpall e humbur pasi që prej së enjtes rreth mesnatës, familjarët humbën lidhjet me të. Atë mbrëmje vajzës i ishte kërkuar të kthehej në shtëpi, por i ati rrëfeu se ajo nuk erdhi kurrë. Për herë…
Një person është ndaluar sot nga policia, si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një hoteli. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është ndaluar një 34 vjeçar me inicialet M.T., ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. atentat sulm hotel tushemisht Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt që këta persona kanë pas me pronarin e hotelit dhe djalin e tij. Në bashkëpunim midis tyre, në fillim të muajit gusht, ata kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin…
Të rinjtë e infektuar nga koronavirusi, rrezikojnë më shumë që të humbin shijen dhe nuhatjen, në raport me të moshuarit. Kjo cilësohet si një kambanë tjetër alarmi, pasi një problem i tillë mund të shfaqet në vend të simptomave të zakonshme si kolla dhe temperatura. Është kjo ajo që konfirmon një studim italian i Fatebenefratelli-Sacco në Milano, Itali, i publikuar në revistën shkencore, “Clinical Infectious Diseases”, gjë që është zbuluar edhe nga një studim irlandez. Studiuesit e St. James’s Hospital në Dublin, kanë ekzaminuar 46 pacientë të infektuar, të cilëve iu kërkua që të vlerësonin ndryshimin e nuhatjes dhe shihet.…
Çrregullimet e personalitetit janë një grup i kushteve të shëndetit mendor që karakterizohen nga modele të pashëndetshme dhe të rrezikshme të të menduarit, të sjelljes dhe të emocioneve. Këto përvoja dhe sjellje të brendshme shpesh ndryshojnë në varësi të kulturës dhe individit. Njerëzit me çrregullime të personalitetit zakonisht e kanë të vështirë të shoqërohen me të tjerët dhe të përballen me problemet e përditshmërisë me mënyrë të zakonshme, si njerëzit e tjerë. Ata kanë një prirje për ta konceptuar botën ndryshe. Si rezultat, e kanë të vështirë të marrin pjesë në aktivitete sociale, edukative dhe familjare. Gjithashtu priren të fajësojnë…
Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Gjin Ndoji, i cili u gjet pa jetë me një plumb në kokë, mëngjesin e sotëm në një fshat të Vaut të Dejës. Mësohet se viktima ishte person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe trafiqeve të paligjshme,raporton BW.Policia thotë se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa trupi i 27-vjeçarit është gjetur tre metra jashtë mjetit “BMW” që e kishte marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit policia gjeti edhe një mjet të djegur, duke dyshuar se mund të jetë…
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Gusht 2020 “Le Phare de la Loire” ka botuar, të martën e 9 tetorit 1934, në ballinë, një shkrim mbi thashethemet e martesës së Mustafa Qemal Ataturkut me Ruhijen, motrën e mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Fejesë princërore ? Qarkullojnë thashetheme (zëra) nëpër Stamboll, për martesën e Mustafa Qemal Ataturkut, njeriut që riorganizoj Turqinë moderne, me motrën e mbretit Zog të Shqipërisë. Në të majtë, diktatori Mustafa Qemali ; në të djathtë, princesha. Darsiani.com
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku një 13-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital. Nuk dihen ende arsyeja që i mituri ka ndërruar jetë. Mësohet se 13 vjeçari ka qënë me një grup shokësh tek plazhi ‘Shpella’ në Lukovë , nga ku është dërguar i pajetë në spital. Gjithashtu bëhet me dije se në trupin e 13 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ka nisur hetimet.