Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i njohur me shkurtesën KFOR, thotë se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodovc. “Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë Vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës kufitare administrative”, thuhet në një…
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek kthesa e Kamzës ku një i ri 27-vjeçar ka përplasur 52-vjeçarin e identifikuar me inicialet Xh.K, i cili po udhëtonte me biçikletë. I lënduari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, i identifikuar si F.Gj., qëndroi në vendngjarje. Policia po heton për zbardhjen e plotë të motivit që shkaktoi aksidentin.
Ministria e Shëndestësisë ka konfirmuar ditën e sotme 7 raste të reja në qytetin e Fierit. Personat që kanë rezultuar pozitiv, pak ditë më parë kishin shkuar në një ceremoni mortore, ku dyshohet se dhe janë infektuar me koronavirus. Dy ditë më parë rezultuan pozitivë 4 persona, të cilët gjithashtu kishin qenë tek ceremonia mortore. Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë për shkak të pandemisë ka ndaluar dasmat, grumbullimet në ceremonitë mortore apo çdo aktivitet tjetër me shumë persona. Deri më tani në vendin tonë 193 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka…
Nga Mentor Kikia Pa u menduar shumë, do të thoja se do ti përzë të gjithë të korruptuarit dhe të këqijtë nga zyrat e shtetit. Por kjo nuk është e mundur të bëhet ashtu, si me magji. Megjithatë, ajo që do të bëja me siguri, është që nuk do të vidhja vetë asnjë kacidhe, dhe pastaj do ti “bija” duarve pa frikë dhe me forcë, gjithkujt që do ti zgjaste ato në mall të shtetit. Por ajo të cilës do tia kushtoja energjitë më të mëdha do të ishte sistemi arsimor. Ajo që do të bëja në mënyrën më serioze,…
Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka dhënë lajmin e hidhur për personin e dashur në familje që ka ndërruar jetë. Ai ka publikuar fotografinë e nënës së ndjerë, shkruan fjalët prekëse duke kujtuar gjithçka i ka thënë para se të largohej nga jeta.
Erla Mëhilli nuk është nga ato personazhe që e shohim shpesh në ekrane. Zëdhënesja e ish-kreut të PD-së, Sali Berisha në daljen e fundit publike në “Pushime on Top” ka zbuluar detaje interesante nga bashkëjetesa me ish deputetin, Keltis Kruja. “Ne funksionojmë dhe jemi bashkë sepse nuk jemi romantik as njëri, as tjetri”, ka thënë Erla në një intervistë për Ori Nebijan. Ndërsa e pyetur se cili nga të dy bën më shumë dhurata, Erla u shpreh se, “Keltit edhe kur i duhet diçka nuk shkon në dyqan ta blejë, ia zgjedh unë, ndërsa unë e kam me qejf t’i…
Qendrat turistike të vendit nga veriu në jug po zhvillohen dhe po sistemohen përmes shumë investimeve. Kryeministri Edi Rama thotë se kantiere të tjera ndërtimi që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, po shtrihen në gjithë vendin nga Vermoshi në Borsh. “Kantiere të tjera nga maja e Veriut, në Vermosh, ku po sistemohet qendra turistike e po ngrihen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit struktura mikpritjeje për turistët e Shqipërisë malore, lart në Bajram Curri, ku po ndërtohet unaza e qytetit, e më tej nëpër zona të tjera fshatrash nëpër hartën e vendit, që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, deri poshtë në…
Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri, ndërsa shijon pushimet nuk nguron që të përmendë edhe ish-kolegët e tij politikanë. Ndërsa publikuar një video në Facebook, ku shihet duke luajtur bilardino (kalçeto dore) me miqtë e tij, ka shënuar një gol. Nuk kanë munguar komentet e shumta, ku një prej tyre është edhe ai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. “Me blutë apo me të kuqtë je ti vëlla?”, e pyet Gjika. “Ata drunjtë janë të gjithë njësoj, duart ndryshojnë”, ia kthen ish-ministri, duke dashur të nënkuptojë diçka.
Arben Bajo, skulptori i njohur që po lufton me Covid-19 në spital është miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Bajo është autori i të gjitha skulpturave që mban kryeministri Rama dhe të dy njihen si ‘miq për kokë’. Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Arben Bajo është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, punim të cilin e ka bërë bashkë me djalin e…
Ish-kryetarja e Parlamentit, njëherësh dhe ish-nënkryetare e PD-së Jozefina Topalli me anë të një postimi ka treguar se i mungon shumë politika. Në foton bashkë me homologen italiane Laura Boldrini, Topalli shprehet se vitet kalojnë shpejt. “3 vite me parë! Sa shpejt kalojnë vitet! Me Kryetaren e Parlamentit Italian!”, shkruan Topalli në rrjetin social. Nuk dihet nëse ky është një sinjal nga Topalli që do të rikthehet sërish në politikë, në një kohë që PD ka nisur punën për përzgjedhjen e kandidatëve. Gjithsesi, për shkak të funksioneve që ka pasur, Topalli nuk do ketë nevojë të kalojë filtrin e komisionit të verifikimit të figurave…
Testimet për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit të detyruar 9-vjeçar, si dhe gjimnaze, do të vijojnë edhe përgjatë javës së ardhshme. Të hënën nisin testimet për të gjithë mësuesit e profilit të Biologjisë, të cilët do të garojnë për të siguruar një nga kontratat e lira të punës të raportuara nga institucionet publike të arsimit parauniversitar në vend. Sipas listës së shpallur tashmë nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, në garë për këto vende vakante janë 382 kandidatë nga të gjitha rrethet. Testimet për këtë lëndë do të zhvillohen në datat 10, 11 dhe 12 gusht,…
Haki Shera, babai i dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen se ekzekutuan me breshëri kallashnikovi taksistin 71-vjeçar, me të cilin nëna e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore ka folur pak ditë pas ngjarjes. Në një intervistë për News24 nga Gjykata e Tiranës, burri tashmë në pension rrëfen se ka punuar në ndërtim bashkë me djemtë për të siguruar bukën e gojës, por ata asnjëherë nuk i shprehën shqetësim për çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Edhe pse pranon se njëri nga djemtë, Saimiri ishte shumë i shqetësuar kohët e fundit, dhe se sipas tij, zgjodhi të…