Një ngjarje e rendë është regjistruar në fshatin Shkjezë të bashkisë Vau i Dejës. Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë me plagë në pjesën e kokës. Sipas burimeve viktima është Gjin Ndoji i moshës 27 vjeç, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Vau i Dejës, Shkodër/ Informacion paraprak Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se…
Author: tirana
Presidenti Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë programin tashmë të skaduar të përfitimeve për papunësinë, pas dështimit të negociatave me Kongresin. Në klubin e tij privat të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe tre memorandume që synojnë të ndihmojnë miliona amerikanë të cilët kanë humbur punën për shkak të pandemisë. Urdhri i ri ekzekutiv parashikon pagesa deri në 400 dollarë në javë, nga 600 që ishte më parë. Kongresi lejoi që programi i pagesave prej 600 dollarësh në…
COVID-19 u tregua më i fortë se skulptori Arben Bajo, duke i marrë jetën. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një nga miqtë e tij, Arbër Kadia. “Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi COVID-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia. Skulptori ishte në gjendje të rëndë për jetën.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një lajm të mirë. Rama bën të ditur se së shpejti, në zonën e rilindur historike të Vlorës do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, i cili do të jetë një atraksion turistik i veçantë. Një muze bashkëkohor, me dëshmi, zëra e imazhe që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive me të cilët duhet të përballeshin. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur”,…
Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët në lagjen Apolonia në Fier. Ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, gjë që shkaktoi panik tek banorët e zonës. Drejtuesi i makinës, e cila ishte benzinë gaz, sapo kishte zbritur kur shpërtheu në flakë. Zjarri ishte aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme tek tre makina të parkuara rresht njëra pas tjetrës. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa po punohet për të zbardhur detajet.
ISHP konfirmoi 19 raste me koronavirus në raportimin e ditës së sotme për Elbasanin duke shënuar kështu shifrën më të lartë brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë, e infektuar është edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit duke bërë kështu që të mbyllet kjo drejtori. Elbasani numëron aktualisht 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë.
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtari dhe dialektologu i shquar. Gjithë jetën e tij Gjinari ia dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe. Jorgji Gjinari lindi në Berat në vitin 1931, ku edhe kreu shkollimin fillor e më pas shkollën e mesme pedagogjike. Më 1951 filloi studimet e larta në Institutin Pedagogjik 4-vjeçar, që u çel atë vit në Tiranë. U diplomua në degën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë në atë institut më 1955. Po atë vit u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, të themeluar rishtas…
Në anijen “Vlora”, në mesin e 20 mijë shqiptarëve ishte dhe Kledi Kadiu. 29 vite më parë, ai si të gjithë të tjerët u larguan nga Shqipëria për një jetë më të mirë, drejt Italisë fqinje. Sot ai është një nga balerinët më të famshëm në Itali, e megjithatë nuk i ka harruar rrënjët prej nga ka ardhur. Sot, kur bëhen plot 29 vite nga eksodi, Kledi ka rikujtuar copëza nga ai udhëtim drejt vendit të shpresës, por edhe mesazhin që sot i jep vajzës së tij të vogël. “Kanë kaluar 29 vjet! Për një moment kisha menduar të kthehesha,…
Nga Robin Marantz Henig Në javët e para të pandemisë së koronavirusit, unë nuk duroja dot të lexoja për gabimet tona të hershme kolektive. Jo vetëm sepse qortimi i nënkuptuar ndihej i kotë – ç’qëllim kishte të dinim se realiteti i zymtë që po jetonim mund të ishte shmangur? – Por sepse, në rastin tim, kjo ndihej thellësisht personale. Çdo artikull që lexoja për injorimin e shenjave paralajmëruese të një virusi të ri shkatërrues, më kujtonte se dekada më parë, shkencëtarët ishin shqetësuar për atë gjë, dhe disa gazetarë të shkencës kishin shkruajtur për alarmin e shkencëtarëve. Unë isha një…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga mbrëmja në Sarandë. “Shqipëria bukur, Saranda”, shkruan kryeministri Edi Rama duke promovuar qytetin bregdetar. Saranda është një nga vendet ku tursitët vendas dhe të huaj preferojnë të kalojnë pushimet. Sot kryeministri publikoi edhe një video nga Ksamili duke ftuar turistët të pushojnë në atë vend mbresëlënës.
Nga Enver Robelli Edhe tri javë do të duhej të fillonte viti shkollor edhe për mijëra fëmijë të Kosovës. Por deri më tani ka vetëm paralajmërime se viti shkollor “mund të vazhdojë online”. Kështu ka thënë ministri i Arsimit para një muaji. Ai po ashtu ka treguar se janë ndarë 1 milion euro për blerjen e teknologjisë informative, domethënë për blerjen e pajisjeve për mësim online. Që mësimi online nuk është zgjidhje afatgjatë, e tregojnë studimet e instituteve serioze. Mbyllja e shkollave është një ndërhyrje masive në jetën e familjeve dhe në shanset e fëmijëve dhe të rinjve për një…
Ditën e sotme është raportuar se marina turke ka njoftuar kryerjen e një stërvitjeje me armatim në zonën mes Qipros dhe ishullit grek Rodos duke sfiduar drejtpërdrejtë shtetin grek pas marrëveshjes së firmosur nga kjo e fundit me Egjiptin, sa i përket përcaktimit të kufirit detar në Mesdhe. Por kjo marrëveshje nuk është pranuar nga Turqia, ku Ministria e Jashtme turke ka deklaruar se një gjë e tillë nuk ekziston, për shkak se nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë. Ndërsa më parë Turqia kishte nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke futur zonat e interesave të…